TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Jasharaj: Kurti i ka shpallur haptas luftë sindikatave

by Tëvë1
1 vit ago
4
A A
Jasharaj: Kurti i ka shpallur haptas luftë sindikatave

Mandati katër vjeçar i Qeverisë Kurti për Sindikatat e Pavarura te Kosovës, po vlerësohen si vitet më të vështira për ata.

Kështu u tha në tryezën “Fuqizimi i kapaciteteve të sindikatave të Kosovës për të përballuar sfidat e demokracisë sociale”, e organizuar nga SBASHK-u.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj tha se Qeveria Kurti i ka shpallur haptas luftë sindikatave, prandaj, qeverisë që do të vije në pushtet i mbetet të zgjedhë dialog apo protesta e greva.

“Në vend që të mësojnë të gjithë nga greva e shtatorit 2022, ata mësuan diçka tjetër, haptas i shpallën luftë sindikatave…Edhe të ministritë nuk i kemi punët mirë, ngase e kanë shkollën e njëjtë të Kurtit dhe i kanë mbyllur dyert për dialog… Edhe premtimet për digjitalizim nuk u bënë kurrë, as kushtet e punës, ne punojmë me shkumës e shpuzë, e pastaj na qesin në shenjë për të na gjuajtur populli fjalë, sepse me shkumës e shpuzë në shekullin 21, e kemi vështirë të bëjmë gara për dije, me Gjermani dhe shtetet e tjera. Si SBASHK, i kemi vlerësuar katër vitet, si vitet me të vështira dhe urojmë që kësi vite të vështira për sindikalizmin dhe jo vetëm..I mbetet Qeverisë që vjen te zgjedh dialog apo protesta dhe greva”, tha Jasharaj.

Ndërsa, kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Atdhe Hykolli shtoi se qeveria aktuale, ka dështuar në përmbushjen e përgjegjësisë së vet për këshillin ekonomiko-social dhe për kontratat e përgjithshme kolektive.

Si kryetar i BSPK-së tha se nuk e pranon këtë gjendje, derisa shtoi se nuk do të lejojnë që dialogu social të degradojë e të bëhet formalitet që të drejtat e punëtorëve të mos mund të mbrohen.

“Është e vërtetë e hidhur se situata aktuale në Kosovë mbetet shumë sfiduese dhe shpesh e nënvlerësuar. Qeveria e Kosovës si partner social që e kemi, ka dështuar totalisht, në përmbushjen e përgjegjësisë së vet. Ne kemi bërë shumë presion dhe kemi dërguar shumë letra, por edhe protestat që janë mbajtur edhe federatat tjera që të kemi këshillin ekonomik-social, që është njëri ndër institucionet më të rëndësishme dhe të veçanta që duhet të rregullojë edhe platformat e ndryshme…  Kontrata e përgjithshme kolektive ndër nivel vendi është një tjetër që Qeveria e Kosovës nuk e ka parë si prioritet. Kjo gjendje, është e papranueshme si BSPK, ne nuk do të lejojmë qe dialogu social, të degradojë e të bëhet një formalitet që të drejtat e punëtorëve të mos të mund të mbrohen”, shtoi Hykolli.

E kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Avdil Hoti ishte kundër deklaratave të kryetarit të SBASHK e BSPK-së.

Hoti theksoi se kjo tryezë duhet të shtrohet më profesionalisht, e jo sindikatat të merren me zgjedhjet e 9 shkurtit, pasi po duket si me qenë politik apo të anshëm.

Hoti shtoi se PK asnjëherë nuk ka qenë e përkrahur sa duhet nga asnjë qeveri, prandaj sipas tij, të gjitha qeveritë janë njëjtë.

“Kemi pritur përkrahje më të madhe edhe prej shoqërisë edhe sindikatave të tjera, por nuk kemi qenë, që nuk kemi qenë të fuqishëm ne si sindikatë, se e kemi realizuar protestën e parë dhe të dytën, por kemi menduar që nëse një sindikatë në nivel vendi ka pakënaqësi dhe del në protesta sindikatat tjera duhet ti bashkohen asaj sindikate. Sa i përket kësaj pozite që jemi tash, kisha thënë që kjo tryezë te shtrohet ne rrafshin profesional, e jo të merremi me 9 shkurtin, sepse atëherë po dukemi si me qenë politik apo të anshëm..Policia e Kosovës nuk ka qenë e përkrahur asnjëherë sa duhet, as me paga, as benefite, as me kontrata kolektive, asnjëherë. Atëherë, po del që të gjitha qeveritë janë njëjtë”, theksoi Hoti.

E për fund, kryetari i Sindikatës së Pavarur e Minatorëve të Trepçës, Ibrahim Januzi i vuri fajin BSPK-së, pasi që sipas tij, ka dështuar në raport me Qeverinë e Kosovës, shkak i jo komunikimit të duhur.

“Në këtë rast, ne duhet të vëmë fajin, gishtin direkt te BSPK-ja, më vjen keq, nuk e kam personale, mirëpo si BSPK, kemi dështuar në rolin dhe strategjinë sindikale me raport me qeverinë Republikës së Kosovës, në këto katër vitet e fundit, sepse nuk kemi komunikuar ashtu siç duhet, është shuar këshilli ekomomik-social, nuk ka pasur reagime në raport me veprimet qeveritare, mirëpo, ka pasur heshtje dhe ka qenë pranim i çdo vendimi. Duhet të ndërtojmë një strategji sindikale, të ndërtojmë të gjitha sindikatat, në mënyrë të barabartë dhe një strategji për të ardhmen se si do të dialogojmë, apo qasemi çdo qeverie, qeveri të lehtë nuk ka”, potencoi Januzi.

Të pranishëm ishin edhe Sindikata e Pavarur e Energjisë Elektrike të Kosovës, Sindikata e Punëtorëve të RTK dhe Instituti për politika sociale “Musine Kokalari”./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dhunohet një grua në Ferizaj, lirohet i dyshuari

Për 3 muaj, 10 raste të dhunimit seksual

Pezullohet përdorimi i vajit të palmës dhe qumështit pluhur

Pezullohet përdorimi i vajit të palmës dhe qumështit pluhur

Çka përmban agjenda legjislative e Qeverisë Kurti III?

Katër ministri të reja pa buxhet, rrezikojnë të mbyllin mandatin pa bërë ndonjë punë

Kurti: Të akuzuarit për sulmin në “Ibër Lepenc” të lidhur ngushtë me Vuçiqin dhe Radoiçiqin

Kurti udhëton për vizitë zyrtare në Gjermani

Trepça avancon ndaj Bashkimit në serinë finale

Trepça avancon ndaj Bashkimit në serinë finale

Dhunohet një grua në Ferizaj, lirohet i dyshuari

Për 3 muaj, 10 raste të dhunimit seksual

Pezullohet përdorimi i vajit të palmës dhe qumështit pluhur

Pezullohet përdorimi i vajit të palmës dhe qumështit pluhur

Çka përmban agjenda legjislative e Qeverisë Kurti III?

Katër ministri të reja pa buxhet, rrezikojnë të mbyllin mandatin pa bërë ndonjë punë

Kurti: Të akuzuarit për sulmin në “Ibër Lepenc” të lidhur ngushtë me Vuçiqin dhe Radoiçiqin

Kurti udhëton për vizitë zyrtare në Gjermani

Hoti e Bajrami nuk morën pjesë në “tubimin e bashkimit” të LDK-së

Hoti e Bajrami nuk morën pjesë në “tubimin e bashkimit” të LDK-së

Kurti prezanton Krenare Çerkinin si kandidate për deputete

Kurti prezanton Krenare Çerkinin si kandidate për deputete

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën