TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rutte pas takimeve në ShBA: NATO më e fortë, më e drejtë dhe më vdekjeprurëse

by TËVË 1
1 vit ago
0
A A
Rutte pas takimeve në ShBA: NATO më e fortë, më e drejtë dhe më vdekjeprurëse

Shefi i NATO-s kërkon rritje të ndjeshme të shpenzimeve për mbrojtje nga vendet evropiane dhe Kanadaja – “Topi është në fushën e Rusisë”

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka dhënë sinjale të forta pas një serie takimesh të nivelit të lartë në Uashington me Presidentin Donald Trump dhe zyrtarë amerikanë, ku në fokus ishin siguria euroatlantike, Ukraina dhe përgatitjet për Samitin e NATO-s që do të mbahet në Hagë.

“Po shohim një NATO që po shpenzon shumë më tepër për mbrojtje, veçanërisht nga ana evropiane dhe kanadeze. Kjo është e nevojshme për të qëndruar të sigurt,” u shpreh Rutte, duke shtuar se me përpjekjet aktuale nuk do të jenë më miliarda, por triliona të investuara në vitet që vijnë.

Ai theksoi se synimi i përbashkët duhet të jetë tejkalimi i objektivit prej 2% të PBB-së për mbrojtje.

“Duhet të jetë dukshëm më i lartë se 2%. Kam thënë edhe më parë – në veri të 3%, dhe kjo nuk është një dëshirë, por bazuar në planifikim të kujdesshëm,” tha ai.

ShBA mbetet e përkushtuar ndaj NATO-s

Rutte përgënjeshtroi zërat për tërheqje amerikane nga procesi i paqes në Ukrainë, duke theksuar rolin aktiv të SHBA nën udhëheqjen e Trump.

“Nuk po shoh një situatë ku SHBA largohet. Përkundrazi, kjo mund të çojë në një fund pozitiv,” tha ai.

Ai përforcoi se Uashingtoni mbetet plotësisht i angazhuar ndaj nenit 5 të NATO-s dhe sigurisë së Evropës, ndërsa vendet evropiane duhet të marrin më shumë përgjegjësi për të lejuar SHBA të përqendrohet më shumë në rajonin Indo-Paqësor.

Ukraina dhe Krimea, çështje të hapura

Në lidhje me bisedimet e mundshme për paqen midis Ukrainës dhe Rusisë, Rutte refuzoi të komentojë për detajet apo për çështjen e Krimesë.

“Nuk më ndihmon nëse komentoj për çdo aspekt të negociatave,” tha ai, por shtoi se Ukraina po luan rol aktiv dhe “topi është në fushën ruse”.

Tags: Mark RutteNATOTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Dy të lënduar në aksidentin mes një veture dhe kamioni në rrugën Viti-Kllokot

Një i lënduar në aksidentin mes veturës dhe motoçikletës në Prishtinë

Gjenden 27 fustane dhe 2 vello të padeklaruara në autobusin e linjë Turqi–Prishtinë

Gjenden 27 fustane dhe 2 vello të padeklaruara në autobusin e linjë Turqi–Prishtinë

Sulmi ajror izraelit vret të paktën 6 persona dhe plagos 7 të tjerë në jug të Libanit

Sulmi ajror izraelit vret të paktën 6 persona dhe plagos 7 të tjerë në jug të Libanit

Kamioni i një kompanie në Vushtrri dëmtohet nga mjeti shpërthyes

Më 11 janar fillon fushata e partive politike

Qeveria miraton kërkesën e KQZ-së për ndarjen e buxhetit për zgjedhjet e 7 qershorit

Kosova për herë të parë me garues në IBSA Judo Grand Prix

Kosova për herë të parë me garues në IBSA Judo Grand Prix

Shemben muret e shkollës “Ismail Qemali” në Mitrovicë, ndërpritet mësimi

Sindikata e minatorëve: Barra e keqmenaxhimit po u ngarkohet punëtorëve

Sulmi ajror izraelit vret të paktën 6 persona dhe plagos 7 të tjerë në jug të Libanit

Sulmi ajror izraelit vret të paktën 6 persona dhe plagos 7 të tjerë në jug të Libanit

Dyshime për manipulim të votave, nis intervistimi edhe në Pejë

Aktakuzë ndaj 12 personave në Pejë për pajisje të kundërligjshme me patentë shoferë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën