TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Jashari: Serbia ka filluar të ndajë dinarë për serbët e papunë në Kosovë

by Tëvë1
2 vjet ago
4
A A
Jashari: Serbia ka filluar të ndajë dinarë për serbët e papunë në Kosovë

Avokati, Arbër Jashari ka thënë se Qeveria e Serbisë ka filluar të ndajë 20 mijë dinar (rreth 170 euro) për 5 mijë serbë të papunë në Kosovë.

Sipas Jasharit, këto mjete ndahen për mbështetje financiare dhe sipas tij ky veprim vjen në kohën kur Kosova është duke zhvilluar fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025, ku po marrin pjesë edhe subjektet politike nga radhët e komunitetit serb.

Tutje, ai tha se kjo qasje e Serbisë “duket të jetë një tendencë për të ndikuar tek votuesit serbë të Kosovës, në favor të subjektit politik “Lista Serbska”, e cila gëzon përkrahje të hapur nga Qeveria e Beogradit, por që popullariteti saj tek pjestaret e komunitetit më të madh pakicë në vend, kohëve të fundit ka pësuar rënie”, ka thënë Jashari.

Ndërkaq, ai thotë se komunitetet pakicë e kanë mundësinë që vullnetin e tyre politik të materializojnë me votë, për subjektet dhe kandidatët që ata i simpatizojnë.

“Një perpjekje e tillë, dëmton rëndë procesin zgjedhor, si një instrument shumë i rëndësishëm demokratik. Demokracia është e plotë vetëm kur edhe komunitetet pakicë, e kanë mundësinë që lirisht, të pandikuar dhe të pamanipuluar, vullnetin e tyre politik ta materializojnë me votë, për subjektet dhe kandidatët që ata i simpatizojnë”, shtoi ai.

Ndryshe, ish-deputeti serb, Dragan Shormaz, nga partia e Aleksandër Vuçiq, ka akuzuar presidentin serb se ka shpërndarë para për 5000 serbë në Kosovë për ta votuar Listës Serbe në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë.

Ai e ka quajtur njëri të poshtër Vuçiqin dhe ka thënë se Lista Serbe është e përbërë nga njerëz të paaftë.

“Aleksander Vuçiq luan gjithmonë shtrembër! Tash në mes të fushatës ka lëshuar para për 5000 serbë në Kosovë dhe kushti për ato para me siguri do të jetë që të votojnë “Listën Serbe”, e cila është e përbërë nga të paaftë të dëshmuar! Të shohim si do të arrijnë ato para në Kosovë?!”, ka shkruar ai në X./teve1.info/

Ish-deputeti i partisë së tij akuza Vuçiqit për blerje votash në Kosovë

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sadiku: LDK do të propozonte emër për president nëse ka marrëveshje

Sadiku: LDK duhet të jetë opozitë e zëshme e pushtetit të LVV-së

Shqipëria hapi negociatat, cilët janë hapat për anëtarësim

BE: Zbardhja e fatit të të zhdukurve mbetet element kyç i dialogut

Qorrolli: Duam t’i japim vendit stabilitet institucional, preferojmë konsensus me LDK-në

Qorolli: Konsullata serbe në Shkodër “thikë” pas shpine për Kosovën, jo akt diplomatik

Ndalohen për 48-orë të dy të dyshuarit për krime lufte

Aktakuzë ndaj gjashtë personave për planifikimin e vrasjes së një personi dhe sulme ndaj disa bizneseve

“Luftë” mes UEFA-s dhe FIFA-s, The Times: Evropa kërcënon me bojkot të Kupës së Botës për planin e Infantinos

Hoxha u përgjigjet akuzave: Politika e jashtme nuk bëhet me WhatsApp, shqiptarët në RMV janë faktor shtetformues

Konsullatë serbe në Shkodër e shqiptare në Luginën e Preshevës, vjen reagimi i Hoxhës

Ndalohen për 48-orë të dy të dyshuarit për krime lufte

Aktakuzë ndaj gjashtë personave për planifikimin e vrasjes së një personi dhe sulme ndaj disa bizneseve

Kurti mirëpret caktimin e seancës konstituive për Kuvendin

Kurti për gërmimet në Zubin Potok: Pengimi i Serbisë s’e ndalë Kosovën në kërkim të së vërtetës dhe drejtësisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën