Përkundër që u konfirmua se do të mbetet te Beshiktashi deri në fund të këtij sezoni, Ernest Muçi mund të largohet nga skuadra turke gjatë këtij muaji.
Raportohet se gjasat janë të mëdha që Muçi ta vazhdoj karrierën në Premier League të Anglisë, pasi West Ham Unitedi ka shprehur interesim për shërbimet e tij.
Madje, thuhet se ekipi anglez është gati të paguajë deri në 12 milionë euro për transferimin e muajit gjatë afatit kalimtar të janari.
23-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2027 me Beshiktashin, ekip të cilit iu bashkua në fillim të vitit të shkuar për 10 milionë euro.
Këtë sezon, Muçi ka shënuar 5 gola dhe ka bërë 2 asistime në 23 paraqitje për ekipin turk në të gjitha garat.








