TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Prishtina – Llapi, kur zhvillohet finalja e Kupës së Kosovës?

by tëvë1
8 muaj ago
0
A A
Ballkani, Dukagjini dhe Drita sigurojnë çerekfinalen e Kupës së Kosovës

Prishtina ka dhënë një mesazh të qartë se është rikthyer fuqishëm në garë për trofe dhe dalje në Evropë. Skuadra kryeqytetase është kualifikuar në finalen e Kupës së Kosovës pas një fitoreje të madhe ndaj Dritës, me rezultat 3:0, në sfidën e kthimit të gjysmëfinales, të zhvilluar të mërkurën në mbrëmje në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ndonëse përballë kishin liderin aktual të Superligës dhe njërën prej skuadrave më stabile të këtij edicioni, bardhekaltrit e drejtuar nga Arsim Thaçi shkëlqyen në çdo aspekt të lojës, duke e mbyllur gjysmëfinalen me rezultat të përgjithshëm 4:0 pas dy ndeshjeve.

Heroi i mbrëmjes për Prishtinën ishte Ardian Muja, që realizoi dy gola në pjesën e parë. Ai shënoi në minutën e 10-të pas një asistimi të saktë nga Ramiz Bytyqi, ndërsa gjeti rrjetën sërish në minutën e 39-të pas kombinimit me Leotrim Kryeziun. Në të dyja rastet me gjuajtje nga brendësia e zonës së 16-metërshit.

Vetëm pak minuta më pas, në fundin e pjesës së parë, Albin Krasniqi vendos “vulën” e fitores me një supergol nga gjuajtja e lirë, që ngriti në këmbë tifozët prishtinas, të cilët përkundër reshjeve të shiut i qëndruan besnikë skuadrës së tyre të zemrës.

Kësisoj, në finalen e Kupës së Kosovës do të ballafaqohen Prishtina dhe Llapi. Kjo do të jetë përballja e parë e këtyre dy skuadrave në një finale të kupës. Për Prishtinën kjo është hera e tretë radhazi që do të luajë në finale. Vitin e kaluar humbi nga Ballkani, kurse dy vjet më parë triumfoi ndaj Gjilanit.

Ndërkaq, për Llapin kjo është finalja e tretë në katër vitet e fundit. Në dy herat e kaluara arriti edhe t’i gëzohet trofeut, në vitet 2021 dhe 2022.

Ndeshja finale është paraparë të zhvillohet më 14 maj në stadiumin “Fadil Vokrri”, kurse fituesi krahas trofeut e siguron edhe pjesëmarrjen në garat evropiane, më saktësisht në UEFA Europa League.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sa mandate do të marrin partitë në Kuvendin e Kosovës sipas rezultateve preliminare?

Sa mandate do të marrin partitë në Kuvendin e Kosovës sipas rezultateve preliminare?

PDK-ja edhe në këto zgjedhje renditet e dyta në listë

PDK-ja edhe në këto zgjedhje renditet e dyta në listë

Vjen reagimi i Kurtit pas përfundimit të votimit

Vjen reagimi i Kurtit pas përfundimit të votimit

Numërohen votat e para për Asamblenë e Prishtinës – këto janë rezultatet e fundit

Më pak se një orë para mbylljes së vendvotimeve, ky është numri i qytetarëve që kanë votuar

Ali Ahmeti uron Kurtin për fitoren: Kosova ka nevojë për stabilitet e zhvillim

Ali Ahmeti uron Kurtin për fitoren: Kosova ka nevojë për stabilitet e zhvillim

Pesë të arrestuar në dy raste të ndara për keqpërdorime me subvencione të MKRS-së

Sulmoi dhe pengoi zyrtarët policorë, ndalohet një person në Graçanicë

KQZ: Votimi familjar është i ndaluar dhe përbën vepër penale

Policia nis hetimet për shtatë raste të dyshuara në zgjedhjet e së dielës

Alarm i rremë për bombë në Aeroportin “Adem Jashari”

Alarm i rremë për bombë në Aeroportin “Adem Jashari”

BBC: Albin Kurtit i hapet rruga e mandatit të tretë

BBC: Albin Kurtit i hapet rruga e mandatit të tretë

Procesohen votat edhe nga 5 vendvotime, ky është rezultati

Procesohen votat edhe nga 5 vendvotime, ky është rezultati

Çajrat që ndihmojnë gjatë ftohjes, si t’i përdorni saktë për efekt maksimal në dimër?

Çajrat që ndihmojnë gjatë ftohjes, si t’i përdorni saktë për efekt maksimal në dimër?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën