TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

MKRS nënshkruan marrëveshje për revitalizimin e Pallatit të Rinisë e Sportit

by teve1
11 muaj ago
1
A A
MKRS nënshkruan marrëveshje për revitalizimin e Pallatit të Rinisë e Sportit

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka njoftuar se në bashkëpunim me Bankën Evropiane për Investime (EIB Global) dhe Ndërmarrjen Lokale Publike “Pallati i Rinisë” si partnere e MKRS, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për sigurimin e një granti teknik në vlerë prej 500 mijë euro.

Sipas MKRS-së qëllimi i marrëveshjes është ofrimi i asistencës teknike për përgatitjen e projektit të rikonstruktimit, konservimit, restaurimit dhe modernizimit të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

“Mbështetja do të përfshijë vlerësime teknike, mjedisore, financiare dhe energjetike, si dhe hartimin e dizajneve paraprake për tërë kompleksin e ndërtesës, në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare dhe konventat për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Kjo marrëveshje përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt sigurimit të një kredie potenciale nga EIB për realizimin e projektit të plotë të revitalizimit”, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se synimi është që Pallati i Rinisë të shndërrohet në një qendër moderne, multifunksionale, dhe të  qëndrueshme, duke ruajtur njëkohësisht vlerat historike e arkitektonike që e bëjnë këtë aset një simbol të Prishtinës.

“Ky projekt është i një rëndësie strategjike për infrastrukturën kulturore dhe sportive të vendit, dhe do të luajë rol kyç në organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”, të cilat Republika e Kosovës do t’i presë për herë të parë. Ministria e Kulturës mbetet e përkushtuar për investime të qëndrueshme dhe të mirëplanifikuara në infrastrukturën publike që i shërben të rinjve, komunitetit artistik dhe sportiv, si dhe trashëgimisë sonë kulturore”, theksohet në njoftim.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Prizreni vazhdon traditën – Ky është personi që për 30 ditë lajmëroi me fishekzjarrë kohën e iftarit nga Kalaja

Prizreni vazhdon traditën – Ky është personi që për 30 ditë lajmëroi me fishekzjarrë kohën e iftarit nga Kalaja

Orhan Bislimaj nga UÇK-ja në kryeimam të Prizrenit – rrëfen emocionet e luftës dhe paqes

Orhan Bislimaj nga UÇK-ja në kryeimam të Prizrenit – rrëfen emocionet e luftës dhe paqes

Besimtarët myslimanë falin Fitër Bajramin, Tërnava bën thirrje për tolerancë politike e kompromise

Besimtarët myslimanë falin Fitër Bajramin, Tërnava bën thirrje për tolerancë politike e kompromise

​Ish-zëdhënësi i NATO-s: Trupat amerikane në KFOR e mbajnë Kosovën në radarin e Shtëpisë së Bardhë

Haradinaj kritikon qeverinë Kurti për ndalimin e Autostradës së Dukagjinit

U rrëzua nga skelat, vdes 52-vjeçari shqiptar në Itali

U rrëzua nga skelat, vdes 52-vjeçari shqiptar në Itali

Vuçiq thotë se Serbia do të hetojë vrasjen e policit të Kosovës

Serbia ulë akcizat në produktet e naftës për 40 për qind

Prizreni vazhdon traditën – Ky është personi që për 30 ditë lajmëroi me fishekzjarrë kohën e iftarit nga Kalaja

Prizreni vazhdon traditën – Ky është personi që për 30 ditë lajmëroi me fishekzjarrë kohën e iftarit nga Kalaja

Orhan Bislimaj nga UÇK-ja në kryeimam të Prizrenit – rrëfen emocionet e luftës dhe paqes

Orhan Bislimaj nga UÇK-ja në kryeimam të Prizrenit – rrëfen emocionet e luftës dhe paqes

Besimtarët myslimanë falin Fitër Bajramin, Tërnava bën thirrje për tolerancë politike e kompromise

Besimtarët myslimanë falin Fitër Bajramin, Tërnava bën thirrje për tolerancë politike e kompromise

Emisioni “Ditari” 20.03.2026

Emisioni “Ditari” 20.03.2026

​Ish-zëdhënësi i NATO-s: Trupat amerikane në KFOR e mbajnë Kosovën në radarin e Shtëpisë së Bardhë

Haradinaj kritikon qeverinë Kurti për ndalimin e Autostradës së Dukagjinit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën