TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Vdes Ahmet Qeriqi, drejtori i Radio Kosova e Lirë

by tëvë1
1 vit ago
0
A A
Vdes Ahmet Qeriqi, drejtori i Radio Kosova e Lirë

Sot, në moshën 79-vjeçare, pas një sëmundje të rëndë e të gjatë, ndërroi jetë, drejtori i Radios Kosova e Lirë, profesor, Ahmet Qeriqi.

Ahmet Qeriqi, ka lindur në Krojmir të Drenicës më 24 dhjetor 1946. Ishte një figurë e njohur e veprimtarisë kombëtare. Ai e përfundoi shkollën fillore në vendlindje dhe vijoi studimet në Medresenë “Alaudin” në Prishtinë. Pasi u arrestua dhe u dënua në vitin 1965 për propagandë armiqësore, ai u përjashtua nga shkolla dhe kaloi nëpër periudha të vështira, duke përfshirë shërbimin ushtarak dhe studimet universitare, njofton Radio Kosova e Lirë.

Ai ishte aktiv në veprimtari ilegale që nga vitet 1960, duke bashkëpunuar me figura të tjera të njohura të kohës, përfshirë formimin e Organizatës për Çlirim dhe Bashkim Kombëtar. Ai mori pjesë në demonstratat e vitit 1981 dhe vuajti dënime të shumta për veprimtari politike dhe propagandë armiqësore, duke kaluar një periudhë të gjatë në burgje të ndryshme të Jugosllavisë.

Përveç angazhimeve politike dhe edukative, Ahmet Qeriqi kontribuoi në organizimin e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) ku nga Shtabi i Përgjithshëm u caktua përgjegjës i radios Kosova e Lirë dhe e udhëhoqi me përkushtim pas luftës e deri në ditën e vdekjes së tij.

Ahmet Qeriqi është autor i dhjetëra veprave, qindra analizave, komenteve e shkrimeve të ndryshme.

Varrimi i të ndjerit  bëhet në orën 15:00 në varrezat e lagjes Qeriqi, në Krojmir të Drenicës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Hoxhaj: Dialogu ka hyrë në fazë të rrezikshme, Kurti s’po e trajton si interes nacional

Hoxhaj: Është absurde që përdorimi i shqipes të kthehet në çështje në një shtet që synon BE-në

Arrestohet i dyshuari që rrëmbeu tre persona dhe kërkoi para për lirimin e tyre

Tre të lënduar në një aksident në Podujevë

Këshilla si të qëndroni të hidratuar në këto ditë të nxehta

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Auto Draft

Dhimbja që s’u shua as pas 27 vitesh, kujtohet Masakra e Rezallës

Hoxhaj: Dialogu ka hyrë në fazë të rrezikshme, Kurti s’po e trajton si interes nacional

Hoxhaj: Është absurde që përdorimi i shqipes të kthehet në çështje në një shtet që synon BE-në

Arrestohet i dyshuari që rrëmbeu tre persona dhe kërkoi para për lirimin e tyre

Tre të lënduar në një aksident në Podujevë

Këshilla si të qëndroni të hidratuar në këto ditë të nxehta

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Çanak: Kurti është duke e respektuar rendin dhe  ligjin

Çanak kritikon memorandumin e Qeverisë serbe dhe Kishës për themelimin e Universitetit të Shën Savës

Dimiq: Sulmi ndaj Universitetit në Beograd, goditje ndaj demokracisë dhe autonomisë akademike

​Demokratët evropianë kërkojnë shkarkimin e ministrit serb për deklaratën se policia ka të drejtë të vrasë të rinj

Auto Draft

Dhimbja që s’u shua as pas 27 vitesh, kujtohet Masakra e Rezallës

Auto Draft

“Pa u çlirua Kosova unë nuk largohem prej këtu,” – rrëfimi i motrës së Zaim Muqës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën