TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Tromp: Vuçiq nuk është distancuar nga politikat e Millosheviqit

Hulumtuesja e njohur në Tribunalin e Hagës për Krime Lufte në ish-Jugosllavi, Nevenka Tromp, ka kritikuar elitën politike në Serbi për mos ballafaqim me të kaluarën. Ajo në një intervistë për tëvë1, tregon edhe për mundësitë e Kosovës për ta paditur Serbinë për krimet e kryera gjatë viteve të 90-ta.

by Shpat Blakcori
9 muaj ago
3 0
A A

Serbia vazhdon ta mohoj të kaluarën duke mos pranuar përgjegjësi për krimet që janë kryer gjatë viteve të 90-ta.

Ligjëruesja në Universitetin e Amsterdamit, Nevenka Tromp, thotë se që nga koha e Millosheviqit nuk ka ndryshuar mentaliteti politik në Serbi.

Ajo thotë se presidenti aktual serb, Aleksandar Vuçiq e di shumë mirë për krimet që janë kryer në Kosovë sepse gjatë periudhës 1998-2000 ai mbante postin e Ministrit të Informacionit.

“Politika shtetërore e Serbisë dhe politika e udhëheqjes së saj kur përballet me të kaluarën, nuk ka të bëjë vetëm me gjërat që i kanë ndodhur Kosovës nga politikanët serbë, të cilët kanë dhënë urdhra që forcat e sigurisë serbe të kryejnë mizori në për të arritur qëllimin e saj për shtrirjen e kufijve të Serbisë. Që nga koha e Millosheviqit nuk ka pasur asnjë ndryshim në mentalitetin e politikanëve serbë. Mos harroni se presidenti aktual Aleksandër Vuçiq ka qenë Ministër i Informacionit gjatë luftës së Kosovës. Pra, ai po e bënte karrierën e tij si politikan duke shitur gjysmën e së vërtetës në publik për t’i mbuluar motivet e politikës serbe në vitet e 90-ta. Slogani politik i Millosheviqit ishte ta bënte Serbinë sërish të madhe. Dhe çfarë shohim tani, pas tre dekadash, se Serbia nuk është as një centimetër më e madhe se sa ishte. Dhe në një farë mënyre, nuk është vetëm një mësim për rajonin, por është ndoshta mësim për të gjithë botën që këto lloj ideologjish thjesht krijojnë kaos, dhe absolutisht nuk sjellin stabilitet e prosperitet”, thotë ajo.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka bërë të ditur se po përgatiten që Serbia të akuzohet për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

Megjithatë Nevenka Tromp, thotë se kjo nuk është një çështje e thjeshtë meqë Kosova nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara.

“Nuk është një rrugë e lehtë për ta paditur Serbinë për krimet e kryera. Kosova si shtet nuk është pjesë e Kombeve të Bashkuara, megjithatë në vitin 2019, Gambia ka ngritur një padi në GJND në emër të popullit Rohingya të Mianmarit dhe tani së fundmi Afrika e Jugut ka paraqitur një padi për gjenocid në GJND në emër të palestinezëve që janë gjithashtu shtet de facto. Sistemi i OKB-së tregon thjesht se Kosova si shtet de facto mund të gjejë një shtet të tretë anëtar të OKB-së dhe të ngrejë padi për gjenocid kundër Serbisë”, shprehet Tromp

Sipas Fondit për të Drejtën Humanitare, në luftën e fundit në Kosovë janë vrarë rreth 13,500 persona, ndërsa mbi 1.600 të tjerë mbesin akoma të zhdukur.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Spahiu: Lushtaku e Lladorvci janë kryetarët e PDK-së, derisa Thaçi e Veseli ndodhen në Hagë

Spahiu: Lushtaku e Lladorvci janë kryetarët e PDK-së, derisa Thaçi e Veseli ndodhen në Hagë

Sadiku e vlerëson jo serioze ftesën e Konjufcës për Haradinajn

Sadiku e vlerëson jo serioze ftesën e Konjufcës për Haradinajn

Fazliu e sheh Hamzën si figura që mund të zbehë polarizimin në skenën politike

Fazliu e sheh Hamzën si figura që mund të zbehë polarizimin në skenën politike

Maloku: Figura e kandidatit për kryeministër nuk ishte problem i opozitës, LVV e imponoi

“InfoNata” 13.11.2025

“InfoNata” 13.11.2025

Shqipëria mposht Andorrën, konfirmon fazën “play-off”

Shqipëria mposht Andorrën, konfirmon fazën “play-off”

Fazliu e sheh Hamzën si figura që mund të zbehë polarizimin në skenën politike

Fazliu e sheh Hamzën si figura që mund të zbehë polarizimin në skenën politike

​Kristian Asllani shënon për Shqipërinë

​Kristian Asllani shënon për Shqipërinë

Maloku: Figura e kandidatit për kryeministër nuk ishte problem i opozitës, LVV e imponoi

Maloku: Figura e kandidatit për kryeministër nuk ishte problem i opozitës, LVV e imponoi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën