Boksierja, Donjeta Sadiku të dielën e regjistroi fitoren e dytë në Kampionatin Botëror.
Në garën që po mbahet në Stamboll të Turqisë, boksierja shqiptare u kualifikua në çerekfinale.
Ajo e mposhti kongolezen Jocelyne Tshamala 5:0 në kategorinë deri në 60 kilogramë.
Kurse, sot ajo e synon medaljen. Konkretisht, pasdite, Sadiku do ta zhvillojë meçin e radhës.