TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kurti: Veprimet e Serbisë ndaj shqiptarëve të Luginës kërkojnë reagime e masa urgjente nga BE

by tëvë1
1 vit ago
3
A A
Kurti do të marrë pjesë në një konferencë në Sarajevë për raportet rajonale

Kryeministri, Albin Kurti ka njoftuar se përmes letres drejtuar përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas ka informuar dhe denoncuar shtypjen e vazhdueshme të regjimit serb e Beogradit zyrtar ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Kurti ka thënë se shkelja e të drejtave të njeriut është e llojit politik, administrativ, ekonomik, kulturor e identitar, duke rrezikuar sigurinë dhe ekzistencën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Tutje, ai tha se gjersa në Kosovë komuniteti serb gëzon të drejta e liri, e një shtet që po i integron në sferat shoqërore, shqiptarët e Luginës së Preshevës përballen çdo ditë me diskriminim sistematik, pasivizim të adresave e spastrim etnik administrativ.

“Shqiptarët në Serbi janë të papërfaqësuar në institucione publike e ato shëndetësore e juridike, nuk iu ofrohen shërbimet të cilat iu takojnë, iu mohohet arsimimi në gjuhën e tyre, nuk iu njihen diplomat e nuk kanë të drejta e as liri themelore. Mbi 10 për qind e qytetarëve shqiptarë janë fshirë nga listat e votuesve e nuk mund të ushtrojnë të drejtën themelore të votës. 30 deri në 70 për qind është niveli i papunësisë në zonat e banuara me shqiptarë, shumë herë më e lartë se mesatarja e vendit prej 12 për qind. Spitali rajonal në Vranjë nga mbi 1000 punëtorë i ka veç dy shqiptarë e në Medvegjë nga rreth 2000 punonjës komunalë veç 12 janë shqiptarë”, ka deklaruar ai.

Më tej, Kurti ka thënë se gjuha e urrejtjes ndaj shqiptarëve përkrahet nga shteti atje.

Ai tha se veprimet e Serbisë ndaj shqiptarëve të Luginës kërkojnë reagime e masa urgjente nga BE dhe bashkësia ndërkombëtare.

“ Simbolet kombëtare janë rreptësisht të ndaluara bashkë me shprehjen kulturore e artistike. S’ka integrim por terrorizim. Komuniteti i shqiptarëve nuk integrohet, por Beogradi tenton ta frikësojë. I kanë ngritur bazat ushtarake në Bujanoc, e cila është edhe ndër më të mëdhatë në vend, si dhe i kanë vendosur 48 baza të përparme operacionale përreth kufirit me Kosovën, specifikisht në komunat e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. Caktimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak nga qeveria serbe përbën gjithashtu një kërcënim të madh për shqiptarët e Luginës së Preshevës, duke rrezikuar shpërnguljen masive dhe përsëritjen e traumave të së kaluarës.

Represioni i vazhdueshëm dhe sistematik i komunitetit shqiptar në Luginën e Preshevës qëndron në kundërshtim me vlerat evropiane e demokratike. Aktet e veprimet e Serbisë ndaj shqiptarëve të Luginës janë antiteza e parimeve të demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit dhe kërkon reagim e veprim urgjent nga Bashkimi Evropian dhe bashkësia ndërkombëtare”, ka shkruar Kurti në Facebook.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haxhiu e quan akuzë të rreme pretendimin e Serbisë se Popoviqi e pranoi “nën presion” fajësinë në Kosovë

Haxhiu:Dekreti i ngutshëm, zgjedhja e presidentit përgjegjësi e të gjithëve

Ilir Kulla: Rusia dhe Kina po përfitojnë nga lufta, konflikti pritet të vazhdojë

Ilir Kulla: Rusia dhe Kina po përfitojnë nga lufta, konflikti pritet të vazhdojë

Kulla: Serbët, pavarësisht regjimit, projektin kombëtar e kanë zhdukjen e shqiptarëve

Kulla paralajmëron: Mund të kemi një luftë arabe-iraniane në ditët e ardhshme

Pasojat që la pas shembjes së rrugës në Prishtinë – aktivizohet prokuroria

Angelina Jolie “magjeps” në Shangai!

Angelina Jolie “magjeps” në Shangai!

Rama: Siguria ushqimore, sfida kryesore në procesin e negociatave me BE-në

Rama: Siguria ushqimore, sfida kryesore në procesin e negociatave me BE-në

Kulla: Serbët, pavarësisht regjimit, projektin kombëtar e kanë zhdukjen e shqiptarëve

Kulla paralajmëron: Mund të kemi një luftë arabe-iraniane në ditët e ardhshme

Pasojat që la pas shembjes së rrugës në Prishtinë – aktivizohet prokuroria

Pasojat që la pas shembjes së rrugës në Prishtinë – aktivizohet prokuroria

​30 vjet nga ndarja nga jeta e Halil Alidemës, Kurti: Vepra e tij pikë e fortë referimi

​30 vjet nga ndarja nga jeta e Halil Alidemës, Kurti: Vepra e tij pikë e fortë referimi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën