TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kriza humanitare në Gaza – “Kam frikë se do vdesim nga uria”

by Jetmira Lushi
1 vit ago
1
A A
Kriza humanitare në Gaza – “Kam frikë se do vdesim nga uria”

Për gati 60 ditë, asnjë ushqim, karburant apo ilaç nuk ka hyrë në Rripin e Gazës, të bllokuar nga Izraeli.

Kjo në një kohë kur grupeve të ndihmës në enklavë  po u mbarojnë ushqimet të cilat i kanë për t’i shpërndarë.

Tregjet pothuajse janë zbrazur e familjet palestineze po luftojnë për të ushqyer fëmijët e tyre.

“Kam frikë se do të vdesim nga uria. Harruam mishin, harruam pulën, harruam gjithçka. Dhe kam frikë se mos u ndodh diçka fëmijëve të djalit tim nga mungesa e ushqimit”, Sumaya al-Najjar – banore.

Rreth 2.3 milionë palestinezë në Gaza tani jetojnë kryesisht me perime të konservuara, oriz, makarona dhe thjerrëza.

Ato pak perime apo artikuj të tjerë që gjenden në treg janë shtrenjtuar, duke e bërë situatën të papërballueshme për shumicën.

“Nuk gjej gjë për të blerë, edhe kur i gjej janë shumë shtrenjtë. Jemi nëntë anëtarë në familje, si mund t’i ushqej të gjithë?”, tha banori tjetër, Khalil Abu Ghraeieb.

Izraeli vendosi bllokadën për ndihmat humanitare në enklavë më 2 mars dhe më pas prishi një armëpushim dy mujor duke rifilluar operacionet ushtarake më 18 mars.

Grupet e të drejtave të njeriut e quajnë bllokadën një “taktikë urie” që rrezikon të gjithë popullsinë dhe një krim të mundshëm lufte.

Trupat izraelite kanë shkatërruar shumicën dërrmuese të tokave bujqësore dhe serave të territorit ose i kanë mbyllur ato brenda zonave ushtarake ku kushdo që afrohet rrezikon të qëllohet.

Izraeli ka rrafshuar pjesën më të madhe të Gazës me fushatën e tij ajrore dhe tokësore, duke u zotuar të shkatërrojë Hamasin pas sulmit të tij më 7 tetor 2023 në Izraelin jugor.

Mbi 51,000 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, janë vrarë në Gaza që nga fillimi i luftës,  sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Gazës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

SHBA-të kërkojnë lirimin e rezervave të naftës nga Franca dhe Gjermania, kërcënojnë me ndalim eksporti

SHBA-të kërkojnë lirimin e rezervave të naftës nga Franca dhe Gjermania, kërcënojnë me ndalim eksporti

Dështon ekzekutimi në Tenesi të SHBA-së, e dënuara mbijeton pas dy dozave vdekjeprurëse

Dështon ekzekutimi në Tenesi të SHBA-së, e dënuara mbijeton pas dy dozave vdekjeprurëse

Ukraina intensifikon sulmet ndaj rafinerive ruse, pavarësisht presionit të Trumpit

Ukraina intensifikon sulmet ndaj rafinerive ruse, pavarësisht presionit të Trumpit

105 trupa palestinezësh nxirren nga rrënojat e një blloku banimi në Gaza

105 trupa palestinezësh nxirren nga rrënojat e një blloku banimi në Gaza

Syla: Gjykata Speciale është turpi i drejtësisë ndërkombëtare

Syla: Gjykata Speciale është turpi i drejtësisë ndërkombëtare

Ambasadori Meidani studentëve të Universitetit “Nënë Tereza”: Një e drejtë ka vlerë vetëm kur mund të ushtrohet e plotë

Ambasadori Meidani studentëve të Universitetit “Nënë Tereza”: Një e drejtë ka vlerë vetëm kur mund të ushtrohet e plotë

Haxhiu: Studentët e UP-së kanë qenë pjesë e betejave më të rëndësishme për dije, dinjitet dhe liri

Haxhiu: Studentët e UP-së kanë qenë pjesë e betejave më të rëndësishme për dije, dinjitet dhe liri

​Takimi i Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit, Konjufca: Integrimi evropian të bëhet në bazë të meritave

​Takimi i Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit, Konjufca: Integrimi evropian të bëhet në bazë të meritave

Nis protesta “Jo në emrin tim” në Prishtinë, mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

Nis protesta “Jo në emrin tim” në Prishtinë, mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

Hyn në fuqi Marrëveshja e Tregtisë së Lirë, niset pakoja e parë nga Kosova drejt EFTA-s

Hyn në fuqi Marrëveshja e Tregtisë së Lirë, niset pakoja e parë nga Kosova drejt EFTA-s

SPECIALE – LIVE NGA PROTESTA NË PRISHTINË, KUNDËRSHTOHET VENDIMI I SPECIALES

SPECIALE – LIVE NGA PROTESTA NË PRISHTINË, KUNDËRSHTOHET VENDIMI I SPECIALES

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën