TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti në takim me Rutten ngre shqetësim për ndërhyrjen e Serbisë në zgjedhjet e 9 shkurtit

by teve1
2 vjet ago
1
A A
Kurti në takim me Rutten ngre shqetësim për ndërhyrjen e Serbisë në zgjedhjet e 9 shkurtit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të martën ka mirëpritur në takim sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, për herë të parë në këtë rol.

Sipas Zyrës së Kryeministrit gjatë takimit, Kurti ka shprehu mirënjohjen e tij për kontributin e çmueshëm të NATO-s në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë.

“Ai theksoi se aspirata e Republikës së Kosovës për anëtarësim në NATO reflekton përkushtimin e vendit tonë ndaj vlerave të përbashkëta të demokracisë, sundimit të ligjit dhe sigurisë dhe vullnetit për të kontribuar në fuqizimin të mëtejshëm të Aleancës”, thuhet në komunikatë.

Gjithashtu, thuhet se kryeministri e ka falënderuar sekretarin Rutte për bashkëpunimin e ngushtë mes misionit të NATO-s, KFOR-it, dhe institucioneve të sigurisë së Kosovës, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme të NATO-s ndaj Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës nëpërmjet misionit këshillëdhënës NALT.

Në diskutim po ashtu është theksuar fakti se Kosova ka organizuar zgjedhje parlamentare të lira dhe demokratike, me pjesëmarrje të të gjitha komuniteteve jo-shumicë.

Megjithatë, bëhet e ditur se Kurti ka ngritur shqetësimin për ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të Serbisë, me mbështetjen e Rusisë, ndaj komunitetit serb përmes presionit, shantazhit dhe dezinformimit.

“Ai theksoi se raportet e misionit të vëzhguesve të BE-së kanë evidentuar përhapjen e dezinformatave nga mediat ruse me bazë në Serbi, si “RT Balkans” dhe “Sputnik Srbija”, të cilat kanë shpërndarë mbi 60 artikuj që synonin manipulimin e komunitetit serb në Kosovë”, theksohet në komunikatë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kadetët e FSK-së përmbyllin me sukses garën ndërkombëtare “Triumfi Dardan”

Kadetët e FSK-së përmbyllin me sukses garën ndërkombëtare “Triumfi Dardan”

Kërkohet paraburgim për dy të dyshuarit në rastin e mbi gjysmë ton marihuanë në Maqitevë

Kërkohet paraburgim për dy të dyshuarit në rastin e mbi gjysmë ton marihuanë në Maqitevë

​Komisioni për Siguri miraton në parim Projektligjin për AME-në, deputetët kërkojnë shqyrtim të kujdesshëm

​Komisioni për Siguri miraton në parim Projektligjin për AME-në, deputetët kërkojnë shqyrtim të kujdesshëm

​GLPS kërkon që Projektligji për Byronë e Konfiskimit të mos votohet në lexim të dytë

​GLPS kërkon që Projektligji për Byronë e Konfiskimit të mos votohet në lexim të dytë

Si humbet nxehtësia nga shtëpia gjatë dimrit dhe si mund të kursehet energjia?

Gështenja mund të ndihmojë zemrën, tretjen dhe humbjen e peshës

Gështenja mund të ndihmojë zemrën, tretjen dhe humbjen e peshës

​Komisioni për Siguri miraton në parim Projektligjin për AME-në, deputetët kërkojnë shqyrtim të kujdesshëm

​Komisioni për Siguri miraton në parim Projektligjin për AME-në, deputetët kërkojnë shqyrtim të kujdesshëm

​GLPS kërkon që Projektligji për Byronë e Konfiskimit të mos votohet në lexim të dytë

​GLPS kërkon që Projektligji për Byronë e Konfiskimit të mos votohet në lexim të dytë

Publikohen shpenzimet tremujore (korrik – shtator 2026) të subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvend

Publikohen shpenzimet tremujore (korrik – shtator 2026) të subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvend

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën