Mbrojtësi Jean-Clair Todibo, pritet të jetë përforcimi i radhës te Juventusi në afatin kalimtar të janarit.
Mësohet se Juventusi dhe West Ham Unitedi kanë arritur marrëveshje, pasi edhe vet futbollisti ka pranuar të zhvendoset në Torino.
Në fakt, Juventusi do ta huazoj Todibon deri në fund të sezonit dhe do ta ketë opsionin e blerjes së tij.
25-vjeçari po shihet si përforcim i duhur për mbrojtjen, duke pasur parasysh se ka luajtur për shumë skuadra në Evropë kurse këtë sezon ka 18 paraqitje për ekipin nga Anglia në të gjitha garat.
Todibo ka kontratë me West Hamin deri në verën e vitit 2027.








