Dukagjini dhe Llapi do të ballafaqohen në kuadër të xhiros së 35-të në Superligën e Kosovës.
Kjo ndeshje zhvillohet sot me fillim nga ora 15:00 në “18 Qershori”. Të gjelbërit duan fitoren për t’i ikur zonës së pozitës tetë, kurse llapjanët në këtë takim janë të relaksuar, pasi kanë siguruar garat ndërkombëtare.
Edhe Dallku, por edhe Batatina pak para ndeshjes kanë shfaqur edhe formacionet startuese.
Formacionet zyrtare:
Dukagjini: Muhaxhiri, Palushaj, Zenunaj, Basri, Hasanaj, Gashi, Shabani, Jashanica, Mërlaku, Da Sillva, Chibueze
Llapi: Abdullahu, Dushkaj, Peposhi, Shabani, Jashari, Maliqi, Sadriu, Ahmeti, Fazliu, Veliu, Shillova. /Tëvë1/