TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Partia Liberale fiton zgjedhjet në Kanada

by teve1
8 muaj ago
1
A A
Partia Liberale fiton zgjedhjet në Kanada

Partia Liberale ka dal fituese në zgjedhjet federale në Kanada pas votimit të së hënës, ku udhëheqësi i kësaj partie dhe kryeministri aktual, Mark Carney, do të mbetet në detyrë duke formuar një qeveri të re me një kabinet të ri.

Ende është e paqartë nëse liberalët do të kenë shumicën në Parlament apo nëse do t’u duhet të kërkojnë aleanca me parti të tjera, raporton AP.

Një parti ka nevojë për 172 vende në Parlament, nga 343 që janë në total,  për të krijuar shumicën.

Kryeministri zgjidhet nga parlamenti dhe jo drejtpërdrejt nga votuesit.

Historikisht, partia që mbledh shumicën në Dhomën e Komunave — qoftë e vetme ose me mbështetjen e një partie tjetër — formon një qeveri. Kjo pritet të ndodhë në ditët në vijim.

Sfida kryesore me të cilën pritet të përballet në politikën e jashtme është marëdhënia e tensionuar me SHBA-të, pasi presidenti, Donald Trump e ka kërcënuar Kanadanë me tarifa të larta dhe ka kërkuar që Kanadaja të bëhet shteti i 51-të.

Në një fjalim fitoreje para mbështetësve në Ottawa, Carney theksoi rëndësinë e unitetit kanadez përballë kërcënimeve të Uashingtonit. Ai tha gjithashtu se sistemi i dobishëm reciprokisht që Kanadaja dhe SHBA-të kishin ndarë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore kishte mbaruar.

“E kemi kaluar tronditjen e tradhtisë amerikane, por nuk duhet t’i harrojmë kurrë mësimet”, tha ai.

Udhëheqësi aktual liberal është Carney, i cili u betua më 14 mars si kryeministër pasi Justin Trudeau dha dorëheqjen. Tani, ai fitoi një mandat të plotë si kreu i qeverisë.

Carney, një ekonomist 60-vjeçar i arsimuar në SHBA dhe Angli, nuk kishte përvojë në politikë derisa pasoi Trudeau-n si kryeministër në mars.

Tani, pasi votuesit u dhanë fitoren liberalëve, Carney do të udhëheqë Kanadanë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Trump për New York Times: Nuk kam nevojë për ligjin ndërkombëtar

Trump për New York Times: Nuk kam nevojë për ligjin ndërkombëtar

Uashingtoni paralajmëron Evropën për Grenlandën: “Do të na duhet të bëjmë diçka”

Uashingtoni paralajmëron Evropën për Grenlandën: “Do të na duhet të bëjmë diçka”

SHBA-ja mbështet protestuesit iranianë, ndërsa Trump lëshon paralajmërim për Teheranin

SHBA-ja mbështet protestuesit iranianë, ndërsa Trump lëshon paralajmërim për Teheranin

Arsenal e Liverpool ndajnë pikët, luajnë pa gola në Emirates

Rrecaj: Osmani të tërhiqet, kandidati për president nga një marrëveshje politike

Rrecaj: Osmani të tërhiqet, kandidati për president nga një marrëveshje politike

Shkodra: I panevojshëm diskutimi për zgjedhje të reja, opozita po përsërit gabimet e 2025-tës

Shkodra: I panevojshëm diskutimi për zgjedhje të reja, opozita po përsërit gabimet e 2025-tës

SHBA-ja mbështet protestuesit iranianë, ndërsa Trump lëshon paralajmërim për Teheranin

SHBA-ja mbështet protestuesit iranianë, ndërsa Trump lëshon paralajmërim për Teheranin

LVV thyen rekordin edhe sa i përket përqindjes së votave

The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile

Goli i Leaos në shtesë, e shpëton Milanin nga humbja

Goli i Leaos në shtesë, e shpëton Milanin nga humbja

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën