TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Albin Kurti do të jetë kryeministër”, Sallahu: I kemi numrat, qeveria do të bëhet

by TËVË 1
1 vit ago
105
A A
“Albin Kurti do të jetë kryeministër”, Sallahu: I kemi numrat, qeveria do të bëhet

Zëvendësministri në detyrë i Drejtësisë, Blerim Sallahu, thotë se qeveria do të formohet me kryeministër Albin Kurtin.

Sallahu në studion e emisionit “Info Nata” deklaroi se LVV-ja i ka numrat për formimin e qeverisë. Gjithashtu, tha se edhe Kuvendi do të funksionalizohet.

“Numrat i kemi, qeveria do të bëhet, Albin Kurti do të jetë kryeministri i Kosovës, Kuvendi do të funksionalizohet kur t’i vihet momenti dhe kësisoj do të fillojmë me Qeverinë Kurti III, të përgatitur si asnjëherë më parë”, deklaroi ai në Tëvë1.

Zëvendësministër në detyrë i Drejtësisë tha se LVV-ja i ka numrat pasi që është në komunikim me partë tjera, si dhe me disa individë.

“I kemi numrat, sepse jemi në komunikim edhe me partitë tjera, që janë aktuale. Janë konsultat qoftë me subjekte politike, qoftë me individ, pra automatikisht po e them në këtë emision që numrat do t’i kemi kur të vie koha, pas konstituimit të Kuvendit fillojnë afatet kushtetuese. Ne konsultat joformalisht i kemi nisur edhe më herët, mirëpo ne ato zyrtare ia fillojmë automatikisht kur nis thirrja e seancave”, tha ai në Tëvë1.

Sallahu përsëriti që LVV-ja do të arrijë t’i sigurojë 61 vota.

“Numrat dalin si pasojë e negociatave. Këtu vendos kryesia e LVV-së me kryeministrit, negociojnë me njerëz të caktuar dhe kështu vijmë deri te formimi i qeverisë. Për t’ia hequr juve dhe opinionit publik marakun është që qeveria Kurti do të bëhet me 61 vota. S’mund të them që do të ketë lëvizje të deputetëve nga partitë e caktuara, por mund të them që do të ketë 61 numra për ta formuar qeverinë, ku do të përmbushet ligji për formim. S’mund të them që a do të bëhem me subjekte të caktuar apo me deputet, por ajo që mund të them është si plotësim i kriterit kushtetues LVV-ja do ta bëjë qeverinë me 61 numra e më shumë”, deklaroi ai.

Ndërkohë, tha se si rezultat i procesit të zgjatur për certifikimin e zgjedhjeve ka qenë “hajnia dhe manipulimi i votave”.

Ai akuzon LDK-në se bashkë me akterët në mënyrë të organizuar kanë manipuluar me votat nga posta.

“Hajnia dhe manipulimi i votave ka qenë proces i tej zgjatur, përderisa ke pasur vjedhje të organizuara nga një subjekt politik i caktuar, pra i bërë nga krerët e këtij subjekti politik, pra automatikisht që procesi i zgjedhjeve është stërzgjat. Pse? Sepse, LDK-ja bashkë me akterë të tjerë në mënyrë të organizuar ka bë manipulim me postë. Nëse nuk do të kishte një problem të tillë, ne nuk do të bënim ankesa në PZAP e as Supreme”, potencoi Sallahu./teve1.info/

Tags: Blerim Sallahuformimi i qeveriseTeve1
Share14Tweet9

Postime të ngjashme

Themelorja do të vendosë më 1 korrik për të ndalurit në Gazimestan

Themelorja do të vendosë më 1 korrik për të ndalurit në Gazimestan

Humb jetën 75-vjeçari në Gjilan, dyshohet se ra në pusetë gjatë pastrimit të saj

BE-ja kërkon formimin e shpejtë të institucioneve në Kosovë

Zyra e BE-së: Kosovës i duhet stabilitet institucional për të përfituar nga procesi i zgjerimit

Rama mirëpret delegacionin e të rinjve nga Iowa në Prishtinë

Rama mirëpret delegacionin e të rinjve nga Iowa në Prishtinë

Te Japonia të zhgënjyer me eliminimin nga Brazili

Te Japonia të zhgënjyer me eliminimin nga Brazili

Nufi: Shqipëria, kontribut të pandërprerë si aleate e përgjegjshme në NATO

Nufi: Shqipëria, kontribut të pandërprerë si aleate e përgjegjshme në NATO

Themelorja do të vendosë më 1 korrik për të ndalurit në Gazimestan

Themelorja do të vendosë më 1 korrik për të ndalurit në Gazimestan

Humb jetën 75-vjeçari në Gjilan, dyshohet se ra në pusetë gjatë pastrimit të saj

BE-ja kërkon formimin e shpejtë të institucioneve në Kosovë

Zyra e BE-së: Kosovës i duhet stabilitet institucional për të përfituar nga procesi i zgjerimit

​OBSH: Mbi 1,300 vdekje të lidhura me nxehtësinë në Evropë brenda një jave

​OBSH: Mbi 1,300 vdekje të lidhura me nxehtësinë në Evropë brenda një jave

Rama mirëpret delegacionin e të rinjve nga Iowa në Prishtinë

Rama mirëpret delegacionin e të rinjve nga Iowa në Prishtinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën