TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Putin thotë se i vlerëson “lart” bisedimet SHBA-Rusi

by tëvë1
2 vjet ago
1
A A
Kremlini: Të pavërteta raportimet për bisedë telefonike mes Trumpit dhe Putinit

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se i vlerëson “lart” bisedimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë që u mbajtën më 18 shkurt në Riad të Arabisë Saudite.

Udhëheqësi rus tha se bisedimet ishin “hapi i parë” drejt rivendosjes së raporteve mes Moskës dhe Uashingtonit.

“Jam informuar [për bisedimet]. I vlerësoj lart, ka rezultate”, tha Putin gjatë një ngjarjeje në Shën Petersburg.

“Për mendimin tim, ne kemi bërë hapin e parë për të rinisur punën në disa fusha të interesit të përbashkët”, shtoi Putin.

Udhëheqësi rus tha se shteti i tij ka nevojë të ndërtojë besimin me SHBA-në në mënyrë që të zgjidhet konflikti në Ukrainë.

“Është e pamundur të zgjidhen shumë çështje, përfshirë kriza ukrainase, pa rritur nivelin e besimit mes Rusisë dhe SHBA-së”, tha Putin.

Pas bisedimeve në Riad, Departamenti amerikan i Shtetit tha se Uashingtoni dhe Moska janë pajtuar për t’i adresuar faktorët “acarues” në raportet mes dy shteteve dhe kanë nisur punën drejt dhënies fund të luftës në Ukrainë.

DASH-i tha se palët do të angazhojnë ekipe të nivelit të lartë për t’i dhënë fund luftës sa më shpejt që është e mundur, “në një mënyrë që është e qëndrueshme dhe e pranueshme për të dyja palët”, shkruan REL.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, që ka udhëhequr delegacionin e SHBA-së, ka deklaruar se palët janë pajtuar edhe për të rivendosur stafin e ambasadave dhe që, pos diskutimeve për paqe në Ukrainë, ekipet negociatore do të promovojnë edhe bashkëpunim ekonomik.

Në këtë takim nuk kishte të pranishëm përfaqësues të Ukrainës dhe presidenti i këtij shteti, Volodymyr Zelensky, tha se është biseduar për Ukrainën, “pa Ukrainën”.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë pas takimit se Rusia dhe SHBA-ja janë pajtuar për të krijuar kushte për të rikthyer plotësisht bashkëpunimin ndërmjet të dyja vendeve.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sulmi izraelit në Gaza vret një fëmijë palestinez dhe plagos dy persona të tjerë

Sulmet izraelite vrasin shtatë palestinezë në Gaza gjatë 24 orëve të fundit

Izraeli dëbon përfaqësuesit holandezë nga Gaza

Izraeli dëbon përfaqësuesit holandezë nga Gaza

Qeveria hungareze e përcakton Rusinë si “kërcënim”

Qeveria hungareze e përcakton Rusinë si “kërcënim”

Protestat në Tiranë hyjnë në ditën e 87-të

Protestat në Tiranë hyjnë në ditën e 87-të

Zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, DhTIK paralajmëron pasoja ekonomike

DhTIK: Shitjet e prodhuesve kanë rënë deri në 20%, rrezikohen vendet e punës

Hamza në takimin lamtumirës me Guerot, e falënderon për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Francës

Hamza në takimin lamtumirës me Guerot, e falënderon për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Francës

Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj një personi në Prizren, sulmoi një grua dhe më pas e grabiti

Prokuroria jep detaje për vrasjen në Prizren: 81-vjeçari dyshohet se ushtroi dhunë ndaj gruas së tij

Parandalohet një rast i kontrabandës së mallrave, vlera dyshohet të jetë mbi 5,000 euro

Parandalohet një rast i kontrabandës së mallrave, vlera dyshohet të jetë mbi 5,000 euro

Kurti: Autostrada Shkup-Bllacë, urë e re mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Kurti: Autostrada Shkup-Bllacë, urë e re mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Sulmi izraelit në Gaza vret një fëmijë palestinez dhe plagos dy persona të tjerë

Sulmet izraelite vrasin shtatë palestinezë në Gaza gjatë 24 orëve të fundit

Tottenhami siguron Marmoushin

Tottenhami siguron Marmoushin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën