TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Pesë mënyra të shpejta për të çliruar stresin pa u larguar nga tavolina e punës

by teve1
2 vjet ago
1
A A
Pesë mënyra të shpejta për të çliruar stresin pa u larguar nga tavolina e punës

Të gjithë e dimë këtë ndjenjë, ose së paku e kemi provuar një herë në jetë.

Ndonjëherë ndjejmë nevojën të ngrihemi nga tavolina jonë e punës dhe të dalim për atë që njihet ndryshe si “të marrim pak ajër”, në mënyrë që të largojmë stresin dhe të vazhdojmë punën.

Por, ndërkohë merrni ndonjë telefonatë dhe duhet të qëndroni patjetër edhe pesë-gjashtë minuta tjera – e në rastin më të keq të mos ngriteni më fare.

Në këtë rast duhet të veproni ndryshe, që të heqni stresin teksa nuk mund t’i shmangeni tavolinës së punës dhe obligimeve që ju presin.

Më poshtë gjeni pesë mënrya të shpejta për të reduktuar stresin duke qëndruar në tavolinën e punës.

1. Masazhi i veshëve

Kjo duket shumë e çuditshme për t’u bërë në vendin e punës, por është një praktikë nga mjekësia tradicionale kineze e cila është dëshmuar se funksionon. Të tjera studime mjekësore kanë treguar se masazhi i veshëve (ose akupresioni aurikular) ç’liron stresin dhe ankthin para dhe pas operacioneve te pacientët.

Truku është që veshi të bëhet masazh me gjentilesë, në qendër të pjesës së epërme të veshit. Kjo pikë që quhet pika Shen Men thuhet se e largon stresin dhe shton energjinë, që është pikërisht ajo që ju nevojitet gjatë një dite plot me punë.

Nëse keni vështirësi që të gjeni këtë pikë, atëherë bëni masazh pjesën e brendshme të veshit dhe më pas edhe pjesën e jashtme. Kjo duhet të prodhojë efektin e njëjtë sikurse pika Shen Men.

2.Ndërroni hapësirën e punës

Prindërit tuaj e kanë pasur gjithmonë mirë kur ju kanë thënë të pastroni dhomën. Mendja juaj reflekton hapësirën e punës dhe anasjelltas.

Edhe nëse jeni të stër ngarkuar me punë, atëherë patjetër gjeni kohë dhe ndërroni pozitën e gjërave tuaja dhe pastroni hapësirën e punës.

Kur e keni rregulluar tavolinën tuaj, rregulloni edhe veten. Atëherë mund të vazhdoni punën me energji të re.

3.Truku me gishtat

Nëse dëshironi t’u jepni pushim gishtave tuaj, atëherë kujdesuni që t’i fërrkoni mirë, por keni kujdes me gishtat e mëdhenj.

Masazhoni kujdesshëm rrathët në gishtat tuaj të mëdhenj, me shumë gjentilesë duke relaksuar muskujt.

4. Teknika e frymëmarrjes

Para se thuani se ju dini si ta bëni këtë, lexojeni këtë mirë. Kur merrni frymë thellë, që është gjëja më e thjeshtë, ju mund të relaksoheni – por edhe më shumë mund ta bëni këtë nëse praktikoni edhe disa gjëra tjera të vogla.

Është e thjeshtë. Kur merrni frymë, paramendoni që ajrin e keni në stomak në vend të gjoksit. Shtyni stomakun para që të tërhiqni ajrin sa më poshtë, më pas çlironi duke bërë të kundërtën. Punoni pak me muskujt tuaj që të keni tri frymëmarrje, më pas kthehuni në ritmin e zakonshëm. Tash jeni më të relaksuar për t’i kryer punët tuaja.

5. Relaksimi progresiv

Kjo teknikë medituese përdoret për të luftuar ankthin dhe stresin, kurse është mënyrë e shpejt për të lidhur trupin tuaj pa shkuar diku.

Filloni me gishtat e këmbëve duke i tensionuar dhe ngadalë duke i çliruar muskujt. Punoni lart nëpër trup duke ç’liruar muskujt në këmbë, në stomak, krah dhe qafë, e madje edhe në fytyrë.

Nuk merr shumë kohë dhe do të përfundoni me energji të lartë, të gatshëm për t’u përballur me sfidat e mbetura të ditës.

Stresi në zyre është një gjë që nuk mund t’i ikni, por nuk duhet të jetë patjetër kështu. Gjeni kohë për t’u kujdesur për veten dhe ju do të nxjerrni frytet duke hyrë në ritëm të punës me produktivitet të rritur.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Si ta dalloni për 30 sekonda nëse këpucët janë prej lëkure të vërtetë: Ky detaj imitohet me vështirësi

Si ta dalloni për 30 sekonda nëse këpucët janë prej lëkure të vërtetë: Ky detaj imitohet me vështirësi

Gjërat që nuk duhet t’ja thoni një femre shtatzënë

Gjërat që nuk duhet t’ja thoni një femre shtatzënë

Këto janë 5 gabimet që po ju “vjedhin” energjinë çdo ditë

Këto janë 5 gabimet që po ju “vjedhin” energjinë çdo ditë

Pse asistentët e fluturimit ju kërkojnë të ngrini perden në dritaren e aeroplanit para nisjes dhe gjatë aterimit

Pse asistentët e fluturimit ju kërkojnë të ngrini perden në dritaren e aeroplanit para nisjes dhe gjatë aterimit

Kongresmeni Wilson: Rusia rekruton dhe trajnon operacione terroriste në Serbi

Kongresmeni Wilson: Rusia rekruton dhe trajnon operacione terroriste në Serbi

Kim Mehmeti parashikon përshkallëzim të situatës në Maqedoninë e Veriut

Kim Mehmeti parashikon përshkallëzim të situatës në Maqedoninë e Veriut

BSPK thërret punëtorët t’i bashkohen “Marshit për Liri”

BSPK thërret punëtorët t’i bashkohen “Marshit për Liri”

Hereqi i Gjakovës përfshihet nga zjarret, një zjarrfikës lëndohet gjatë intervenimit

Hereqi i Gjakovës përfshihet nga zjarret, një zjarrfikës lëndohet gjatë intervenimit

Kim Mehmeti: Komunizmi në Shqipëri do të bie pas protestave në Tiranë

Kim Mehmeti: Komunizmi në Shqipëri do të bie pas protestave në Tiranë

Krasniqi mbështet marshin në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Krasniqi mbështet marshin në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Kim Mehmeti: Disa parti në Kosovë, shtetin e shikojnë si lopë

Kim Mehmeti: Disa parti në Kosovë, shtetin e shikojnë si lopë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën