TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

A e shkeli rregulloren e Kuvendit Avni Dehari, ende pa u betuar si deputet?

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka kërkuar nga kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe ministrat në detyrë të japin dorëheqje formalisht, për ta zhbllokuar konstituimin e Kuvendit. Ndërsa kanë shtuar se kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, e shkeli rregulloren e Kuvendit gjatë seancës të së enjtes.

by Fidan Zejnullahu
9 muaj ago
2 0
A A

Është deputeti më i moshuar në Kuvendin e Kosovës.

Kësisoj, rregullorja e vendosi Avni Deharin nga Lëvizja Vetëvendosje, në ulësen e kryeparlamentarit për të drejtuar seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Por, po këtë rregullore, sipas monitoruesve të punës së Kuvendit, Dehari e shkeli e ende pa u betuar si deputet.

“Në radhë të parë kryesuesi i seancës sot nuk ka pasur fare nevojë qe t’i ftoj në konsultim subjektet politike. Afati 48 orësh është pikërisht për çështjen e konsultimeve mes subjekteve politike. Unë vlerësoj se në vend që të shkruheshin letra për presidenten, përgjigjet e se cila veç se diheshin, ndonëse vlerësoj pozitivisht qasjen e presidentes, besoj që është dashur që të mbaheshin konsultimet e nevojshme në mënyrë që të trajtohej dhe të zgjidhej kjo çështje. Zotëri Dehari nuk e administroj seancën siç duhet sepse në radhë të parë i njëjti nuk shkoj sipas rendit të ditës e që në këtë rast do të duhej mblidhej edhe një herë komisionit për verifikimin e mandateve, nxjerrja serish i një raporti”, thotë monitoruesi nga KDI, Eugen Cakolli.

Ky veprim i kryesuesit, bëri që edhe përpjekja e dytë për konstituim, të dështojë.

Për këtë, nga KDI, kanë një thirrje.

“Ne i bëjmë thirrje kryeministrit në detyrë dhe gjithë ministrave që në funksion të zhbllokimit të punës së Kuvendit të dorëzojnë dorëheqjet e tyre formale siç ua kërkon ligji për qeverinë që është miratuar po nga legjislatura e kaluar, në mënyrë që t’i hapet rrugë konstituimit të Kuvendit dhe të evitohen bllokada të panevojshme”, thotë Cakolli.

E njohësit e protokollit, thonë se një situatë e tillë mund të vazhdojë deri në zgjedhjen e kryeparlamentarit.

“Faza e dytë fillon nga nesër, kur kryesuesi Avni Dehari, ka të drejtë të drejtë t’i drejtohet përsëri presidentes, dhe seanca e re ftohet përsëri nga presidentja siç është ftuar para dy ditësh. Këtu fillon përsëri nga fillimi dhe nëse votohet raporti i komisionit, atëherë procedohet me fazat e tjera”, tha njohësi i protokollit, Tomorr Avdija.

Tentimin e tretë për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë së re, do të jetë mesditën e së shtunës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjashtë persona të lënduar në një aksident në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë

Shtetasi nga Kosova vdes në një aksident në Maqedoninë e Veriut

Gjykata publikon aktgjykimet për rastet e të dyshuarit që vrau nënën në Dragash

Gjykata publikon aktgjykimet për rastet e të dyshuarit që vrau nënën në Dragash

Kurti në takim me Kos: Progresi i Kosovës të vlerësohet me dhënien e statusit të vendit kandidat

Kurti në takim me Kos: Progresi i Kosovës të vlerësohet me dhënien e statusit të vendit kandidat

Rashiq: Besoj shumë që Limaj do ta pranojë ofertën e Kurtit

Rashiq shprehet i gatshëm ta votojë Osmanin, por fillimisht kërkon takim me të

Kryeministri kanadez në Davos: Bota ndodhet në mes të një çarjeje, jo të një tranzicioni

Kryeministri kanadez në Davos: Bota ndodhet në mes të një çarjeje, jo të një tranzicioni

Grasshopper e dërgon Florian Hoxhën në kategorinë e dytë të Zvicrës

Grasshopper e dërgon Florian Hoxhën në kategorinë e dytë të Zvicrës

Gjashtë persona të lënduar në një aksident në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë

Shtetasi nga Kosova vdes në një aksident në Maqedoninë e Veriut

Zhegrova ftohet nga Spalletti, nuk starton ndaj Benficas

Zhegrova ftohet nga Spalletti, nuk starton ndaj Benficas

Gjykata publikon aktgjykimet për rastet e të dyshuarit që vrau nënën në Dragash

Gjykata publikon aktgjykimet për rastet e të dyshuarit që vrau nënën në Dragash

Wolverhamtoni i Premier League, favorit për Anis Mehmetin

Wolverhamtoni i Premier League, favorit për Anis Mehmetin

Trump vonohet në Davos, takimi dypalësh me kancelarin Merz anulohet

Trump vonohet në Davos, takimi dypalësh me kancelarin Merz anulohet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën