TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Posti i presidentit konsiderohet përcaktues në “pazaret” për formimin e qeverisë

by teve1
9 muaj ago
3
A A
Posti i presidentit konsiderohet përcaktues në “pazaret” për formimin e qeverisë

Megjithëse janë procese të ndara, zgjedhja e presidentit të Kosovës në prill të vitit 2026, po konsiderohet determinuese edhe për formimin e qeverisë pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

Sipas analistëve politikë, secili koalicion eventual për formimin e qeverisë do të përfshijë edhe çështjen e pozitës së presidentit.

Të njëjtit thonë se në bazë të rezultateve preliminare, nevojitet një koalicion në mes partive më të mëdha në mënyrë që të formohet një qeveri më stabile, e cila më pas do të reflektonte pozitivisht edhe në procesin e zgjedhjes së presidentit.

Megjithatë, vlerësohet se nëse partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje tenton të formojë qeverinë vetëm me komunitetet joserbe dhe “peshkimin”, e ndonjë deputeti, atëherë çështja e presidentit do të lihet në një moment tjetër.

Në bazë të rezultateve preliminare të KQZ-së për zgjedhjet e 9 shkurtit, pa përfshirjen e votave me kusht dhe ato të diasporës, Lëvizja Vetëvendosje pritet t’i ketë 47 deputetë në Kuvend, PDK-ja 25, LDK-ja 20 dhe AAK-Nisma 8 deputetë, si dhe komunitetet joshumicë 20 deputetë.

Në anën tjetër, Kuvendi i Kosovës për zgjedhjen e presidentit duhet të ketë 80 vota të 120 deputetëve sa i ka gjithsej. Në rast se kandidati për president nuk i merr këto vota në dy rundet e para, në rundin e tretë zgjidhet me votat e gjysmës së deputetëve.

Analisti politik, Blerim Canaj thotë për KosovaPress, se formimi i çfarëdo qeverie me një shumicë të thjeshtë, do ishte problematike për zgjedhjen e presidentit dhe për këtë arsyeje ky post do të ketë rol edhe në formimin e Qeverisë.

“Absolutisht po. Ne jemi dëshmitarë dhe kemi përvojën dhe rëndësinë që ka zgjedhja e presidentit, po ashtu edhe konfliktet që mund të sjell zgjedhja e presidentit. S’po flas për konflikte të vrazhda por konflikt në kuptimin e asaj që mund të ketë ngërç dhe stërzgjatje të procesit dhe mund të bie qeveria për atë çështje dhe të kemi pas 1 viti prapë zgjedhje… Kur vjen çështja e presidentit cilado që e formon qeverinë mund të ketë probleme, pasi dihet se është një numër prej 81 deputetëve që duhet të jenë prezent”, thotë ai.

Ndërkaq, analistja politike, Alma Lama deklaron se në rast të koalicioneve, posti i presidentit patjetër që do të jetë pjesë e “pazareve” për formimin e qeverisë.

Mirëpo, sipas saj, nëse shkohet në një qeveri të pakicës, atëherë çështja e presidentit do të lihet të gjendet një zgjidhjeve në vitin 2026.

“Mund të jetë, por mund edhe mos të jetë. Mund të zgjidhet një qeveri dhe të bëjë shumicën e thjeshtë që është 61 vota dhe pastaj të pritet momenti tjetër ku kërkohen dy të tretat e votave të deputetëve. Kjo kërkesë është që të zgjidhet një president konsensual që e pranojnë të gjitha palët, pavarësisht nga numrat. Ajo çka po shohim deri tani nga rezultati i zgjedhjeve është se pa një koalicion nga dy partitë të mëdha është i vështirë që të sigurohen votat edhe me minoritetet për zgjedhjen e presidentit. Do të varen sesi do të jenë zhvillimet brenda subjekteve politike, cilat do të jenë bashkëpunimet?”, thekson Lama.

Mandati i presidentes aktuale të Kosovës, Vjosa Osmani, përfundon më 7 prill 2026.

Në rast se Kuvendi dështon ta zgjedhë presidentin, atëherë ai shpërndahet dhe shpallen zgjedhjet e reja, të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh/KP

ShareTweet

Postime të ngjashme

Hajdari: Akuzat e Prokurorisë për shkelje ligjore, një tendencë politike kundër Qeverisë Kurti

Hajdari: Akuzat e Prokurorisë për shkelje ligjore, një tendencë politike kundër Qeverisë Kurti

Dorëheqja e Krasniqit, Lladrovci: Nuk po adresohet përgjegjësia e organizimit

Dorëheqja e Krasniqit, Lladrovci: Nuk po adresohet përgjegjësia e organizimit

Ekzekutohen pensionet me rritje

Ekzekutohen pensionet me rritje

25 vjet burgim për vrasjen e 7 nëntorit 2024 në Gjilan

25 vjet burgim për vrasjen e 7 nëntorit 2024 në Gjilan

Hajdari: Akuzat e Prokurorisë për shkelje ligjore, një tendencë politike kundër Qeverisë Kurti

Hajdari: Akuzat e Prokurorisë për shkelje ligjore, një tendencë politike kundër Qeverisë Kurti

Mbappe flet pas rekordit të madh

Mbappe flet pas rekordit të madh

Shqipëria U17 mposhtet thellë nga Kroacia

Shqipëria U17 mposhtet thellë nga Kroacia

Flaka Loxha lufton për medalje të bronztë

Flaka Loxha lufton për medalje të bronztë

Dorëheqja e Krasniqit, Lladrovci: Nuk po adresohet përgjegjësia e organizimit

Dorëheqja e Krasniqit, Lladrovci: Nuk po adresohet përgjegjësia e organizimit

Shaqiri flet për provokimet e serbëve dhe festën me shqiponjë

Shaqiri flet për provokimet e serbëve dhe festën me shqiponjë

Marco Guida, arbitri që do të gjykojë ndeshjen Shqipëri – Angli

Marco Guida, arbitri që do të gjykojë ndeshjen Shqipëri – Angli

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën