TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kurti: Prilli, muaj i përkujtimeve të viktimave të masakrave, të krimit e gjenocideve të kryera nga Serbia

by TËVË 1
9 muaj ago
1
A A
Kurti: Prilli, muaj i përkujtimeve të viktimave të masakrave, të krimit e gjenocideve të kryera nga Serbia

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka përkujtuar 28 dëshmorët dhe 32 martirët në 26-vjetorin e rënies në Kaçanik.

Kurti tha se muaji prill është muaj i përkujtimeve të viktimave të masakrave, të krimit e gjenocideve të kryera nga Serbia.

“Jemi në prill, në muajin e përkujtimeve të viktimave të masakrave, të krimit e gjenocideve të kryera  nga Serbia në Kosovë. Kujtojmë me nderim dhe dhimbje civilët dhe  të zhdukurit me dhunë gjatë javës së parë të prillit 1999 në Rezallë të Drenicës, në Lubeniq të Pejës, në Gjakovë, Fushë-Kosovë, Suharekë, në masakrën e tmerrshme të dy familjeve në Gjakovë, në Gjilan, Vushtrri, Istog, në Popovë të Podujevës, Polac e në fshatra të Pejës”, tha ai, shkruan teve1.info

Kurti tha se LVV-ja ka ngritur në nivel drejtorie 41 zyrtarë hetues nga 19 sosh sa kanë qenë për hetimet e krimeve të kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“Për adresimin e krimeve të kryera gjatë luftës kemi zhvilluar bazën ligjore të munguar për shumë vite dhe kemi rritur kapacitetet e institucioneve për adresimin efikas të tyre. Për hetimin dhe të vërtetën me strukturën e re të miratuar të Policisë së Kosovës, hetimet për krimet e luftës i kemi ngritur në nivel drejtorie me 41 zyrtarë hetues nga 19 sosh sa ishin më herët. Me rritjen e numrit të hetuesve po rritet edhe numri i dëshmitarëve të intervistuar për krimet e luftës. Në shërbim të drejtësisë për këto krime, kemi bërë ndryshime të nevojshme ligjore që mundësojnë gjykimin në mungesë të kriminelëve serbë të luftës”, deklaroi kryeministri në detyrë.

Ai tha se nga viti 2021, Departamenti për Hetimin e Krimeve të Luftës ka rritur numrin e aktakuzave të ngritura. Ndërsa, në vitin 2023 tha se janë ngritur 15 aktakuza për krime lufte e janë akuzuar 60 persona./teve1.info/

Tags: albin kurtikrimet e kryera gjatë luftës në KosovëTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti dhe Bislimi informojnë ambasadorët për zbatimin e Ligjit për të Huaj

Kurti dhe Bislimi informojnë ambasadorët për zbatimin e Ligjit për të Huaj

Bastisje në Qendrën Korrektuese të Dubravës, përfshihen Policia dhe njësia K9

Bastisje në Qendrën Korrektuese të Dubravës, përfshihen Policia dhe njësia K9

Sveçla mungon sërish në seancën për gazin lotsjellës

Sveçla mungon sërish në seancën për gazin lotsjellës

Dhuna në familje, koordinimi ndërinstitucional lë boshllëqe kritike

Kapiteni i Llapit transferohet në Rusi

Kapiteni i Llapit transferohet në Rusi

KB Peja ndahet me trajnerin amerikan

KB Peja ndahet me trajnerin amerikan

A do të varrosë Grenlanda rendin aktual botëror dhe do t’i hapë rrugë një rendi të ri islam?

A do të varrosë Grenlanda rendin aktual botëror dhe do t’i hapë rrugë një rendi të ri islam?

Dhuna në familje, koordinimi ndërinstitucional lë boshllëqe kritike

Dhuna në familje, koordinimi ndërinstitucional lë boshllëqe kritike

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën