TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

27 vjet nga beteja e Likoshanit dhe Qirezit

by tëvë1
1 vit ago
1
A A
27 vjet nga beteja e Likoshanit dhe Qirezit

Sot bëhen 27 vjet nga fillimi i luftës në Kosovë, e cila nisi në fshatrat e Drenicës – Likoshan dhe Qirez, ku te vendi i quajtur “Te tre lisat” u zhvilluan luftimet mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave kriminale serbe.

Në luftimet e zhvilluara mbetën të vrarë disa policë serbë. Si pasojë e kësaj, forcat e armikut rrethuan të dy fshatrat, ku ekzekutuan 24 civilë të pafajshëm.

Në rrethimin e fshatrave, armiku përdori artileri të rëndë, duke përfshirë helikopterë dhe shumë mjete tjera të blinduara, përfshirë edhe tanke, raporton Kp.

Qysh në ditën e parë të luftimeve, armiku kreu masakrat ndaj civilëve, vetëm në familjen Ahmeti vrau 11 persona.

Pas pak ditësh, më 5 mars, ushtria dhe policia serbe rrethuan familjen e komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari. Familja Jashari rezistoi për tre ditë dhe tre netë në luftimet kundër armikut.

Me luftën e Prekazit, tani më çdo gjë ishte e qartë – në Kosovë lufta për liri nuk do të kishte të ndalur.

Gjatë luftimeve deri në çlirimin e vendit, rreth 1 milion shqiptarë u dëbuan nga Kosova, 15.000 u vranë, 2.400 prej tyre ranë dëshmorë.

Forcat serbe kryen shumë masakra, si atë në Abri, Reçak, Meje, e shumë të tjera.

Gjatë luftës së fundit në Kosovë janë zhdukur rreth 5.000 njerëz dhe ende nuk dihet për fatin e mbi 1600 personave. Mbi 20.000 gra u dhunuan.

Gjatë periudhës kohore mars 1998 – qershor 1999, njësitë kriminale dhe artileria e rendë serbe kanë shkatërruar dhe djegur pjesërisht ose tërësisht rreth 1.100 vendbanime shqiptare, kanë plaçkitur, djegur e shkatërruar mbi 200.000 shtëpi, banesa, lokale afariste, punëtori zejtare, fabrika, shkolla, biblioteka, monumente kulturore-historike, objekte kulturore, shkencore e fetare.

Bombardimet e NATO-s filluan më 24 mars të vitit 1999 mbi caqet ushtarake jugosllave. NATO, me përkrahjen tokësore të UÇK-së, detyroi forcat serbe të largohen nga Kosova, dhe atë që njihej si kasapi i Ballkanit – Sllobodan Millosheviqin të nënshkruajë kapitullimin në Kumanovë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haxhiu për gërmimet në Kalludër: Zhvillim i rëndësishëm në përpjekjet për ndriçimin e fatit të të zhdukurve

Haxhiu: Shtrirja e sovranitetit në çdo pjesë të vendit, parakusht për zbardhjen e fatit të të zhdukurve

Debati për hapjen e konsullatës serbe në Shkodër, banorët në protestë: I kemi të freskëta plagët

Debati për hapjen e konsullatës serbe në Shkodër, banorët në protestë: I kemi të freskëta plagët

Auto Draft

Traditë që nga viti 1989 -aksioni për dhurimin e gjakut në fshatin Poslishtë të Prizrenit

Auto Draft

Saga e investimit katërmilionësh,“Gjin Gazulli” në përfundim- Luxdev angazhon kompani të re

Tahir Kukaj imam dhe kapelan-nga Drenica në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Tahir Kukaj imam dhe kapelan-nga Drenica në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Pse e zgjodhën forcat serbe fshatin Kalludër e Vogël për t’i fshehur gjurmët e krimit?

Gërmimet në Kalludër – një tjetër arrestim për krime lufte në Zubin Potok

​Zjarr në një banesë në Prishtinë

​Zjarr në një banesë në Prishtinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën