TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Familjari i Adem Jasharit tregon momenti kur pa automjetet serbe që u nisën nga Mitrovica për në Prekaz

Qytetarë të shumët vizituan Prekazin këtë të mërkurë në përvjetorin 27 të “Epopesë së UCK-së”, Ata bënë nderime tek kompleksi “Adem Jashari” në këtë fshat, ku treguan edhe kujtimet e tyre për 5 marsin e vitit 1998.

by Doresa Geci
1 vit ago
2 0
A A

Në orët e hershme të se mërkurës qytetarë të shumët ia mësynë Prekazit.

Me autobusë, vetura e motoçikleta ata erdhën për të bërë homazhe në kompleksin “Adem Jashari” në ditën e nisjes së Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Mbi kullat e Jasharëve në këtë 5 mars u lëshuan paragllajdë të shumtë në shenjë nderimi për kontributin e kësaj familje.

E datën 5 mars të vitit 1998,  e kujton më shumë emocione Gani Barani i cili tregon momentin kur automjetet e ushtrisë serbe u nisën nga Mitrovica për në Prekaz.

“Me kujtohet ajo ditë shumë qartë pasi shtëpinë e kam në qendër të Mitrovicës dhe kur kanë filluar herët shumë herët automjetet e ndryshme të drejtuar për këtu dhe kam menduar se në të vërtetë do të sulmojnë. Ngase këta unë i kam edhe familjar, konkretisht unë jam edhe nip i tyre dhe jemi tezaka. Në atë moment jam munduar të thërras me telefon fiks por nuk kam pasur mundësi por faktikisht këta kanë qenë të informuar . Prej Mitrovicës e deri këtu jam munduar me i informuar”, ka deklaruar ai.

Në këtë fshat të Skenderajt erdhi edhe Bekim Hoti, që nga pamja fizike duket sikurse Adem Jashari.

“Po mundohem që të i ngjaj për nga dukja fizike, po ndodh çdo ditë kur me shohin fëmija, rinia me ndalin për foto me japin komplimente pozitive. Arsyeja është pasi Adem Jasharin e kam idoll, ashtu sic duhet ta ketë çdo shqiptar që jeton në rruzullin tokësor sepse sakrifica e tij është aq sublime aq madhor saqe ne sot e gëzojmë lirinë”, tha ai.

Kurse një 15 vjeçar nga Skenderaj, këtë 27 vjetor të epopesë së UCK-së, vendosi të sjellë përmes këtij projekti emrat e 1432 fëmijëve të vrarë gjatë luftës.

Kam punuar projektin për 1432 fëmijë martirë të Kosovës e të cilët e kanë humbur jetën padrejtësisht nga gjenocidi shtetëror i Serbisë.

“Procedura me ka marrë kohë rreth dy muaj por Nustret Pllanës që i kam huazuar të dhënat secili është me emër të tij prej burimeve të sakta të Nustret Pllanës këtu mund të gjejnë edhe fëmijët e vet të cilët i kanë humbur gjatë luftës.  Nuk e dijë ideja vetë me ka ardhur si shpërblim, që të jenë edhe këta pjesë e historisë e mos mu harru”, tha autori i punimit për fëmijët e vrarë, Fatjon Gashi.

Madje këtu u panë edhe mysafir nga Shqipëria të cilët ishin nisur në orën 2:00 të natës për të mbërritur në Prekaz.

“Ne në Prekaz ka 17 vite që vijmë jo sot që bëhen homazhet por edhe në ditën e Pavarësisë ishim këtu.Pa Prekaz nuk do të kishte Dardani .. mbi luftën dhe me Rezistencën e familjes Jashari i dha një jehon për liri dhe pavarësi Dardania”, tha qytetari nga Fieri, Kristajq Ziho.

Aktivitet për të shënuar 27 vjetorin e Epopesë së UÇK-së do të mbahen edhe me 6 mars, kurse me 7 mars epopeja si zakonisht me 7 mars me “Natën e Zjarreve” në Prekaz.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ekspertja e forenzikës linguistike dëshmon në procesin ndaj Thaçit dhe të tjerëve në Hagë

Ekspertja e forenzikës linguistike dëshmon në procesin ndaj Thaçit dhe të tjerëve në Hagë

Shumë shërbime në zgjedhjet e ardhshme do të ofrohen online

22 parti politike një iniciativë qytetare dhe një kandidat i pavarur garojnë në zgjedhjet e 7 qershorit

Kusari-Lila: Forumi “Future Industry Minds”, hapësirë për prezantimin e potencialit ekonomik

Kusari-Lila: Forumi “Future Industry Minds”, hapësirë për prezantimin e potencialit ekonomik

Nis seanca ndaj Thaçit dhe të tjerëve kundër administrimit të drejtësisë

Nis seanca ndaj Thaçit dhe të tjerëve kundër administrimit të drejtësisë

Kos: Kur vendet e rajonit japin rezultate, edhe ne veprojmë

Shtetasi amerikan rezulton pozitiv me hantavirus

Shtetasi amerikan rezulton pozitiv me hantavirus

Konjufca: Kërkojmë trajtim të barabartë e të drejtë nga BE-ja, të nisin negociatat për anëtarësim

Konjufca: Kërkojmë trajtim të barabartë e të drejtë nga BE-ja, të nisin negociatat për anëtarësim

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën