TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

KDI: Refuzimi i Kurtit për të dëshmuar cenon sundimin e ligjit

by tëvë1
1 vit ago
1
A A
Dramat e kryeministrit me Prokurorinë

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), përmes një komunikate ka shprehur shqetësimin shqetësimin lidhur me qasjen refuzuese të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për të dëshmuar në ambientet e Prokurorisë Speciale, në rastin e njohur si “Rezervat Shtetërore.

Sipas tyre ky veprim sfidon dhe minon parimin themelor të sundimit të ligjit dhe barazisë para ligjit, dy shtylla kyçe të rendit demokratik.

“Refuzimi i kryeministrit për t’iu përgjigjur një ftese zyrtare të organeve të drejtësisë, sipas procedurës së paraparë ligjore, ushqen përshtypjen e gabuar se parimi i barazisë para ligjit nuk vlen për zyrtarët e lartë, të cilët mbi këtë praktikë mund t’u shmangen rregullave që vlejnë edhe për qytetarët e tjerë. Insistimi i kryeministrit për të diktuar kushtet e dhënies së dëshmisë – duke këmbëngulur që intervistimi të zhvillohet në zyrën e tij dhe jo në ambientet e Prokurorisë – krijon një precedent të rrezikshëm dhe bie ndesh me dispozitat ligjore në fuqi. Sundimi i ligjit nënkupton se askush, pavarësisht pozitës apo funksionit, nuk gëzon trajtim të veçantë përballë institucioneve të drejtësisë.

Nëse kreu i Qeverisë mund t’i shmanget thirrjeve të Prokurorisë apo të vendosë vetë se ku do të japë dëshmi, atëherë edhe zyrtarëve të tjerë publikë apo qytetarëve të zakonshëm do t’u krijohen mjaftueshëm alibi për t’a legjitimuar këtë praktikë. Në një demokraci të mirëfilltë ku zbatohet parimi i balanceve dhe kontrolleve midis pushteteteveudhëheqësit institucionalë kanë përgjegjësinë të japin shembullin më të mirë në respektimin e ligjit. Roli i Kryeministrit nuk është të vërë në pikëpyetje apo të negociojë zbatimin e procedurave ligjore, por të tregojë se askush – as vetë ai – nuk është mbi ligjin.

Duke refuzuar të paraqitet në Prokurori sipas kërkesës zyrtare, Kryeministri bie ndesh me pritshmëritë e qytetarëve për llogaridhënie dhe transparencë. Për më tepër tani që procesi zgjedhor, në aspekt të votimit, veçse ka përfunduar, dhënia e dëshmisë nga ana e Kryeministrit nuk prodhon asnjë efekt elektoral kundrejt tij apo subjektit që ai përfaqëson”, thuhet në reagim.

KDI i bën thirrje kryeministrit Kurti që në respektim të parimit të sundimit ligjit dhe të bashkëpunimit me organet e drejtësisë, të paraqitet pa kushte në Prokurorinë Speciale për të dhënë dëshminë e kërkuar.

Sipas KDI-së, vetëm duke vepruar në këtë mënyrë, ai mund të forcojë besimin e publikut tek institucionet shtetërore dhe të dëshmojë se, në një shtet ligjor të vërtetë, askush nuk është mbi ligjin.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Dita Ndërkombëtare për Zero Mbetje

​Dita Ndërkombëtare për Zero Mbetje

Sot veteranët e UÇK-së protestojnë kundër ekspozitës për masakrat në Kosovë

Sot veteranët e UÇK-së protestojnë kundër ekspozitës për masakrat në Kosovë

Rrezik i një agresioni ushtarak për Kosovën?

​Dërgimi i FSK-së në Gaza dhe 500 mijë eurot për Kombëtaren, mblidhet Qeveria

Mot i vranët dhe me riga shiu të hënën

Mot i vranët dhe me riga shiu në disa vende

​Dita Ndërkombëtare për Zero Mbetje

​Dita Ndërkombëtare për Zero Mbetje

Tërmet në Iran

Tërmet në Shqipëri

Turqia nuk do të zhvillojë stërvitje në stadiumin “Fadil Vokrri”

Turqia nuk do të zhvillojë stërvitje në stadiumin “Fadil Vokrri”

Sot veteranët e UÇK-së protestojnë kundër ekspozitës për masakrat në Kosovë

Sot veteranët e UÇK-së protestojnë kundër ekspozitës për masakrat në Kosovë

Rrezik i një agresioni ushtarak për Kosovën?

​Dërgimi i FSK-së në Gaza dhe 500 mijë eurot për Kombëtaren, mblidhet Qeveria

​81-vjet nga masakra e Tivarit

​81-vjet nga masakra e Tivarit

Mot i vranët dhe me riga shiu të hënën

Mot i vranët dhe me riga shiu në disa vende

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën