TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

BE zotohet për kundërmasa ndaj tarifave të ShBA-së

by teve1
2 vjet ago
1
A A
BE zotohet për kundërmasa ndaj tarifave të ShBA-së

Shefja e Bashkimit Evropian Ursula von der Leyen u zotua të martën se tarifat e SHBA-së për çelikun dhe aluminin “nuk do të mbeten pa përgjigje”, duke shtuar se ato do të nxisin kundërmasa të ashpra nga blloku 27-vendesh.

“BE do të veprojë për të mbrojtur interesat e saj ekonomike”, tha von der Leyen në një deklaratë si reagim ndaj vendosjes së tarifave të presidentit amerikan Donald Trump për çelikun dhe aluminin një ditë më parë, raporton AP.

“Tarifat janë taksa – të këqija për biznesin, edhe më të këqija për konsumatorët”, tha von der Leyen. “Tarifat e pajustifikuara ndaj BE-së nuk do të mbeten pa përgjigje – ato do të shkaktojnë kundërmasa të forta dhe proporcionale.”

Në Gjermani, shtëpia e ekonomisë më të madhe të BE-së, kancelari Olaf Scholz i tha parlamentit se “nëse ShBA nuk na lë zgjidhje tjetër, atëherë Bashkimi Evropian do të reagojë i bashkuar”, duke shtuar se “në fund të fundit, luftërat tregtare gjithmonë i kushtojnë të dyja palëve në prosperitet”.

Trump po godet çelikun dhe aluminin e huaj me një taksë 25% me shpresën se ato do t’u japin prodhuesve vendas lehtësim nga konkurrenca intensive globale, duke ua mundësuar atyre të mbajnë çmime më të larta.

Pasi Trump vendosi tarifa për çelikun në 2018, BE-ja vendosi kundër-tarifa për motoçikletat e prodhuara në SHBA, burbonin, gjalpin e kikirikut dhe xhinset, ndër të tjera.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Begaj dekreton shkarkimin e Vlora Hysenit

Begaj dekreton shkarkimin e Vlora Hysenit

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 73-të

Vijon në ditën e 115-të protesta në Tiranë

Berisha kërkon dorëheqjen e Ramës: Përgjegjës për aferat kriminale të Vlora Hysenit

Berisha kërkon dorëheqjen e Ramës: Përgjegjës për aferat kriminale të Vlora Hysenit

Gaza, “kampi më i turpshëm i përqendrimit i kohës sonë”, thotë Erdogan në OKB

Gaza, “kampi më i turpshëm i përqendrimit i kohës sonë”, thotë Erdogan në OKB

Drenori: Deklarata e Kurtit për Specialen në takimin me Kallasin rrëzon tezat se nuk po bën mjaftueshëm për ish-krerët e UÇK-së

Drenori: Deklarata e Kurtit për Specialen në takimin me Kallasin rrëzon tezat se nuk po bën mjaftueshëm për ish-krerët e UÇK-së

Lirohet nga autoritetet maqedonase ish-luftëtari i UÇK-së, Fadil Pushkolli

Lirohet nga autoritetet maqedonase ish-luftëtari i UÇK-së, Fadil Pushkolli

Kadrijaj: Institucionet e Kosovës duhet të ndjekin modelin e Kroacisë për mbrojtjen e luftëtarëve

Kadrijaj: Institucionet e Kosovës duhet të ndjekin modelin e Kroacisë për mbrojtjen e luftëtarëve

“Info Nata”- 22.09.2026

“Info Nata”- 22.09.2026

Jonida Maliqi flet hapur për lidhjen me Alessio Alian

Jonida Maliqi flet hapur për lidhjen me Alessio Alian

Shkodra: Ndryshimi i ligjit për Specialen është i pamundur

Shkodra: Ndryshimi i ligjit për Specialen është i pamundur

​Ramë Lahaj thërret për unitet dhe bën Betimin e Ushtarit të UÇK-së

​Ramë Lahaj thërret për unitet dhe bën Betimin e Ushtarit të UÇK-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën