TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

7 strategji që të ndihmojnë të kursesh para teksa blen ushqime

by teve1
12 muaj ago
0
A A
7 strategji që të ndihmojnë të kursesh para teksa blen ushqime

Le ta pranojmë që çmimet e ushqimeve janë “çmendur” prej kohësh dhe ndodh që të përballeni me një çmim të tjetërsuar brenda një dite nëse kaloni nga njëri dyqan në tjetrin.

Pra, shumë nga produktet ushqimore janë bërë të papërballueshme dhe ju ndiheni shpesh të detyruar/a të hiqni dorë nga blerja e tyre ose t’i zëvendësoni me diçka tjetër.

Por, ka disa mënyra që mund t’jua bëjnë më të lehtë procesin e blerjes së ushqimeve, pa hequr dorë nga produktet e preferuara, madje edhe duke kursyer.

1 Bëni një listë

Është rregulli numër një i blerjeve ushqimore, por shpesh më i injoruari. Bërja e një liste ndihmon në shmangien e blerjeve impulsive, pasi ju keni planifikuar paraprakisht se çfarë do të blini, duke i kursyer vetes kohë dhe para.
#2 Vlerësoni si fillim ushqimet që keni në shtëpi

Një studim i shpejtë i frigoriferit apo vendit ku mbani ushqimet mund t’ju ndihmojë të bëni listën tuaj dhe të parandaloni blerjet e tepërta ose blerjen e artikujve që tashmë i keni në shtëpi.

Blini gjatë ofertave dhe ruani kuponët
Shumë dyqane kanë një marrëveshje shpërblimi për klientët besnikë, ndaj pjesëmarrja gjatë shorteve të ndryshëm apo blerja kur ka oferta mund të jetë një tjetër ide e mirë për të kursyer para për ushqimet.

#4 Mos hidhni në plehra ushqimet

Gjetja e teknikave të duhura gjatë gatimit në kuzhinë, duke përdorur çdo produkt që blini nga perimet apo frutat dhe përfshirja e tyre nëpër receta e bën çdo blerje efikase dhe kështu asnjë ushqim nuk përfundon në kosh.

#5 Zgjidhni marka jo shumë të famshme

E dini që produktet e markave të njohura kushtojnë më shtrenjtë, por ndonjëherë nuk mjafton që të blini shtrenjtë për të pasur ushqimet e duhura në tavolinë. Ju mund të krahasoni përbërësit dhe mund të blini një produkt të ngjashëm me më pak lekë.

#6 Bëni blerje te fermerët e zonës

Kur vjen puna te frutat apo perimet, ju e dini që blerjet më të mira, por edhe më të freskëta mund t’i blini te fermerët që i kanë më cilësore, njëherësh edhe më të lira.

#7 Blini vetëm produktet e nevojshme

Ne e dimë që ju niseni në supermarket për një gjë dhe përfundoni duke blerë enë kuzhine, tasa etj. Nëse jeni nisur vetëm për ushqime, atëherë blini ato dhe asgjë më shumë./Anabel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shtatë sekretet më të thella të jetës

Shtatë sekretet më të thella të jetës

Gratë stresohen shumë nga punët e shtëpisë

Gratë stresohen shumë nga punët e shtëpisë

Shampoja e thatë mund të jetë e rrezikshme për flokët, ja pse nuk duhet ta përdorni shpesh!

Shampoja e thatë mund të jetë e rrezikshme për flokët, ja pse nuk duhet ta përdorni shpesh!

Pse nuk duhet të flini me telefon pranë trupit

Pse nuk duhet të flini me telefon pranë trupit

Muriqi flet pas arritjes historike, përmend “Topin e Artë”

Muriqi pasi tejkalon Eto’on te Mallorca, synon Mbappen në La Liga

Irani paralajmëron: Asnjë port në Gjirin Persik nuk do të jetë i sigurt nëse kërcënohen portet tona

Irani paralajmëron: Asnjë port në Gjirin Persik nuk do të jetë i sigurt nëse kërcënohen portet tona

Gucati: Synojmë mbi 200 mijë nënshkrime për ish-krerët e UÇK-së, peticioni do të përcjellë mesazh të fuqishëm

Gucati: Synojmë mbi 200 mijë nënshkrime për ish-krerët e UÇK-së, peticioni do të përcjellë mesazh të fuqishëm

Gjendet një trup i pa jetë në Lumbardh

Vdes një person në Ferizaj, bie nga kati i gjashtë i një objekti ndërtimi

Rrahmani do ta mbyllë karrierën te Napoli

Rrahmani gati për derbin ndaj Lazios

Rritet numri i vizitorëve në hotele

Rritet numri i vizitorëve në hotele

Papa Leo XIV i kundërpërgjigjet Trumpit për luftën me Iranin

Papa Leo XIV i kundërpërgjigjet Trumpit për luftën me Iranin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën