TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Si e kaloi kufirin Milorad Dodik për të shkuar në Serbi?

Pavarësisht se Gjykata ka lëshuar fletarrestim ndaj Milorad Dodik, ky i fundit ka udhëtuar për në Izrael ku do të marrë pjesë në një konference mbi antisemitizmin në Jerusalem. Mirëpo mbeten të paqarta rrethana se atij iu mundësua ta kalonte kufirin për të shkuar në Serbi.

by Shpat Blakcori
1 vit ago
1 0
A A

Presidenti nacionalist i entitetit të Republikës Sërpska, Milorad Dodik, po e sfidon drejtësinë në Bosnjë Hercegovinë.

Pavarësisht se është lëshuar një fletarrestim nga Gjykata në Bosnje, Dodik ka udhëtuar pa ndonjë problem për në Izrael ku do të marrë pjesë në një konferencë mbi antisemitizmin në Jerusalem.

Dodik para se të nisej për në Izrael ishte në Batajnicë, afër Beogradit, ku mori pjesë në ngjarje të organizuara për përvjetorin e bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe.
Por, rrethanat mbeten ende të paqarta se si atij iu mundësua ta kalonte kufirin për të shkuar në Serbi.

Disa detaje për lëvizjet e Dodik, i tregon për tëvë1 analisti nga Bosnja, Adi Cerimagiq.

“Për shkak të ndikimit të fuqishëm që ka brenda policisë kufitare, Milorad Dodik e kaloi kufirin për të shkuar në Serbi. Dyshimet janë se ai për në Izrael ka udhëtuar me një helikopter ushtarak të Serbisë ku supozohej të transportohej një person që ishte i sëmurë. Kur i sheh të gjitha këto veprime duket e qartë se Dodik gjatë gjithë kësaj kohe e ka pasur mbështetjen e Vuçiqit. Ai ka thënë se do të kthehet në Bosnje sepse mendon që institucionet e vendit nuk kanë fuqi të mjaftueshme për ta sjellë atë para drejtësisë”, thotë ai për Tëvë1.

Analist i lartë për Ballkanin Perëndimor në Iniciativën Evropiane për Stabilitet, Adi Cerimagiq, thotë se Bosnja Hercegovina po kalon nëpër një krizë të thellë politike.

Sipas tij situata e sigurisë mund të përkeqësohet për shkak liderit separatist serb, Milorad Dodik.

“Bosnja Hercegovina është duke e përjetuar një krizë të thellë politike për shkak të veprimeve të Milorad Dodik dhe mbështetësve të tij. Ata vazhdimisht po i shpërfillin vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe po synojnë t’i zbatojnë agjendat e tyre politike. Për shkak të këtyre zhvillimeve situata e sigurisë seriozisht rrezikon të përkeqësohet në Bosnje dhe Hercegovinë”, thotë Cerimagiq.

Presidenti, kryeministri dhe kryetari i Kuvendit të Republikës Sërpska, Milorad Dodik, Radovan Vishkoviq dhe Nenad Stevandiq, janë të dyshuar për sulm ndaj rendit kushtetues, dhe ndaj tyre është lëshuar një fletarrestim qendror.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gërvalla: I kishim votat për kryetarin e Kuvendit, opozita s’na lejuan të kalojmë në pikat tjera

Gërvalla thotë se faqja e saj në Facebook është sulmuar nga profile të rreme

Pezullohet përdorimi i vajit të palmës dhe qumështit pluhur

Pezullohet përdorimi i vajit të palmës dhe qumështit pluhur

Kurti: Të akuzuarit për sulmin në “Ibër Lepenc” të lidhur ngushtë me Vuçiqin dhe Radoiçiqin

Kurti udhëton për vizitë zyrtare në Gjermani

Hoti e Bajrami nuk morën pjesë në “tubimin e bashkimit” të LDK-së

Hoti e Bajrami nuk morën pjesë në “tubimin e bashkimit” të LDK-së

Barcelona konfirmon titullin me fitore në “El Clasico”

Barcelona konfirmon titullin me fitore në “El Clasico”

Gërvalla: I kishim votat për kryetarin e Kuvendit, opozita s’na lejuan të kalojmë në pikat tjera

Gërvalla thotë se faqja e saj në Facebook është sulmuar nga profile të rreme

Milani humb nga Atalanta, bie në pozitën e katërt

Milani humb nga Atalanta, bie në pozitën e katërt

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Tre pjesëtarë të grupit ‘Torcida” arrestohen nën dyshimin për sulm pas ndeshjes Trepça – Vushtrria

Barcelona në epërsi ndaj Realit në “El Clasico”

Barcelona në epërsi ndaj Realit në “El Clasico”

Trepça avancon ndaj Bashkimit në serinë finale

Trepça avancon ndaj Bashkimit në serinë finale

Dhunohet një grua në Ferizaj, lirohet i dyshuari

Për 3 muaj, 10 raste të dhunimit seksual

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën