TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Shefat ushtarakë evropianë bisedojnë për një forcë paqeruajtëse në Ukrainë

by TËVË 1
1 vit ago
1
A A
Shefat ushtarakë evropianë bisedojnë për një forcë paqeruajtëse në Ukrainë

Një tank i ushtrisë britanike gjatë stërvitjeve të NATO-s më 2024.

Shefat ushtarakë të 30 vendeve evropiane dhe anëtare të NATO-s po takohen në Paris për të diskutuar një plan për një mision të mundshëm paqeruajtës në Ukrainë, pas një armëpushimi që do të mund të negociohej me Rusinë.

Takimi me dyer të mbyllura, që zhvillohet nga 11 deri më 13 mars, vjen në një kohë kur zyrtarët amerikanë u takuan në Arabinë Saudite, me synimin që t’i japin fund luftës trevjeçare të Rusisë kundër Ukrainës.

Pas takimit, dy delegacionet dolën me një deklaratë të përbashkët ku u njoftua se Ukraina është e gatshme të pranojë propozimin amerikan për një armëpushim 30-ditor. Pala amerikane ka thënë se tani i ka mbetur Rusisë që të pranojë këtë propozim.

Takimi në Paris mbledh së shefat e shtabeve të ushtrime të të gjitha 30 anëtarëve evropianë të NATO-s, si dhe zyrtarë ukrainas. Por, mungon një pjesëmarrës i rëndësishëm: Shtetet e Bashkuara.

Zyrtarë evropianë, të cilët folën në kushte anonimiteti, i thanë Radios Evropa e Lirë (REL) se zyrtarët amerikanë nuk ishin ftuar. Ata thanë se Evropa duhet të tregojë se mund të marrë përgjegjësinë për sigurinë e kontinentit dhe të Ukrainës pasi të përfundojë lufta.

Ministri francez i Mbrojtjes, Sebastien Lecornu, sugjeroi se takimi në Paris do të përqendrohet te mënyra se si Evropa mund të mbrojë krahun lindor të NATO-s “në rast se kontributet e disa vendeve – ose një vendi – do të uleshin në të ardhmen”.

Komentet e tij, të bëra më 11 mars në fillim të takimit, ishin një referencë ndaj qëndrimit të presidentit amerikan, Donald Trump, i cili ka shfaqur një qasje më miqësore ndaj Moskës dhe ka sugjeruar që Evropa, e cila për dekada ka qenë nën ombrellën e sigurisë amerikane, duhet të mbrohet vetë.

Franca dhe Britania po punojnë për të krijuar një “koalicion të shteteve të gatshme” të përbërë nga vende evropiane që do të garantonin paqen në Ukrainë pas një marrëveshjeje me Rusinë.

Takimi i shefave ushtarakë në Paris synon të shikojë se çfarë mund të kontribuojnë aleatët e tjerë në një forcë paqeruajtëse evropiane në Ukrainë, në kuptimin e trupave në terren dhe pajisjeve ushtarake.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, u tha liderëve evropianë gjatë një samiti të posaçëm në Bruksel, më 6 mars, se për të ruajtur një armëpushim të mundshëm në Ukrainë do të nevojiteshin midis 500.000 dhe 800.000 ushtarë, thanë disa zyrtarë evropianë për REL-in.

Pjesa më e madhe e kësaj force do të përbëhej nga ushtarë ukrainas, por sipas ekspertëve, ata do të duhej të mbështeteshin nga trupa të shtetet evropiane të NATO-s.

Kush është i gatshëm që të kontribuojë?

Parisi dhe Londra kanë treguar se janë të gatshëm që të dërgojnë trupa. Gjermania ka të ngjarë që t’iu bashkohet, ndërsa Italia dhe Polonia duket se janë më hezituese.

Shumë vende evropiane po përballen me sfida si ushtarake, ashtu edhe politike.

Ministrat e Mbrojtjes të Francës, Britanisë, Italisë dhe Polonisë pritet të takohen në Paris më 12 mars për të diskutuar rreth një force paqeruajtëse evropiane, shkruan REL.

Edhe teksa shefat ushtarakë evropianë po hartojnë plane, dislokimi i forcave do të duhej të miratohej nga parlamentet e vendeve përkatëse. Dhe, kjo nuk është e sigurt.

Përveç politikave të brendshme evropiane, ekzistojnë edhe dy pengesa të mëdha për çdo forcë të mundshme evropiane në Ukrainë – një pengesë ruse dhe një amerikane.

Deri më tani, Kremlini e ka refuzuar në mënyrë kategorike praninë e ndonjë personeli ushtarak evropian në Ukrainë. Edhe nëse Moska do të pranonte, shumë vende evropiane kanë sinjalizuar se do të dërgonin trupa vetëm nëse do të kishte një “garanci nga SHBA-ja”.

Se çfarë do të përfshinte saktësisht një garanci e tillë është ende çështje për negocim. Por, zyrtarë evropianë i kanë thënë REL-it se SHBA-ja është e domosdoshme për mbrojtjen ajrore, inteligjencën dhe transportin.

“Evropa e vetme nuk mund të kryejë operacione ushtarake në shkallë të gjerë pa ndihmën amerikane”, tha një ambasador evropian për REL-in, i cili foli në kushte anonimiteti.

Tags: NATORusiaTeve1Ukraina
ShareTweet

Postime të ngjashme

Dorëhiqet kryeministri i Republikës Sërpska

Dorëhiqet kryeministri i Republikës Sërpska

Starmer: Britania nuk do të përfshihet në një luftë më të gjerë në Lindjen e Mesme

Starmer: Britania nuk do të përfshihet në një luftë më të gjerë në Lindjen e Mesme

Katari i bën thirrje Iranit të ndalojë sulmet ndaj vendeve të Gjirit

Katari i bën thirrje Iranit të ndalojë sulmet ndaj vendeve të Gjirit

Shqipëria i kërkon Maqedonisë së Veriut zbatim të ligjit për gjuhën shqipe

Shqipëria i kërkon Maqedonisë së Veriut zbatim të ligjit për gjuhën shqipe

​Ligjit për automjetet dhe të huajt, Policia: Vetura me autorizime të Serbisë nuk lejohen

​Ligjit për automjetet dhe të huajt, Policia: Vetura me autorizime të Serbisë nuk lejohen

Tahiri viziton Thaçin dhe Veselin në Hagë: Dinjiteti dhe besimi i tyre në të vërtetën mbetet i pathyeshëm

Tahiri viziton Thaçin dhe Veselin në Hagë: Dinjiteti dhe besimi i tyre në të vërtetën mbetet i pathyeshëm

Dorëhiqet kryeministri i Republikës Sërpska

Dorëhiqet kryeministri i Republikës Sërpska

Maqedonci uron Ditën e Forcës: Ushtria e Kosovës, histori suksesi

Maqedonci: Raketat që Serbia ka blerë nga Kina janë sulmuese dhe kërcënuese për rajonin

Kurti e bën këshilltar ligjor, ish-zv.ministri i Drejtësisë kumton lajmin: Ky moment ka një domethënie të veçantë

Kurti e bën këshilltar ligjor, ish-zv.ministri i Drejtësisë kumton lajmin: Ky moment ka një domethënie të veçantë

Serbi i liruar për krime lufte nga Themelorja s’paraqitet në seancën e Apelit

Serbi i liruar për krime lufte nga Themelorja s’paraqitet në seancën e Apelit

“Ishin shokë” –  Pronari dyshohet se vrau klientin, detaje nga vrasja brenda lokalit në Gjakovë

“Ishin shokë” – Pronari dyshohet se vrau klientin, detaje nga vrasja brenda lokalit në Gjakovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën