TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Tahiri: Për fatin e keq të Kosovës, çdo qeveri që vjen në pushtet detyrohet ta zbatojë Marrëveshjen e Ohrit, edhe VV

by TËVË 1
10 muaj ago
4 0
A A

Kandidati i Lidhjes Demokratike për deputet, Xhafer Tahiri, thotë se për “fatin e keq të Kosovës”, çdo qeveri që vjen në pushtet do të detyrohet që ta zbatojë Marrëveshjen e Ohrit.

Sipas tij, nga veprimet e kryeministrit aktual, Albin Kurti edhe ai vetë do të jetë i detyruar që ta pranojë kushtin e BE-së në mënyrë që Kosova të integrohet drejt saj.

“Republika e Kosovës duhet të respektojë të gjitha zotimet që i ka marrë në aspektet se kjo na bën shtet serioz. Duam apo s’duam, dëshiron apo nuk dëshiron ky kryeministër, për fat të keq tani për Kosovën është bërë kusht në procesin e integrimit evropian zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit. Për fat të keq të Kosovës, kjo është bërë kusht nga Bashkimi Evropiani drejt rrugës sonë për në Bashkimin Evropian. Tani për tani, është kusht zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit”, tha ai në emisionin “Këndi i Debatit” në tëvë1.

Ndërsa, Xhaferi potencon se LDK-ja ka aftësi politike që të diskutojë e t’i bindë partnerët strategjikë që disa pika të Marrëveshjes janë të dëmshme për Kosovën.

“Natyrisht që një diplomaci e mençur e urtë diskuton me aleatët dhe i bindë që në momentet e caktuara të kësaj marrëveshje janë të dëmshme”, deklaron ai.

Ndërkohë, shton se në kuadër të Marrëveshjes Qeveria Kurti është pajtuar që Serbia të ketë edhe qasje neutrale ndaj statusit të Kosovës.

“Përveç pikës së shtatë, problematike është fakti se Qeveria Kurti është pajtuar që Serbia të ketë qasje neutrale ndaj statusit të Kosovës. Në krye të herezi, strategjia e Kosovës ka qenë që çdo marrëveshje do të zbatohet me njohjen de-facto e de-juro nga Serbia të shtetësisë së Kosovës. Kjo Qeveri ka pranuar për fat të keq që të kemi pa projedikim për statusin final…”, tha Tahiri.

Ai për fund tha se “çdo qeveri do të detyrohet që ta zbatojë Marrëveshjen e Ohrit, e sekuencimin e saj, nëse duam të ecim në rrugën e integrimit të BE-së”./teve1.info/

Tags: LDKTeve1xhafer tahiri
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kadrijaj: AAK nuk e voton Konjufcën, dekretimi është blerje kohe nga LVV

Kadrijaj: AAK nuk e voton Konjufcën, dekretimi është blerje kohe nga LVV

Komuna e Shtimes shpall gjendje emergjente pas reshjeve të dendura të shiut

Komuna e Shtimes shpall gjendje emergjente pas reshjeve të dendura të shiut

A i ka LVV votat për Konjufcën? Kusari-Lila: Jemi përpjekur t’i sigurojmë

A i ka LVV votat për Konjufcën? Kusari-Lila: Jemi përpjekur t’i sigurojmë

Mbesin pa ujë Fushë-Kosova, Drenasi, Obiliqi e një pjesë e Prishtinës

Mbesin pa ujë Fushë-Kosova, Drenasi, Obiliqi e një pjesë e Prishtinës

Kadrijaj: AAK nuk e voton Konjufcën, dekretimi është blerje kohe nga LVV

Kadrijaj: AAK nuk e voton Konjufcën, dekretimi është blerje kohe nga LVV

Komuna e Shtimes shpall gjendje emergjente pas reshjeve të dendura të shiut

Komuna e Shtimes shpall gjendje emergjente pas reshjeve të dendura të shiut

Kosova e gatshme për Lituaninë

Zhegrova beson në kualifikimin e Kosovës në Botëror

Zvicra zbulon lojtarët kundër Kosovës, Xhaka udhëheq helvetikët në Prishtinë

Xhaka flet për ndeshjen në Prishtinë, i befasuar me fishkëllimat

Asllani pret pjesëmarrjen në  Botëror

Asllani pret pjesëmarrjen në Botëror

Muslija mund të kthehet te Karlsruheri

Muslija shpreson në fat në “play-off”

Të gjitha biletat e shitura për ndeshjen Slloveni–Kosovë

Dihen kundërshtarët e mundshëm të Kosovës në “play-off”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën