TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mesazhet e Sekretarit britanik pas takimit me Osmanin

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy të mekurën është pritur në takim nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani. Kryediplomati britanik bëri të ditur se rajoni i Ballkanit ka rëndësi për Britaninë e Madhe, ndërsa kërkoi më shumë angazhim për normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

by Shpat Blakcori
1 vit ago
0
A A
Mesazhet e Sekretarit britanik pas takimit me Osmanin

Lidhjet diplomatike mes Kosovës dhe Britanisë së Madhe vazhdojnë të jenë të forta.

Këtë e dëshmon edhe vizita sekretarit të Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, në Prishtinë.

Diplomati britanik të mërkurën u prit në presidencë nga e para e shtetit, Vjosa Osmani.

Në konferencën e përbashkët për media, Osmani u shpreh falënderuese për mbështetjen e vazhdueshme të Britanisë ndërsa propozoi edhe marrëveshje për mbrojtje dhe ekonomi mes të dyja vendeve.

“Lidhja e marrëveshjes për bashkëpunim strategjik mes dy vendeve që në veçanti do të mbulojë fushën e mbrojtjes dhe të ekonomisë. Pra, sot kemi diskutuar për thellim të bashkëpunimit strategjik në këto fusha që do të vazhdojnë më pas me ekipet tona. Jemi të përkushtuar të konkretizojmë këtë marrëveshje. Ka hapësirë për fuqizim të mëtejshëm të aleancës dhe të prezencës së Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë” , tha Osmani.

Në anën tjetër, kryediplomati britanik, David Lammy, bëri të ditur se Britania do të vazhdojë ta mbështes Kosovën, deri sa kërkoi më shumë angazhim për normalizim e marrëdhënieve me shtetin fqinj Serbinë.

“Janë disa gjëra që duam t’i shohim. Normalizim të qëndrueshëm mes Kosovës dhe Serbisë. Britania padyshim është kontribuuese e madhe në KFOR. E kam vizituar KFOR-in herën e fundit që isha këtu dhe do ta vizitojë prapë. Shpresoj që qeveria e ardhshme i adreson nevojat e gjithë qytetarëve, përfshirë progresin në integrimin e serbëve në Kosovë dhe angazhimin e fuqishëm në dialogun e udhëhequr nga BE-ja”, u shpreh sekretari britanik.

Pas qëndrimit në Kosovë, sekretari i jashtëm britanik do të udhëtojë për në Beograd ku do të zhvilloj takime me krerët shtetëror të Serbisë.

Mbretëria e Bashkuar do të jetë mikpritëse e një takimi të udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit.

Tags: Sekretari britaniktakimi me Osmanin
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti organizoi pritje për zyrtarët publikë të Zyrës së Kryeministrit në Ballkonin e Hapur të Qeverisë

Kurti organizoi pritje për zyrtarët publikë të Zyrës së Kryeministrit në Ballkonin e Hapur të Qeverisë

Mbi 19 mijë maturantë i nënshtrohen nesër Testit të Maturës Shtetërore

Mbi 19 mijë maturantë i nënshtrohen nesër Testit të Maturës Shtetërore

Me 6 vota për dhe një kundër, KPK miratoi kandidaturat e pesë prokurorëve për Kryeprokuror të Shtetit

Me 6 vota për dhe një kundër, KPK miratoi kandidaturat e pesë prokurorëve për Kryeprokuror të Shtetit

Osmani: Asnjë subjekt s’garantoi shumicën, mund të kemi dy palë zgjedhje brenda katër muajve

Osmani: E vërteta për krimet e luftës nuk do të harrohet, drejtësia për të mbijetuarit mbetet obligim

Bashkimi Europian fiton betejën ligjore ndaj Facebook!

Ndryshon Facebook? Ja se çfarë duhet të dini

Kurti organizoi pritje për zyrtarët publikë të Zyrës së Kryeministrit në Ballkonin e Hapur të Qeverisë

Kurti organizoi pritje për zyrtarët publikë të Zyrës së Kryeministrit në Ballkonin e Hapur të Qeverisë

Bota para një El Niño më ekstrem të 140 viteve të fundit?

Bota para një El Niño më ekstrem të 140 viteve të fundit?

Tragjedi në Lezhë, mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Tragjedi në Lezhë, mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Mbi 19 mijë maturantë i nënshtrohen nesër Testit të Maturës Shtetërore

Mbi 19 mijë maturantë i nënshtrohen nesër Testit të Maturës Shtetërore

Me 6 vota për dhe një kundër, KPK miratoi kandidaturat e pesë prokurorëve për Kryeprokuror të Shtetit

Me 6 vota për dhe një kundër, KPK miratoi kandidaturat e pesë prokurorëve për Kryeprokuror të Shtetit

Sulmet vdekjeprurëse izraelite shkaktojnë zhvendosje masive nga jugu i Libanit

Sulmet vdekjeprurëse izraelite shkaktojnë zhvendosje masive nga jugu i Libanit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën