TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Kosova duhet të punojë më shumë në parandalimin e dezinformatave”

Ekspertë të fushës në luftimin e dezinformatave dhe lajmeve të rreme kanë ngritur alarmin se propaganda pro-Kremlin dhe dezinformatat në rajon janë në rritje.

by Venhar Isufi
1 vit ago
1 0
A A

Shpërndarja e propagandës nga vendet e rajonit po vlerësohet rrezik për demokracinë.

E kjo po bëhet përmes kanaleve televizive të mbështetura nga Rusia me seli edhe në Serbi.

Kjo po prek edhe Kosovën, që sipas Katarina Klingova, hulumtuese në institutin GLOBSEC për dezinformata në Sllovaki, Beogradi zyrtar po mbulon media të afërta pro-Kremlin.

“Propaganda pro-Kremlin po shpërndahet në rajon nga lajmëtarët në rajon, me akterët kryesorë që janë RT, Sputnik, ‘agjencia e lajmeve’ NeësFront. Shumë nga to janë të vendosura në Serbi. Versioni serb i Sputnikut, që ka lansuar edhe televizion, është burim i madh i dezinformatave dhe propagandës pro-Kremlin në rajon. Ofrimi i fondeve për mediat lokale, është mënyrë për të luftuar dezinformatat. Kontrolli nga qeveria, mendoj, a ka ndërhyrje nga Rusia? Po, patjetër”, tha Klingova.

Ndërkaq eksperti i luftimit të dezinformatave dhe propagandës nga Britania e Bashkuar, Ben Graham, thotë se trendi i kësaj dukurie është shqetësues.

“Roli im është më shumë për të shikuar dezinformatat në rrafshin global, dhe çfarë shohim globalisht janë sfida shumë serioze, sa i përket besimit në institucione, sfida shumë serioze edhe ruajtjen e integritetit të informacioneve që po sfidohen gjatë zgjedhjeve. Prandaj secili shtet duhet të mendojë si të mbrojmë proceset tona demokratike”, tha Graham.

Graham për Tëvë1 shtoi se në Kosovë ka organizata që janë duke monitoruar përhapjen e dezinformatave.

“Çfarë di është se ka shumë organizata të jashtëzakonshme me të cilat kam pasur rastin të flisja këtu në Kosovë, të cilat bëjnë një punë interesante në ruajtjen e integritetit të informacionit në mënyra të ndryshme, dhe besoj se ato janë në pozitën më të mirë, sa i përket çështjes në Kosovë”, tha ai.

Shqetësim për këtë ka ngritur edhe Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilët para zgjedhjeve në Kosovë kanë bërë thirrje të ngritët vigjilenca në aspektin e sigurisë pasi që, propaganda po shpërndahet me shpejtësi e që cenon edhe sigurinë në vend.

Tags: GLOBSECKatarina KlingovaTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Lista Serbe mobilizon punëtorët e Institucioneve paralele për tubimin e Vuçiçit në Beograd

Lista Serbe mobilizon punëtorët e Institucioneve paralele për tubimin e Vuçiçit në Beograd

Palatova: Diversiteti kulturor po forcon identitetin e Kosovës

Palatova: Diversiteti kulturor po forcon identitetin e Kosovës

Shoqëria Civile: Veprimet e pesë anëtarëve në KPK paraqesin tendencë për bllokimin e reformës në sistemin prokurorial

Kandidatët për Kryeprokuror të Shtetit intervistohen më 1 korrik

Kurti: Komuniteti egjiptian pjesë e pandarë e historisë dhe shtetndërtimit të Kosovës

Kurti: Komuniteti egjiptian pjesë e pandarë e historisë dhe shtetndërtimit të Kosovës

Lista Serbe mobilizon punëtorët e Institucioneve paralele për tubimin e Vuçiçit në Beograd

Lista Serbe mobilizon punëtorët e Institucioneve paralele për tubimin e Vuçiçit në Beograd

“Ditari” 24.06.206

“Ditari” 24.06.206

Sulmi izraelit lë të vrarë dy persona në Liban, pavarësisht një armëpushimi në fuqi

Sulmi izraelit lë të vrarë dy persona në Liban, pavarësisht një armëpushimi në fuqi

Mashtrimet më të zakonshme online që po u marrin të dhënat miliona njerëzve

Mashtrimet më të zakonshme online që po u marrin të dhënat miliona njerëzve

Dimiq: Pinoku serb nuk do të mundet të jetë në Gazimestan për të përhapur mite se si Kosova është ende tokë e shenjtë serbe

Dimiq: Pinoku serb nuk do të mundet të jetë në Gazimestan për të përhapur mite se si Kosova është ende tokë e shenjtë serbe

Palatova: Diversiteti kulturor po forcon identitetin e Kosovës

Palatova: Diversiteti kulturor po forcon identitetin e Kosovës

Franca konfirmon rastin e parë të Ebolës te një mjek i kthyer nga RD e Kongos

Franca konfirmon rastin e parë të Ebolës te një mjek i kthyer nga RD e Kongos

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën