TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shtyhet gjykimi ndaj ministrit në detyrë Sveçla dhe të tjerëve për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend

by tëvë1
1 vit ago
1
A A
Shtyhet gjykimi ndaj ministrit në detyrë Sveçla dhe të tjerëve për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend

Është shtyrë seanca e së hënës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin ku ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla dhe deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli-Dalipi akuzohen se në mars të 2018-ës kishin ndezur gaz lotsjellës, me ç‘rast kishin pamundësuar mbajtjen e seancës plenare në Kuvendin e Kosovës.

Seanca është shtyre për shkak se të njëjtit nuk kanë qenë prezentë.

Sveçla, Millaku, Zyba dhe Pacolli-Dalipi akuzoheshin edhe për veprën penale “Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, por për këtë vepër në seancën fillestare gjykatësi i rastit Sabit Sadikaj, kishte njoftuar se ka arritur parashkrimi absolut i ndjekjes penale.

Sipas aktakuzës Sveçla, Millaku, Zyba dhe Pacolli-Dalipi po akuzohen se më 21 mars 2018, rreth orës 12:10 e deri në orën 15:40, kanë ndezur disa bombola të gazit lotsjellës, të cilat i kishin hedhur brenda sallës së Kuvendit të Kosovës, ku po mbahej seanca plenare.

Aty thuhet se si rrjedhojë e kësaj, të gjithë deputetët ishin detyruar ta lironin sallën e Kuvendit, me ç’rast kanë pamundësuar vazhdimin e seancës.

Me këtë, secili veç e veç akuzohen se kanë kryer veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 375, paragrafi 1 të Kodit Penal, kryerësi i së cilës dënohet me burgim prej një deri në tetë vjet.

Kurse, sipas dispozitivit të dytë, thuhet se secili veç e veç kanë kryer veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” nga neni 409, paragrafi 1 të Kodit Penal, pasi kanë penguar deputetët e Kuvendit të Kosovës ne kryerjen e detyrave zyrtare. Kryerësi i kësaj vepre dënohet me burgim prej tre muaj deri në tre vjet.

ShareTweet

Postime të ngjashme

PDK kërkon hetim parlamentar për tekstet shkollore dhe kontratat njëburimore

Subvencionimi i teksteve shkollore, deri tani 500 refuzime – MASHTI tregon kur ekzekutohen mjetet

Kritikohet kryesuesi -“Dehari veprime politike, jashtë rregullores”

Kritikohet kryesuesi -“Dehari veprime politike, jashtë rregullores”

Haziri e quan të “degraduar” Qeverinë Kurti

Haziri: Gjithçka për Republikën, LDK nuk kërkon asgjë për vete

 Këto janë të gjitha vendimet që mori sot Qeveria

Betohen si deputetë dhe marrin vendime në Qeveri – kontestohet ligjshmëria e veprimeve

PDK kërkon hetim parlamentar për tekstet shkollore dhe kontratat njëburimore

Subvencionimi i teksteve shkollore, deri tani 500 refuzime – MASHTI tregon kur ekzekutohen mjetet

Kritikohet kryesuesi -“Dehari veprime politike, jashtë rregullores”

Kritikohet kryesuesi -“Dehari veprime politike, jashtë rregullores”

E ardhmja e marrëveshjes së Ohrit: E ardhmja jonë e përbashkët

E ardhmja e marrëveshjes së Ohrit: E ardhmja jonë e përbashkët

Haziri e quan të “degraduar” Qeverinë Kurti

Haziri: Gjithçka për Republikën, LDK nuk kërkon asgjë për vete

Teherani njofton se ka arritur një marrëveshje me Omanin për Ngushticën e Hormuzit

Irani hedh poshtë pretendimet e SHBA-së, thotë se anijet kalojnë në Hormuz vetëm me lejen e Teheranit

Liga Arabe dënon sulmin e kolonëve izraelitë ndaj kompleksit të xhamisë Al-Aksa

Liga Arabe dënon sulmin e kolonëve izraelitë ndaj kompleksit të xhamisë Al-Aksa

Bebe Rexha do të performojë në gala-mbrëmjen e amfAR në Venecia

Bebe Rexha do të performojë në gala-mbrëmjen e amfAR në Venecia

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën