TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Presidenti sllovak : Mosnjohja e Kosovës s’ka të bëjë me kombin shqiptar

by Tëvë1
8 muaj ago
3
A A
Presidenti sllovak : Mosnjohja e Kosovës s’ka të bëjë me kombin shqiptar

Në të parën vizitë të një presidenti sllovak në Shqipëri, Peter Pellegrini, mbërriti sot në Tiranë, ku u prit nga homologu i tij Bajram Begaj.

Në takim u vlerësuan marrëdhëniet politike mes dy vendeve, u diskutua procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, avancimi i bashkëpunimit ekonomik, si dhe përkushtimi i përbashkët ndaj integrimit dhe stabilitetit rajonal.

Ndër të tjera, krerët e dy shteteve diskutuan edhe për zhvillimin e Ballkanit dhe integrimin në Bashkimin Evropian. Në lidhje me Kosovën, Presidenti i Republikës i shprehu homologut të tij mirënjohje që Sllovakia ka njohur pasaportat, ndërsa u shpreh se “Shqipëria shpreson në mbështetjen e Sllovakisë për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe për mundësinë e rishikimit të qëndrimit lidhur me Republikën e Kosovës”.

“Pozicioni i Shqipërisë mbetet i pandryshuar, mbështetës i palëkundur i Kosovës, sepse Kosova është pjesë e stabilitetit dhe kontribuuese e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe patjetër që ne do të jemi mbështetësit e saj për anëtarësim në institucionet ndërkombëtare, në organizatat ndërkombëtare dhe në punën tonë për të bërë të mundur sa më shumë njohje të reja për Kosovën dhe patjetër për të biseduar edhe me vende të tjera qe nuk e njohin Kosovën për të shikuar alternativa, siç është rasti i Sllovakisë me njohjen e dokumentit të udhëtimit apo me pasaportën që njihet si dokument”-u shpreh Begaj.

Duke marrë si shembull 5 shtetet e BE-së që nuk e njohin Kosovën, Presidenti Begaj theksoi rëndësinë e vazhdimësisë se dialogut dhe bisedimeve, duke shprehur besimin se procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor do të bëjë të mundur arritjen e zgjidhjeve të mosmarrëveshjeve.

Në përgjigje të tij, presidenti Pellegrini u shpreh se ky qëndrim nuk ka të bëjë me popullin shqiptar apo me qëndrimin ndaj kombit shqiptar.

“Nuk do i shmangem pyetjeve për Kosovën, ne i kemi diskutuar këto me Presidentin Begaj, unë kam përfaqësuar pozicionin e Sllovakisë për këtë në përgjithësi të vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën. Kjo është në bazë të një vendimi, nuk ka të bëjë fare me popullin e Shqipërisë, me kombin shqiptar, për ne kombi shqiptar është një komb mik, dhe kjo nuk ka të bëjë fare me qëndrimin tonë negativ kundrejt Kosovës. Kjo është e bazuar në rregullat e diplomacisë tonë për momentin, por unë e informova presidentin për dialogun e artë ndemjet Serbisë dhe Kosovës, për çështjet e sigurisë në rajon, që ka gjithashtu qeveria shqiptare një përfaqësues të posaçëm në lidhje me dialogun që mund të vazhdojë si dialog në të ardhmen. E di që është e nevojshme të vendosim ura”, tha presidenti sllovak./topchannel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani: Serbia përpiqet vazhdimisht ta destabilizojë Kosovën

​Osmani: Çmontuam 900 banda kriminale

Plagoset një person me armë zjarri në Prishtinë

PDK me konventë të hënën, kush do të jetë kryetari i ri?

PDK me konventë të hënën, kush do të jetë kryetari i ri?

“Era është katastrofë” – ankohen prishtinasit për gjendjen e nënkalimeve

“Era është katastrofë” – ankohen prishtinasit për gjendjen e nënkalimeve

Osmani: Serbia përpiqet vazhdimisht ta destabilizojë Kosovën

​Osmani: Çmontuam 900 banda kriminale

FBK dhe FIBA vazhdojnë rrugëtimin e përbashkët drejt Strategjisë 2026-2030

Prishtina mposht Vëllaznimin

Plagoset një person me armë zjarri në Prishtinë

Sylvinho flet për ndeshjen me Serbinë, lëndimet dhe mungesat në kombëtare

Sylvinho i kënaqur me lojën ndaj Anglisë

FFK me video motivuese para duelit me Suedinë

“Play-off”, nuk ka përballje Kosovë – Shqipëri

PDK me konventë të hënën, kush do të jetë kryetari i ri?

PDK me konventë të hënën, kush do të jetë kryetari i ri?

“Era është katastrofë” – ankohen prishtinasit për gjendjen e nënkalimeve

“Era është katastrofë” – ankohen prishtinasit për gjendjen e nënkalimeve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën