TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gërvalla njofton se Shkëlqim Devollit nuk i është vazhduar mandatit Konsull Nderi  në Mal të Zi

by tëvë1
1 vit ago
3
A A
Gërvalla paralajmëron njohjet të reja pas atyre nga Kenia e Sudani

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla ka njoftuar se Shkëlqim Devollit nuk i është vazhduar mandati Konsull Nderi i Republikës së Kosovës në Mal të Zi për rrethin konsullor të Rozhajës.

Ajo këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook.

Postimi i plotë i saj:

Zero tolerancë ndaj mohuesve të Republikës së Kosovës. Asnjëherë “Peć, Serbia” por Pejë, Republika e Kosovës.

Dje ka marrë fund mandati i z. Shkelqim Devolli si Konsull Nderi i Republikës së Kosovës në Mal të Zi për rrethin konsullor të Rozhajës. Ky vendim i marrë në momentin që jam informuar për këtë rast është i pakthyeshëm. Qëllimi është i qartë,  mbrojtja e dinjitetit të Republikës së Kosovës nga çdo përpjekje për mohimin e saj.

Individët që marrin tituj nderi me dokumente ku mohohet Republika e Kosovës, mohojnë gjakun e derdhur për liri, mohojnë ekzistencën tonë, mohojnë Republikën tonë.

Po flasim për të njëjtët që, ndërsa përfitojnë nga Kosova, regjistrojnë biznese me adresa serbe, përhapin propagandë kundër udhëheqjes shtetërore dhe investojnë miliona për të njollosur imazhin e Kosovës në opinionin publik.

Ky vendim është më shumë se një akt administrativ, është një betim institucional që Kosova nuk do të përfaqësohet kurrë nga ata që i shërbejnë narrativave të shteteve që nuk e njohin pavarësinë tonë.

Kushdo që mohon shtetësinë e Kosovës, nuk mund të jetë përfaqësues i Kosovës. Kushdo që lëkund të vërtetën tonë shtetërore, do ta gjejë Republikën tonë të vendosur dhe të përgatitur ndaj veprimeve të tyre.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nis dita e gjashtë e protestës kundër vendimit të Speciales për ish-krerët e UÇK-së

Ndryshon orari i protestës në Prishtinë, nga sonte nis në 19:00

EULEX: Sundimi i ligjit dhe mbështetja e institucioneve të Kosovës, në thelb të punës sonë

EULEX: Sundimi i ligjit dhe mbështetja e institucioneve të Kosovës, në thelb të punës sonë

Kurti i shpreh ngushëllime familjes Kasapi

Kurti: Kemi filluar komunikimet për marrëveshjen për presidentin

Associated Press për protestën e djeshme kundër Speciales: Më e madhja mbarëkombëtare deri më tani

Përshkallëzohen protestat studentore në Francë, rreth 2 mijë persona të arrestuar dhe 305 policë të plagosur

Videot intime në rrjet/ Zbardhet dëshmia e Adrian Hilës në polici

Videot intime në rrjet/ Zbardhet dëshmia e Adrian Hilës në polici

Emrat e tyre u përfolën në videot intime me Adrian Hilën, reagojnë Aurela Gaçe, Fifi dhe Rozana Radi

Emrat e tyre u përfolën në videot intime me Adrian Hilën, reagojnë Aurela Gaçe, Fifi dhe Rozana Radi

Associated Press për protestën e djeshme kundër Speciales: Më e madhja mbarëkombëtare deri më tani

Associated Press për protestën e djeshme kundër Speciales: Më e madhja mbarëkombëtare deri më tani

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën