TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Sfidat e Sorensen në dialog

Njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare nuk presin që gjatë këtij viti të ketë rezultate konkrete në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga Brukseli. Kosova ende nuk ka një qeveri të re kurse pushteti në Serbi po ballafaqohet me protesta masive.

by Shpat Blakcori
11 muaj ago
1
A A
Sfidat e Sorensen në dialog

Në shtator të vitit 2023 ishte hera e fundit kur në një tavolinë bashkë u ulën kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Përpjekjet për një takim tjetër tani janë në supet e diplomatit danez, Peter Sorensen, i ngarkuar për t’i normalizuar raportet e tensionuara mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai tashmë ka vizituar Prishtinën dhe Beogradin ku ka zhvilluar takime me krerët shtetëror e të dyja vendeve.

Analisti politik, Agon Maliqi, konsideron se gjatë këtij viti nuk mund të pritet shumë përparim në kuadër të dialogut për shkak të rrethanave aktuale politike në Kosovë si dhe në Serbi.

“Për Sorensen është fazë krejtësisht fillestare e matjes së pulsit, leximit të situatës dhe mësimit të akterëve. Konsideroj që në vitin e parë shumë pak mund të pritet që të ketë progres në dialog nga z.Sorensen. Përveç tjerash nuk kemi ende një qeveri në Gjermani dhe nuk e dimë se si do qaset administrata Trump këtij procesi”, thotë ai.
Edhe profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare në Paris, Valon Murtezaj, nuk pret që në këtë fazë të ketë avancim në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.

Murtezaj e nënvizon faktin se Kosova ende nuk e ka një qeveri të re dhe se Serbia është tronditur nga protestat

“Pas ardhjes së Sorensen i cili është njohës i mirë i Kosovës dhe i rajonit ndoshta dialogu mund të ketë një dinamikë tjetër. Por, duhet të kemi parasysh zhvillimet që priten në ndërkohë, siç është krijimi i qeverisë së re në Kosovë pastaj është edhe bashkëpunimi mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Evropës në përgjithësi. Gjithashtu kemi një situatë në Serbi ku po zhvillohen protesta masive kundër Vuçiqit i cili është protagonist i dialogut nga pala serbe”, thotë Murtezaj.

Përfaqësuesit shtetëror të Kosovës kanë pasur një sërë kërkesash për ndërmjetësin Sorsensen: nga heqja e masave ndëshkuese të BE-së kundër Kosovës deri te dorëzimi i grupit që ka kryer sulm terrorist në Banjska.

Në anën tjetër, presidenti i Serbisë, Vuçiq ka kërkuar themelimin e Asociacionit për t’i vazhduar bisedimet në Bruksel.

Sorensen pas takimeve në Kosovë: Një fillim i mirë

ShareTweet

Postime të ngjashme

Për shkak të Ramazanit, Drejtoria e Arsimit në Prishtinë ndryshon orarin e mësimit

Për shkak të Ramazanit, Drejtoria e Arsimit në Prishtinë ndryshon orarin e mësimit

Orav uron Ramazanin: Kjo kohë vetëreflektimi ju sjelltë shëndet, shpres dhe unitet

Orav uron Ramazanin: Kjo kohë vetëreflektimi ju sjelltë shëndet, shpres dhe unitet

Përleshje fizike në Prishtinë – një i lënduar dhe një i arrestuar

Vetëdorëzohet në Policinë e Prizrenit, i dënuari me mbi tri vjet burg për narkotikë

Pas gati tre vitesh, Endrit Nika dënohet me 18 vjet burgim – detajet nga vrasja e argjentinases në Fushë Kosovë

Pas gati tre vitesh, Endrit Nika dënohet me 18 vjet burgim – detajet nga vrasja e argjentinases në Fushë Kosovë

Izraeli në gjendje alarmi në rast të një sulmi të mundshëm të SHBA-së ndaj Iranit

Izraeli në gjendje alarmi në rast të një sulmi të mundshëm të SHBA-së ndaj Iranit

Lëvizja e Muçit lumturon tifozët e klubit turk, sinjal për të ardhmen e sulmuesit?

Lëvizja e Muçit lumturon tifozët e klubit turk, sinjal për të ardhmen e sulmuesit?

Shkëndija luan sonte kundër Samsunsporit për Play-Off të Ligës së Konferencës

Shkëndija luan sonte kundër Samsunsporit për Play-Off të Ligës së Konferencës

Për shkak të Ramazanit, Drejtoria e Arsimit në Prishtinë ndryshon orarin e mësimit

Për shkak të Ramazanit, Drejtoria e Arsimit në Prishtinë ndryshon orarin e mësimit

Superliga, FFK-ja publikon orarin e javës së 21-të

Superliga, FFK-ja publikon orarin e javës së 21-të

“Mesditë”- 19.02.2026

“Mesditë”- 19.02.2026

Orav uron Ramazanin: Kjo kohë vetëreflektimi ju sjelltë shëndet, shpres dhe unitet

Orav uron Ramazanin: Kjo kohë vetëreflektimi ju sjelltë shëndet, shpres dhe unitet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën