TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shkelje të shumta në komunat e udhëhequra nga Lista Serbe

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Shkelje të shumta në komunat e udhëhequra nga Lista Serbe

Pa u paraqitur fare në punë, 18 zyrtarë të shtetit, gjatë vitit 2021 morën paga nga buxheti që arritën shifrën deri në 93 mijë e 435 eurove. Të 18 zyrtarët, janë pjesëtarë të komunitetit serb.

Ata janë angazhuar në Ministrinë e Ekonomisë përmes Marrëveshjes së Brukselit. Por, në raportin e auditimit jepen detaje për mungesën e evidencave për paraqitje në punë.

“Në kuadër të kësaj marrëveshje për integrim, në Ministrinë e Ekonomisë përmes akt-emërimeve janë të punësuar 18 punonjës të komunitetit serb të cilët marrin paga të rregullta. Sipas konfirmimeve nga zyrtarët e Ministrisë këta të punësuar nuk kanë hapësira të përcaktuara të punës dhe nuk zhvillojnë asnjë aktivitet në Ministri”, thuhet në raportin e Auditimit për Ministrinë e Ekonomisë.

E shtetit, pjesëtarët serbë nga veriu i vendit vazhdojnë të mos i paguajnë tatimin në pronë. Mitrovica Veriore ka dështuar të regjistrojë prona për vitin e kaluar.

“Komuna nuk ka planifikuar të hyrat nga tatimi në pronë në buxhetin e vitit 2021 sepse ende nuk kanë arritur të formojnë një shërbim të tatimit në pronë (nuk kanë menaxher të tatimit në pronë, as zyrtarë të anketimit, apo zyrtarë të trajnuar për përdorimin e sistemit të protaxit etj”, thuhet në raportin e auditimit për Mitrovicën Veriore.

Po në kuadër të mbështetjes së komunitetit serb, në komunën e Shtërpcës, për rastet sociale nga ky komunitet janë ndërtuar shtëpi banimi, për çka janë shpenzuar 2.7 milionë euro.

‘Edhe pse ndërtesat janë të përfunduara para më shumë se 6 viteve ato ende janë të pashfrytëzuara, nuk janë të pranuara teknikisht, mbahen si investime në vijim dhe nuk zhvlerësohen. Këto ndërtesa nuk shfrytëzohen nga askush, nuk kanë përkujdesje dhe nuk mirëmbahen”, thuhet në raportin e auditimit për Shtërpcën.

Me vlerë 1.8 milionë euro kjo komunë posedon pajisje mjekësore, të cilat sipas Zyrës së Auditorit, mbahen në depo, nuk shfrytëzohen, zhvlerësohen dhe për disa prej tyre vlera u kalon në zero.

E një komunë tjetër me shumicë serbe, Zveçani i ka anashkaluar procedurat e   prokurimit për ofrimin e shërbimeve të telefonisë mobile, ku për 3 vite tejkalon 29 mijë euro.

“Gjatë viti 2021 janë kryer gjithsej 12 pagesa në vlerë prej 11,627€. Përveç nënshkrimit të kontratës pa procedura të prokurimit, komuna nuk ka rregullore të brendshme për shpenzimet e telefonisë mobile”, thuhet në raportin e auditimit për Zveçanin.

Në Graçanicë, gjatë vitit 2021 u keqklasifikuan shpenzime në vlerë prej 29 mijë euro.

Kurse, në Novobërdë një punonjës u angazhua pa konkurs.

Numër më të madh të punonjësve të punësuar pa konkurs, kishte në Vushtrri gjithsej 141, pagat e të cilëve kapën vlerën e 150 mijë eurove.

Raporti i Zyrës së Auditimit për komunën e Kamenicës, tregon 30 raste kur stafi i sektorit të arsimit, gjendjen reale të orëve të mbajtura e kishin më të ulët se ajo e përcaktuar me kontratë.

“Kompensimi i pagave ishte bërë sipas orëve/pagave të përcaktuara me kontratë dhe jo sipas gjendjes reale të orëve të mbajtura. Rrjedhimisht kjo ka rezultuar me pagesa të parregullta në vlerë prej rreth 29,297€”, thuhet në raportin e auditimit për Kamenicë.

E për subvencione i kanë anashkaluar procedurat, Mitrovica e Jugut me 20 mijë euro dhe komuna e Gjilanit me mbi 17 mijë euro.

Në anën tjetër megjithëse i takojnë kategorisë së subvencioneve, Skenderaj kreu pagesa në vlerë prej 23,150€ për furnizim me 1,000 pako ushqimore për familjet me nevoja, duke i cilësuar si mall dhe shërbime.

Raporti i gazetares Florijeta Dernjani.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Konjufca kërkon nga BE-ja përshpejtim të statusit të kandidatit për Kosovën

Konjufca kërkon nga BE-ja përshpejtim të statusit të kandidatit për Kosovën

Vendet e Ballkanit Perëndimor nënshkruajnë Deklaratën e Delfit

Vendet e Ballkanit Perëndimor nënshkruajnë Deklaratën e Delfit

Kërkohet ndërgjegjësim i qytetarëve në mbrojtje të mjedisit

Kërkohet ndërgjegjësim i qytetarëve në mbrojtje të mjedisit

Shumë shërbime në zgjedhjet e ardhshme do të ofrohen online

KQZ pa buxhet për zgjedhjet eventuale, i duhet rreth 7 milionë euro

AARC takim në Departamentin amerikan të Shtetit: Fryma e Ohrit në rrezik, shqiptarët përballen me tolerim në vend të barazisë

Kurti: Opozita të gjej një kandidat jashtë politikës

Kurti: Opozita të gjej një kandidat jashtë politikës

Projektligji në Mbretërinë e Bashkuar ndalon blerjen e duhanit për të gjithë të lindurit pas 2008

Projektligji në Mbretërinë e Bashkuar ndalon blerjen e duhanit për të gjithë të lindurit pas 2008

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën