Fundorja e Bashkimit, Arbnore Përquku është zgjedhur basketbollistja më e mirë për xhiron e 12-të në Superligën e Kosovës.
Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK), ka bërë të ditur të hënën se Përqukut i ka takuar çmimi “MVP i Javës” pas paraqitjes fantastike në xhiron e 12-të.
Përquku udhëhoqi Bashkimin drejt fitores në derbin kundër Pejës 03, duke e mbyllur ndeshjen me 16 pikë, 9 kërcime e 11 asistime.
Përquku ka zënë vend edhe në ekipin më të mirë të javës, ku është edhe lojtarja tjetër e Bashkimit, Aulona Muhadri që regjistroi 8 pikë, 10 kërcime e 6 asistime.
Dy lojtare të ekipit Junior 06 që triumfoi ndaj Trepçës, janë në pesëshen më të mirë.
Bëhet fjalë për Vesa Krasniqin që realizoi 12 pikë e 13 kërcime dhe amerikanen Nicole Terry me 15 pikë, 18 kërcime e 9 asistime.
Pesëshen e javës së 12-të, e mbyll amerikania e Prishtinës, Jayla Johnson që pasi 20 pikë e 12 kërcime në triumfin ndaj skuadrës së Pejës.








