TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti: Kosova është demokracia më e avancuar në Ballkanin Perëndimor

by Tëvë1
1 vit ago
0
A A
Kurti: Kosova është demokracia më e avancuar në Ballkanin Perëndimor

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Kosova është demokracia më e avancuar në Ballkanin Perëndimor dhe një mbajtëse e standarteve të vlerave themelore të BE-së, por ende mbetet vetëm një kandidat i mundshëm për anëtarësimin në BE.

Kurti ka deklaruar se angazhimi i Kosovës për anëtarësim në BE, dhe për vlerat, politikat dhe standardet e saj, është më i fortë se kurrë.

“Për më shumë se dy dekada, Bashkimi Evropian ka pohuar në vazhdimësi se Ballkani Perëndimor e ka vendin në Bashkimin Evropian. Ky zotim u shpreh pa ekuivok në Samitin e Selanikut në vitin 2003, ku BE-ja premtoi mbështetje për integrimin tonë evropian. Zotimi u përsërit shumë herë përmes konkludimeve të Këshillit Evropian, çdo gjashtë muaj. Mirëpo, deri tani, vetëm Kroacia ka arritur të bëhet anëtare”, ka thënë Kurti.

Tutje, Kurti ka shtuar se qëllimet strategjike të Kosovës përfshijnë anëtarësimin në BE dhe NATO.

“Si e tillë, linjëzimi ynë i plotë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së është i padiskutueshëm, duke pasur parasysh se qytetarët tanë mbështesin fuqishëm integrimin e Kosovës në BE. Lufta në Ukrainë theksoi nevojën për forcimin e unitetit dhe solidaritetit në mbarë Evropën. Politika e Përbashkët e Jashtme dhe e Sigurisë e BE-së veçohet si një instrument kyç për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajonin dhe kontinentin tonë”, tha ai ndër të tjera.

Kryeministri i vendit ka theksuar se Kosova është plotësisht e linjëzuar me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së dhe vlerat e BE-së si pjesë e reformave të vazhdueshme.

Sipas tij tash e tetë vjet, Kosova po tregon vazhdimisht vullnetin politik dhe kapacitetin për të zbatuar detyrimet që burojnë nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit (MSA), e cila ka hyrë në fuqi që nga prilli i vitit 2016.

“Ne kemi përmirësuar ndjeshëm cilësinë e politikave, duke dëshmuar kështu aftësinë tonë për të zbatuar acquis-in sektorial të BE-së”.

Kurti po ashtu ka cekur se përmes Procesit të Stabilizim-Asociimit, Kosova që 20 vjet ka përshtatur dhe afruar legjislacionin dhe institucionet e saj me acquis-in, normat dhe standardet e BE-së, është reformuar, forcuar dhe përshtatur me standardet e BE-së, dhe se për më tepër, Kosova nuk ka një plan B përveç anëtarësimit në BE./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Çeku: Arsimi gjithëditor dhe rishikimi i kurrikulës, kyç për përmirësimin e cilësisë në arsim

Çeku: Arsimi gjithëditor dhe rishikimi i kurrikulës, kyç për përmirësimin e cilësisë në arsim

Themelorja do të vendosë më 1 korrik për të ndalurit në Gazimestan

Themelorja do të vendosë më 1 korrik për të ndalurit në Gazimestan

Humb jetën 75-vjeçari në Gjilan, dyshohet se ra në pusetë gjatë pastrimit të saj

BE-ja kërkon formimin e shpejtë të institucioneve në Kosovë

Zyra e BE-së: Kosovës i duhet stabilitet institucional për të përfituar nga procesi i zgjerimit

Eliminohet Holanda, Maroku në 1/8 e finales

Eliminohet Holanda, Maroku në 1/8 e finales

Paraguai eliminon Gjermaninë me penallti

Paraguai eliminon Gjermaninë me penallti

Plagoset me thikë 45-vjeçari slloven në Durrës, autorët në kërkim

Plagoset me thikë 45-vjeçari slloven në Durrës, autorët në kërkim

Çeku: Arsimi gjithëditor dhe rishikimi i kurrikulës, kyç për përmirësimin e cilësisë në arsim

Çeku: Arsimi gjithëditor dhe rishikimi i kurrikulës, kyç për përmirësimin e cilësisë në arsim

Te Japonia të zhgënjyer me eliminimin nga Brazili

Te Japonia të zhgënjyer me eliminimin nga Brazili

Nufi: Shqipëria, kontribut të pandërprerë si aleate e përgjegjshme në NATO

Nufi: Shqipëria, kontribut të pandërprerë si aleate e përgjegjshme në NATO

Themelorja do të vendosë më 1 korrik për të ndalurit në Gazimestan

Themelorja do të vendosë më 1 korrik për të ndalurit në Gazimestan

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën