TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Imazhet rrëqethëse të luftës në Kosovë nga Paul Refsdal

by Shpat Blakcori
1 vit ago
18 1
A A

Me dhimbje shpjegoi se si u vra një fëmijë 2-vjeçar nga forcat serbe.

Edhe shumë rrëfime të tilla do t’i shihte dhe dëgjonte përgjatë luftës reporteri norvegjez, Paul Refsdal.

Refsdal gjatë gjithë kohës mbante kamerën në dorë për t’i dokumentuar krimet që po kryheshin në Kosovë.

Incizimet e tij tronditën botën perëndimore.

Tani pas 26 vitesh duke reflektuar për luftën reporteri norvegjez thotë se puna e gazetarëve ishte e rëndësishme sepse imazhet e luftës në Kosovë patën ndikim tek shtetet perëndimore.

“Po ne patëm ndikim sepse e treguam të vërtetën por nëse nuk do të kishte vullnet nga qeveritë perëndimore për të intervenuar atëherë nuk do të ndryshonte situata. Shtetet perëndimore ishin në dijeni se çfarë kishin bërë forcat serbe në Kroaci dhe në Bosnje andaj kishin një pamje më të qartë për luftën. Pra ngjarjet e kaluara ndikuan jashtëzakonisht shumë për të ndërhyrë në Kosovë. Natyrisht që puna e gazetarëve ishte e rëndësishme për ta informuar publikun e gjerë se çfarë po ndodhte realisht në Kosovë”, tha reporteri norvegjez.

Refsdal ka ndarë disa nga momentet më prekëse që ka përjetuar gjatë kohës sa e mbulonte luftën në Kosovë.

“Do ta kem gjithmonë në mendje solidaritetin e popullit shqiptar. Nëpër fshatrat e Kosovës mund të trokisnit në çdo derë dhe dikush do t’iu priste me mirësjellje dhe do t’iu ofronte ushqim apo vend për të qëndruar. Gjatë luftës kur unë u plagosa mjekët, infermierët dhe ushtarët e UÇK-së u kujdesen për mua. Me këta njerëz unë akoma ruaj kontakte të ngushta dhe takohem me ta kur vij në Kosovë”, tregoi Refsdal.

Refsdal ka komentuar edhe për luftërat e tjera po zhvillohen në botë. Ai thotë se pavarësisht raportimit të gazetarëve për krimet e kryera ndaj civilëve nëpër konflikte të ndryshme, bota perëndimore nuk tregon vullnet politik për intervenuar siç ndodhi  Kosovën.

“Ju mund t’i shihni konfliktet e tjera siç është rasti me Gazën ku gazetarët i kanë mbuluar zhvillimet atje dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë ndërhyrë për motive politike. Pra është një shembull kur gazetarët edhe pse raportojnë për krimet nuk e ndryshojnë situatën në terren. Në Kosovë mediet perëndimore kishin simpati për civilët shqiptarë dhe antipati për serbët për shkak të asaj se çfarë bënë. Por, sa i përket luftës në Gaza mediet perëndimore kryesisht janë të rreshtuara me Izraelin”, tha ai.

Paul Refsdal ka kaluar më shumë se katër dekada duke mbuluar konfliktet në vende si Sri Lanka, Peruja, Çeçenia, e Afganistani.

Reporteri norvegjez arkivin e tij të luftës ia ka dorëzuar Institutit të Kosovës për krime lufte./teve1.info/

Share2Tweet2

Postime të ngjashme

Spahiu: Osmani mund të rizgjidhet presidente vetëm nëse opozita fiton shumicën

Spahiu: Osmani mund të rizgjidhet presidente vetëm nëse opozita fiton shumicën

Lista e AAK, Gjini: Kapitull i ri, vendi ka nevojë për vendime të prera dhe zhvillim të prekshëm

Lista e AAK, Gjini: Kapitull i ri, vendi ka nevojë për vendime të prera dhe zhvillim të prekshëm

LDK i kërkon Kushtetueses vendim të drejtë për situatën në Kuvend

Publikohet lista e LDK-së, Hoti e Bajrami jashtë dhjetëshes

Lushtaku reagon ndaj akuzave të Alban Bajramit: Je marrë me Sami Lushtakun, trego pse nuk e ke mbiemrin e babës tënd?

A po i vë Albin Kurti ndërkombëtarët para aktit të kryer- flet Kulla

Mbështeti publikisht Erion Veliajn, analisti Ilir Kulla: Bravo Robert Ndrenika

LDK i kërkon Kushtetueses vendim të drejtë për situatën në Kuvend

Publikohet lista e LDK-së, Hoti e Bajrami jashtë dhjetëshes

Lushtaku reagon ndaj akuzave të Alban Bajramit: Je marrë me Sami Lushtakun, trego pse nuk e ke mbiemrin e babës tënd?

Lushtaku reagon ndaj akuzave të Alban Bajramit: Je marrë me Sami Lushtakun, trego pse nuk e ke mbiemrin e babës tënd?

Emisioni “Info Nata” 12.04.2026

Emisioni “Info Nata” 12.04.2026

AAK në krah të studentëve në RMV: Provimi në shqip është e drejtë

AAK publikon listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 7 qershorit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën