TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

KQZ nuk do të procedojë me rezultatet përfundimtare shkaku i ankesave të LVV-së

by Tëvë1
10 muaj ago
4
A A
KQZ nuk do të procedojë me rezultatet përfundimtare shkaku i ankesave të LVV-së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk do të procedojë me shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit vetëm pasi të ketë vendimmarrje të PZAP-së dhe eventualisht Gjykatës Supreme ndaj ankesave që janë paraqitur nga Lëvizja Vetëvendosje.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“KQZ është njoftuar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa se në këtë institucion janë paraqitur tri ankesa nga një subjekt politik. Andaj, KQZ do të presë vendimmarrjen e PZAP-it dhe eventualisht edhe të Gjykatës Supreme para se të procedojë me shpalljen e rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, të cilat janë mbajtur më 9 shkurt 2025”, ka thënë Elezi.

Ndërkohë, nga Lëvizja Vetëvendosje kanë konfirmuar se ankesat lidhen me votimin me postë.

“Është evidente skema që është përdorur nga votimi përmes postës në mërgatë. 400% më shumë vota për LDK-në, me vota shabllone për kandidatë të caktuar, ndërkohë që ekstremisht larg nga ky trend janë PDK e parti të tjera opozitare”, ka shkruar zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka në Facebook.

Ai ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje kërkon hetim të plotë për të gjitha parregullsitë e raportuara në mënyrë që të sigurohet një proces zgjedhor i pastër, i drejtë dhe i ndershëm.

“Sikurse, shkeljet dhe parregullsitë e evidentuara tashmë i kemi raportuar në polici dhe prokurori. Mbetemi në pritje të reagimeve konkrete dhe zyrtare nga institucionet përgjegjëse. Vullneti i popullit i shprehur në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 nuk mund të preket e as tjetërsohet”, ka shtuar ai.

Procesi i numërimit të votave në QNR ka përfunduar të mërkurën, derisa subjektet politike kanë pasur afat 48 orë për të paraqitur ankesat.

Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Prishtinë në një përgjigje për RTK-në, lidhur me ankesat në procesin e numërimit të rezultateve ka konfirmuar se është në fazën e grumbullimit dhe verifikimit të informacionit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kryeministri i Libisë konfirmon vdekjen e shefit të ushtrisë në aksidentin ajror

Kryeministri i Libisë konfirmon vdekjen e shefit të ushtrisë në aksidentin ajror

Durmishi: Këtë javë përfundon një segment i rrugës Prishtinë-Pejë

Durmishi: Këtë javë përfundon një segment i rrugës Prishtinë-Pejë

Limaj: Ish-opozita po lufton se kush do të dalë i dyti apo i treti

Limaj: Ish-opozita po lufton se kush do të dalë i dyti apo i treti

Limaj: Koalicioni PAN ishte gabimi më i madh politik, Nisma pagoi kosto

Astronautët kinezë gjejnë meteoritë në Hënë dhe sjellin shkëmbinj në Tokë

“Këndi i Debatit” 23.12.2025

“Këndi i Debatit” 23.12.2025

Humbet kontakti me avionin që transportonte shefin e ushtrisë së Libisë pas ngritjes nga Ankaraja

Humbet kontakti me avionin që transportonte shefin e ushtrisë së Libisë pas ngritjes nga Ankaraja

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën