TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rama reagon pas ndaljes për herë të tretë të punimeve në sheshin “Xhorxh Bush”

by teve1
2 vjet ago
2
A A
Rama reagon pas ndaljes për herë të tretë të punimeve në sheshin “Xhorxh Bush”

Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama ka reaguar pas ndërprerjes për herë të tretë të punimeve në sheshin “Xhorxh Bush” në Prishtinë.

Rama nëpërmjet një video në Facebook ka thënë se punimet janë ndalur për shkak se sipas Inspektoratit të Trashëgimisë Kulturore gjysma e rrugës është trashëgimi kulturore, ndërsa gjysma tjetër jo.

Ai ka shtuar se ndalimi i punimeve po bëhet për arsye puro politike sepse sipas tij nuk kanë asnjë bazë ligjore dhe nuk kanë asnjë dokument ligjor për ta ndërprerë këtë punë.

Kryetari i Prishtinës ka paralajmëruar se punimet do të vazhdojnë dhe se do të dërgojnë kallëzime penale për të gjithë ata që siç ka thënë ai ’e pengojnë zhvillimin e kryeqytetit’.

“Me presion nga ministri i Punëve të Brendshme, me presion nga ministri i Kulturës i detyrojnë dhe i shfrytëzojnë këtu Policinë që të na i ndërprejnë punimet. Punime të cilat thonë që gjysma e rrugës qenka e mbrojtur, ndërsa gjysma tjetër e rrugës nuk qenka e mbrojtur edhe ne mundemi tash me vazhdu vetëm në këtë anë. Pra, kjo qeveri në ikje i shfrytëzon të gjitha instancat në mënyrë joligjore sepse nuk kanë asnjë bazë ligjore, nuk kanë asnjë dokument ligjor për ta ndërprerë këtë punë dhe ja që e ndërpresin dhe nuk iu intereson që humbin kohë për qytetarët. Pra, për aspekte puro politike  na e pengojnë zbatimin e punimeve këtu në sheshin Xhorxh Bush. Ne do të vazhdojmë me punë dhe natyrisht që do të dërgojmë edhe kallëzime penale për të gjithë ata që na e pengojnë zhvillimin e kryeqytetit”, ka thënë Rama.

Ndryshe, Komuna e Prishtinës të hënën ka rinisur punimet në këtë shesh pas ndërprerjes dy herë nga Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore.

Në nisjen e këtyre punimeve prezent ishte edhe vetë kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e po ashtu edhe zyrtarë të Policisë së Kosovës./teve1.info/

Ndërpriten sërish punimet në një pjesë të sheshit “Xhorxh Bush”

 

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kryesia e Kuvendit mban mbledhje

Kryesia e Kuvendit mban mbledhje

Çka po premtohet e çfarë po kërkojnë shoqatat e dala nga lufta?

Dita e emërtimit të UÇK-së

Prokuroria: Thaçi ishte i aftë të maskonte atë që po ndodhte në realitet

Sot shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për “pengim të drejtësisë”

Mot me diell

Sot më shumë diell

Kryesia e Kuvendit mban mbledhje

Kryesia e Kuvendit mban mbledhje

Çka po premtohet e çfarë po kërkojnë shoqatat e dala nga lufta?

Dita e emërtimit të UÇK-së

​Irlandë – Kosovë, 90 minuta për fatin e dardanëve në Ligën e Kombeve

​Irlandë – Kosovë, 90 minuta për fatin e dardanëve në Ligën e Kombeve

Prokuroria: Thaçi ishte i aftë të maskonte atë që po ndodhte në realitet

Sot shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për “pengim të drejtësisë”

Mot me diell

Sot më shumë diell

Gara për kreun e LDK-së, Rugova paralajmëron kandidatura të tjera serioze

Gara për kreun e LDK-së, Rugova paralajmëron kandidatura të tjera serioze

Thirrje për protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike

KEDS njofton për ndërprerje të rrymës të martën, këto janë zonat që preken

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën