TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Si u organizuan gjilanasit për kërkimin e vogëlushit Alp Krasniqi?

Të dielën, gjilanasit u mobilizuan për të kërkuar një fëmijë 8 vjeçar që kishte humbur. Ai u gjetë pas një kërkimi të gjatë, në gjendje të mirë shëndetësore.

by Florijeta Dernjani
6 muaj ago
0 0
A A

Ky njoftim i familjes Krasniqi, për humbjen e djalit të tyre, Alpi, do të çonte në këmbë Gjilanin dhe jo vetëm.

8 vjeçari, që është edhe me autizëm, i humbi kontaktet me familjen e tij, rreth orës 3 të pasdites së të dielës.

Postimi i familjes që kërkonte ndihmë për gjetjen e tij, u shpërnda shumë herë në rrjetin social facebook.

Por, solli edhe reagim të  madh të qytetarëve.

“Për rreth 25 minuta, jemi grumbullu mbi 50 persona. Paraprakisht e kam thirr familjen, i kam marrë disa informacione në lidhje me djaloshin”, tha Arlind Vokshi – iniciator për kërkimin e 8-vjeçarit.

Me t’u grumbulluar, ata kishin nisur me kërkime në disa lokacione.

“Kemi fillu jemi nda në grupe, fillimisht kemi kërkuar nëpër qendra tregtare, në qendër të qytetit, në shesh. Fillimisht aty ku ka pas supozime që e ka frekuentu njërën prej qendrave tregtare në Gjilan, por kjo doli të jetë e gabuar”, thotë Vokshi.

Gjatë kërkimit disa orësh, ata kishin marrë edhe udhëzime se si duhej të silleshin me Alpin në rast se e gjenin.

“Më kanë telefonu psikologë e logopedë që na kanë tregu se si të sillemi me Alpinin, për shkak se ai është me autizëm dhe se si duhet ta trajtojmë një person me autizëm, për shkak se ka mundur të ketë shqetësime”, tregon ai.

Krahas qytetarëve, në kërkim të 8 vjeçarit kishin dalë edhe institucionet e vendit, Policia e FSK-ja, si dhe ekipet e Kërkim Shpëtimit.

“Kërkim shpëtimi e ka gjetë Alpin, në një shtëpi të pabanuar të xhaxhait të tij”, thotë Vokshi.

Familja njoftoi se ai ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Live/Pjesëmarrja e qytetësve në votim në raundin

Live/Pjesëmarrja e qytetësve në votim në raundin

Në sa ora nisin punën Policia e Kosovës në ditën e zgjedhjeve?

Në sa ora nisin punën Policia e Kosovës në ditën e zgjedhjeve?

Voton Kurti: Ditë e mirë për demokracinë dhe vullnetin e lirë

Voton Kurti: Ditë e mirë për demokracinë dhe vullnetin e lirë

KQZ: Votimi ka nisur me kohë

Në njërën prej qendrave të votimit në Pejë mungon punëtori teknik dhe tavolina ndihmëse

Në njërën prej qendrave të votimit në Pejë mungon punëtori teknik dhe tavolina ndihmëse

KQZ: Votimi ka nisur me kohë

KQZ: Votimi ka nisur me kohë

Nis votimi në Mitrovicë të Jugut

Nis votimi në Mitrovicë të Jugut

Hapen qendrat e votimit në Mitrovicë të Jugut

Hapen qendrat e votimit në Mitrovicë të Jugut

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën