TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kosova merr 41 pikë nga 100 në indeksin për perceptim të korrupsionit

Kosova mori 41 pikë nga 100 në total në Indeksin për Perceptim të Korrupsionit. Kjo shënon një ngritje në ranglistën e përbërë prej 180 vendeve, të cilën ekzekutivi ia atribuon si vetes si sukeses. Por, këto rezultate vlerësohen se janë në varësi të shumë akterëve së bashku.

by Florijeta Dernjani
2 vjet ago
2 0
A A

Nga 180 vende, Kosova u rendit në vendin e 73-të, në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2024.

Kosova mori 41 pikë, ku sipas Indeksit, llogaritja bëhet nga zero në 100, ku zero tregon nivelin më të lartë të korrupsionit.

Këto shifra, sipas shefit të ekzekutivit, u quajtën rezultate të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit nga ana e Qeverisë.

Por, ka skepticizëm për këto merita që ekzekutivi dëshiron t’i përvetësojë.

“Është e kundërta, nuk është arritje e Qeverisë, por është dështim i prokurorisë dhe i sistemit të drejtësisë në trajtimin e rasteve të korrupsionit. Sepse kemi disa raste të iniciuara nga prokuroria në Gjykatë, dhe akoma nuk kemi ndonjë procedurë apo proces gjyqësor apo epilog gjyqësor të rasteve të korrupsionit të çështjeve madhore”, tha Anton Nrecaj nga Instituti Clard.

Meritë e Qeverisë, në vlerat pozitive në Indeks të Perceptimit të Korrupsionit, vlerësohet se do të ishte atëherë kur do të investohej në sistem të drejtësisë.

“Qeveria e ka barrën kryesore të krijimit të infrastrukturës fillimisht ligjore, pastaj të sigurimit të transparencës me qëllim të sigurimit të funksionimit normal dhe të një sistemi të pakorruptuar. Në qoftë se ia arrin një gjëje të tillë, natyrisht se i merr edhe meritat. Por, pa përjashtuar edhe akterët e tjerë, të cilët kanë dorë në forcimin e kësaj pozite, sado që nuk është e kënaqshme, janë edhe shoqëria civile, mediat, pa përjashtuar edhe rolin e partnerëve ndërkombëtar”, tha avokati Valdet Hoxha.

Sipas këtij Indeksi, Kosova është renditur në mesin e shtatë shteteve që në pesë vitet e fundit kanë përmirësuar shifrat për perceptim të korrupsionit.

Tags: Teve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

“Sikur të më ndahet trupi për gjysmë…”- rrëfimi i familjarëve për jetën dhe rënien e Xhevë Lladrovcit

“Sikur të më ndahet trupi për gjysmë…”- rrëfimi i familjarëve për jetën dhe rënien e Xhevë Lladrovcit

Akuzohet për vrasje, nuk merr pjesë në seancë pasi ndodhet jashtë vendit

Akuzohet për vrasje, nuk merr pjesë në seancë pasi ndodhet jashtë vendit

A do të kontribuonit financiarisht? – lind ideja për hapjen e një fondi qytetar për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së?

A do të kontribuonit financiarisht? – lind ideja për hapjen e një fondi qytetar për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së?

Vlora Hyseni lirohet nga detyra e shefes së SHISH-it, SPAK nis hetimet

Berisha kërkon dorëheqjen e Ramës: Përgjegjës për aferat kriminale të Vlora Hysenit

Berisha kërkon dorëheqjen e Ramës: Përgjegjës për aferat kriminale të Vlora Hysenit

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Gjendet pa shenja jete një 34-vjeçar në Gjilan, trupi dërgohet për obduksion

Ish-zyrtari amerikan: Gjykata Speciale s’duhej të ngrihej, UÇK-ja u dënua më rëndë se ata që kryen krime

Ish-zyrtari amerikan: Gjykata Speciale s’duhej të ngrihej, UÇK-ja u dënua më rëndë se ata që kryen krime

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën