TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Protesta në Kralevë, pika kufitare e Jarinjës me qarkullim të ulët

Pas kërkesës së Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, sot qarkullimi i veturave në pikën kufitare të Jarinjës ishte shumë i ulët. Qytetarët që erdhën nga Beogradi e Rashka i thanë ekipit të televizionit se rruga është e bllokuar në Kralevë të Serbisë mirëpo ata po përdorin rrugë alternative në mes Rashkës dhe Kralevës për të kaluar.

by Fetije Kamberi
1 vit ago
5 0
A A

Targat e automjeteve që po hyjnë nga Serbia në Kosovë janë nga Rashka e Beogradi.

Por qarkullimi në pikën kufitare të Jarinjës të mërkurën ishte më i ulët se zakonisht.

Mos shfrytëzimi i këtij kufiri erdhi pas kërkesës së Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar për të shmangur përdorimin e këtij pikëkalimi kufitar për shkak të protestave në Kralevë të Serbisë.

“Bazuar në njoftimet e marra, sot më datë, 28.01.2025 rruga në Kralevë / SRB është bllokuar nga protestues, të cilët nuk lejojnë qarkullimin e automjeteve. Me qëllim të evitimit të kësaj rruge dhe pengesave në rrugë që shpijnë në PKK Jarinje, inkurajojmë udhëtarët që të shfrytëzojnë PKK tjera, deri në njoftim tjetër. Ju falënderojmë për bashkëpunim. Për më shumë kontaktoni në numrat 045198000, 045198606 dhe në numrin pa pagesë 080050095”, është thënë Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Që protesta ka filluar në Kralevë e thotë edhe një qytetar që erdhi me familje nga Beogradi.

“Ka protesta në Kralevë por ne kemi kaluar para se të arrijmë te protesta përmes një rruge alternative, ajo është rruga që e lidhë Kralevën dhe Rashkën dhe ne kemi kaluar pa problem”, tha ky qytetar.

Pa problem erdhi në Kosovë edhe një qytetar tjetër serb.

“Jo nuk ka asgjë,andej nga erdha unë është krejt e lirë”, tha një qytetar serb.

Për të shmangur bllokimin e autostradës në Kralevë edhe shoferët e kamionëve përdorën rrugët dytësore.

“Po po ka protestë, dola rrugës tjetër dhe kalova”, u shpreh një shofer kamioni.

E shoferi i një autobusi që po udhëton nga Kosova për në Serbi nuk e dinte për protesta.

“Unë nuk e di ku është protesta, unë nuk do të shkoj në Kralevë, ndalesën e kam në Novi Pazar”, tha ai.

Televizioni e ka pyetur edhe Policinë e Kosovës për qarkullimin e veturave në këtë pikë kufitare mirëpo të njëjtit nuk kanë dhënë detaje.

Tags: JarinjeKralevëProtesta
Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Arrestohen një e mitur dhe një 23-vjeçar të dyshuar për grabitje në Mitrovicë

Arrestohen katër persona për kanosje dhe armbajtje pa leje në Ferizaj

Të shtëna me armë zjarri në Pejë, plagoset një person

Nisin inspektimet në vendpunishte, Hoti: Vdekjet në punë për shkak të mungesës së pajisjeve bazë

Hoti: Serbia ende nuk është çliruar nga ideologjia e Millosheviqit

Kulla: Srebrenica është turpi i lidershipit evropian dhe dështimit për të parandaluar tragjedinë

Kulla: Srebrenica është turpi i lidershipit evropian dhe dështimit për të parandaluar tragjedinë

Forcat amerikane do të rifillojnë bllokadën detare kundër Iranit nga dita e martë

Apple padit OpenAI për vjedhjen e sekreteve tregtare

Apple padit OpenAI për vjedhjen e sekreteve tregtare

Nisin inspektimet në vendpunishte, Hoti: Vdekjet në punë për shkak të mungesës së pajisjeve bazë

Hoti: Serbia ende nuk është çliruar nga ideologjia e Millosheviqit

Kulla: Srebrenica është turpi i lidershipit evropian dhe dështimit për të parandaluar tragjedinë

Kulla: Srebrenica është turpi i lidershipit evropian dhe dështimit për të parandaluar tragjedinë

Pas vdekjes së gazetarit serb Stefan Cvetkoviqit, rikthehen pikëpyetjet për fatin e Milan Vukashinoviqit

Pas vdekjes së gazetarit serb Stefan Cvetkoviqit, rikthehen pikëpyetjet për fatin e Milan Vukashinoviqit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën