TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Dita e lirisë, Thaçi “lajmërohet” nga Haga

Sot 17 vjet më parë, ish-kryeministri Hashim Thaçi, në një seancë të jashtëzakonshme lexoi deklaratën e pavarësisë së Kosovës. 17 shkurti i vitit 2008 cilësohet si ngjarja më kulmore në historinë e Kosovës.

by Shpat Blakcori
1 vit ago
5
A A
Dita e lirisë, Thaçi “lajmërohet” nga Haga

17 shkurti i vitit 2008 është ngjarja më kulmore në historinë e Kosovës.

Sot 17 vjet më parë, ish-kryeministri, Hashim Thaçi lexoi deklaratën e pavarësisë së Kosovës në një seancë të jashtëzakonshme.

Pas këtij akti që la gjurmë në histori, me mijëra qytetarë dolën në rrugë për të festuar ditën që e pritën gjatë.

Nën emocione të shumta, shqiptarët kujtuan miqtë më të mirë të Kosovës që ndihmuan në çlirimin e vendit.

E në Serbi shpërthyen protestat, madje u sulmua edhe ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Por sot kur shqiptarët festojnë në liri, ish kryeministri Thaçi me Kadri Veselit, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin po mbahen në paraburgim në Hagë duke u gjykuar për krime lufte.

Por, pavarësisht faktit që Thaçi nuk ndodhet në Kosovë për të festuar këtë ditë, ai shihet i lumtur në një foto të publikuar nga djali i Haxhi Shalës, Flakroni.

Në raste festash gjithë ish krerët e UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë bëhen bashkë.

“Të paraburgosurve u ofrohet mundësia të kalojnë kohë së bashku dhe të festojnë festa dhe raste të veçanta në përputhje me rregullat dhe rregulloret e institucionit të paraburgimit”.

Për diplomatin amerikan, Richard Grenell, ky moment historik i Kosovës është lënë në hije nga një padrejtësi e madhe.

“Ati themeltar i shtetësisë së Kosovës, Hashim Thaçi, do të duhej të festonte sot në Prishtinë, jo prapa hekurave në Hagë”, ka deklaruar ai.

Deklaratën e emisarit amerikan e komentoi edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

“Sa më shumë të vazhdojë, aq më e madhe është njolla në organin ndërkombëtar të drejtësisë” – deklaroi Rama.

SHBA-ja e njohu pavarësinë e Kosovës një ditë pas shpalljes së saj. Po atë ditë, shteti më i ri u njoh edhe nga Shqipëria, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Turqia si dhe shtete të tjera.

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Sorensen njofton OKB-në për marrëveshjen në Prishtinë: Frymë konstruktive dhe pragmatike

Sorensen njofton OKB-në për marrëveshjen në Prishtinë: Frymë konstruktive dhe pragmatike

Shpëtohet familja e bllokuar nga bora në zonën neutrale të kufirit Kosovë – Mal i Zi

Shpëtohet familja e bllokuar nga bora në zonën neutrale të kufirit Kosovë – Mal i Zi

Flasin për ngjarjen, familjarët e kosovarëve të vdekur në aksidentin në Austri

Flasin për ngjarjen, familjarët e kosovarëve të vdekur në aksidentin në Austri

Prokuroria aksion për keqpërdorim të detyrës zyrtare në ARBK

Aksion në ARBK, tri zyrtare shoqërohen në polici

Rasti i 5-vjeçarit në Lipjan, ministria nis inspektimet, OJQ-të fajësojnë institucionet

Rasti i 5-vjeçarit në Lipjan, ministria nis inspektimet, OJQ-të fajësojnë institucionet

22 vjet burgim për serbët që e terrorizuan Vushtrrinë gjatë kohës së luftës

22 vjet burgim për serbët që e terrorizuan Vushtrrinë gjatë kohës së luftës

I akuzuari për Banjskën: Uniformën e kisha dhuratë nga një shok

Jep mbrojtjen Maksimoviq, mohon përfshirjen në “Banjska”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën