TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ndeshje e çmendur në Old Trafford, Manchester United në gjysmëfinale të Europa League

by tëvë1
10 muaj ago
2
A A
Ndeshje e çmendur në Old Trafford, Manchester United në gjysmëfinale të Europa League

Manchester United ka bërë rikthim të jashtëzakonshëm në 7 minutat e fundit të lojës shtesë ndaj Lyonit për të arritur në gjysmëfinale të Ligës së Evropës. Goleada që u mbyll me rezultatin 5:4 e çon Unitedin në përballje me Athletic Bilbaon në mesin e katër më të mirave të kësaj gare. Pas barazimit 2:2 në Francë në ndeshjen e parë, gjithçka ishte e hapur për takimin e kthimit. Djajtë e Kuq nisën furishëm përballjen, duke kaluar në epërsi që në minutën e 10-të me golin e Ugarte, ndërsa Dalot dyfishoi në fund të pjesës së parë (45+1), duke i dhënë skuadrës së Ruben Amorim një epërsi të qetë në pushim.

Megjithatë, pjesa e dytë solli një kthesë të papritur. Lyon reagoi me vendosmëri: fillimisht Tolisso ngushtoi në 2:1 në minutën e 71-të, ndërsa Lacazette barazoi rezultatin në 2:2 vetëm shtatë minuta më pas. Në minutën e 89-të, Lyon mbeti me 10 lojtarë pasi Tolisso mori kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja.

Kohët shtesë ishin një spektakël më vete. Cherki shënoi për mysafirët në minutën e 105-të (2:3), ndërsa Lacazette realizoi një penallti në minutën e 108-të për 2:4, duke i dhënë shpresë reale Lyonit për një kualifikim të madh.

Por Manchester United nuk u dorëzua. Bruno Fernandes ktheu shpresën në minutën e 114-të me një penallti për 3:4. Pastaj, në minutën e 120-të, talenti Mainoo barazoi në 4:4, duke elektrizuar stadiumin. Vetëm një minutë më vonë, në 120+1’, ishte Harry Maguire që shënoi golin vendimtar për 5:4, duke e përmbysur plotësisht skenarin e ndeshjes.

Me këtë fitore të paharrueshme, Manchester United kalon në gjysmëfinale, ku do të përballet me Athletic Bilbaon – një përballje që pritet të jetë po aq emocionuese dhe e luftuar.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Miliona euro të BE-së presin formimin e institucioneve në Kosovë

Miliona euro të BE-së presin formimin e institucioneve në Kosovë

Shkëlqen Distria, rrëmben medaljen e artë në Paris

Shkëlqen Distria, rrëmben medaljen e artë në Paris

Prishtina angazhon trajner të ri

Prishtina angazhon trajner të ri

​Mustafa: Osmani nuk është rugoviste, me qenë kryetar i LDK-së nuk do të votohej si presidente

​Mustafa: Osmani nuk është rugoviste, me qenë kryetar i LDK-së nuk do të votohej si presidente

Ushqimet kyçe që balancojnë hormonet dhe luftojnë mbipeshën

Ushqimet kyçe që balancojnë hormonet dhe luftojnë mbipeshën

Vdes i riu nga Drenasi pas një aksidenti rrugor, Lladrovci ngushëllon familjen Bajraktari

Vdes i riu nga Drenasi pas një aksidenti rrugor, Lladrovci ngushëllon familjen Bajraktari

Dogana paralajmëron analiza më të mirëfillta të mallrave që hyjnë në Kosovë

Dogana paralajmëron analiza më të mirëfillta të mallrave që hyjnë në Kosovë

Gjykimet për krimet e luftës – Vetëm në fillim të shkurtit dy verdikte dënuese, por asnjëri maksimal

Gjykimet për krimet e luftës – Vetëm në fillim të shkurtit dy verdikte dënuese, por asnjëri maksimal

Për një kontroll të zemrës në QKUK, pacientët presin me muaj

Për një kontroll të zemrës në QKUK, pacientët presin me muaj

Miliona euro të BE-së presin formimin e institucioneve në Kosovë

Miliona euro të BE-së presin formimin e institucioneve në Kosovë

Ndotja e hapësirave publike – Kërkohen dënime më të ashpra për vetëdijesim të qytetarëve

Ndotja e hapësirave publike – Kërkohen dënime më të ashpra për vetëdijesim të qytetarëve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën