TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gërvalla: Opozita ngriti dorën kundër mandatit të tyre si deputet, injoruan votën e qytetarit

by teve1
1 vit ago
13
A A
Gërvalla: Opozita ngriti dorën kundër mandatit të tyre si deputet, injoruan votën e qytetarit

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka deklaruar se seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës të martën ka dështuar për shkak të destruktivitetit të opozitës.

Gërvalla në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1 ka thënë se me votën e tyre kundër opozita e injoruan votën e qytetarit, vendimet e KQZ-së për certifikimin e rezultateve zgjedhore, si dhe e dështuan punën e kuvendit pa startuar ende.

“Dështoi për shkak se opozita me destruktivitetin e saj e ndërpreu një procedurë e cila në të kaluarën ka qenë një procedurë shumë formale, një votim i një vendimi, i një raporti të një komisioni i cili aspak nuk është dashur të diskutohej mirëpo ata ngritën dorën kundër. Në fakt ngritën dorën kundër mandatit të tyre si deputet, pra përmes votës së tyre kundër ata e injoruan jo vetëm votën e qytetarit, jo vetëm vendimet e KQZ-së për certifikimin e rezultateve zgjedhore por edhe e dështuan punën e këtij kuvendi pa startuar ende”, ka thënë ajo.

Ajo tutje ka shtuar se tani kanë hyrë në procedura të ndërlikuara dhe në një pikë kur mund të jetë tërësisht e pamundur të vazhdohet konstituimi i këtij kuvendi.

“Tani kemi hyrë nëpër procedura të ndërlikuara sepse nuk parashihet përsëritja e këtij votimi në asnjë prej rregulloreve dhe dokumenteve ligjore të Kuvendit të Kosovës, kështu që kemi arritur në një pikë kur mund të jetë tërësisht e pamundur të vazhdohet konstituimi i këtij kuvendi”, është shprehur Gërvalla.

Sipas saj ligji nuk parasheh bindjen e opozitës me ndjekjen e ligjit por parasheh që nëse është respektuar ligji duhet të  vazhdohet me konstituimin e kuvendit.

“Ligji nuk parasheh bindjen e opozitës me ndjekjen e ligjit, ligji parasheh që nëse është respektuar ligji vazhdohet me konstituimin e kuvendit se cilat janë preferencat dhe dëshirat ajo është krejt tjetër gjë. Opozita e ka humbur fushatën zgjedhore, i ka humbur zgjedhjet dhe dihet qartë kush është fituesi i zgjedhjeve të vitit 2025. Fituesi ka madje më shumë vota sesa numri dy dhe tre së bashku prandaj nuk kemi pse e diskutojmë as kush e bën qeverinë, as si bëhet qeveria. Kosova është shtet demokratik, i ka procedurat saktë dhe për këtë të sotmen nuk ka pasur aspak nevojë”, ka deklaruar ajo.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës ka dështuar të konstituojë legjislaturën e nëntë në seancën e së martws, kjo pasi raporti i Komisionit të Përkohshëm për Verifikimin e Mandateve nuk e ka marrë shumicën e votave të deputetëve.

Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës votuan kundër. Votën kundër ata e mbështetën në pretendimin se Albin Kurti dhe ministrat e kabinetit të tij duhet të japin dorëheqje nga ekzekutivi./teve1.info/

Share2Tweet1

Postime të ngjashme

PDK mesazh Vetëvendosjes, zarfe me thirrje për reflektim në ulëset e Vetëvendosjes

PDK mesazh Vetëvendosjes, zarfe me thirrje për reflektim në ulëset e Vetëvendosjes

Në Zubin Potok gjenden mbetje kockore të cilat dyshohet se u përkasin së paku 23 individëve

Gërmimet në Zubin Potok drejt fundit- identifikohen mbetjet kockore të së paku 23 personave

MAShTI reagon për aktakuzën ndaj 12 zyrtarëve të saj: S’kemi pranuar njoftim zyrtar

MASH-prindërve: Mos nxitoni me blerjen e teksteve mësimore

Sveçla: Epilogu i vrasjes së Deharit s’ka pse të vonojë asnjë ditë më shumë

Sveçla për rastin Rashkoviq: Vuçiq pretendon tërheqjen e vëmendjes pas zbulimit të tri varrezave masive

Të paktën 40 fëmijë humbin jetën pasi përmbyset një varkë në Nigeri

YouTube mbyll kanalet që shpërndanin video mashtruese me AL

YouTube ndryshon rregullat e shikimeve

Aksident ujor në Shëngjin, një i vdekur dhe një i lënduar

Aksident ujor në Shëngjin, një i vdekur dhe një i lënduar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën