TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Maqedonci: Letra për KFOR-in nuk është zotim, por sqarim

by tëvë1
2 vjet ago
3
A A
Maqedonci: Më shumë reagime për reduktime të energjisë, se për sulmin në Ibër -Lepenc

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se letra dërguar komandantit të KFOR-it është sqarim për ngjarjen e 24 Nëntorit të vitit 2024, kur Garda Ceremoniale ishte angazhuar në veri të vendit në një ceremoni mortore.

Sipas tij nuk bëhet fjalë për rizotim për mos dërgimin e FSK-së në veri.

“Asgjë të re për publikun nuk paraqet letra dërguar Komandantit të KFOR-it për ngjarjen e 24 Nëntorit të vitit 2024, kur Garda Ceremoniale ishte angazhuar në veri të vendit në një ceremoni mortore. Qëllimi i letrës së dërguar është sqaruar edhe më parë dhe ai mbetet i vlefshëm sepse është i vërtetë. Letra në fjalë është dërguar me qëllimin që t’i sqarohen Komandantit të KFOR-it rrethanat e angazhimit të një njësie të FSK-së në njërën nga komunat në veri të vendit, si dhe ta siguroj atë që nuk ka pasur për qëllim në asnjë rast tensionimin e situatës. Në asnjë mënyrë, letra nuk paraqet rizotim dhe nuk mund të interpretohet si rizotim, pasi për angazhimin e FSK-së në veri të Kosovës, ekziston një dokument në fuqi i dhënë si zotim nga ish-Kryeministri Thaçi në prill të vitit 2013, dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, nga i cili derivojnë dhe kushtet e operimit e të koordinimit të FSK-së dhe KFOR-it për pjesën veriore të Kosovës”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.

Ai ka thënë se do ta respektojnë letrën zotuese të vitit 2013, ndonëse thotë se nuk pajtohet me atë letër që ndalon prezencën e FSK-së në veri pa pëlqimin paraprak të KFOR-it.
“E ritheksoj, ashtu siç e kam thënë në çdo paraqitje timen publike, që personalisht nuk pajtohem me atë zotim, pasi vazhdoj të mendoj se ka qenë zotim i gabuar dhe i dëmshëm për ushtrinë tonë, si dhe me pasoja afatgjata. Mirëpo ashtu siç e kemi deklaruar si Ministri e Mbrojtjes dhe si Qeveri e Kosovës, letrën zotuese të vitit 2013 do ta respektojmë, sepse jemi të përgjegjshëm karshi obligimeve të trashëguara institucionale për aq kohë sa janë në fuqi.Përgjegjësi e imja dhe e Komandantit të KFOR-it tani kur veçse ekziston zotimi i vitit 2013 i dhënë nga ish Kryeministri Thaçi, është që të sigurojmë njëri-tjetrin që do të bëjmë veprimet e nevojshme për të garantuar që angazhimi ynë ushtarak në veri të bëhet në mënyrë të koordinuar”, ka thënë ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Protestuesit në Tiranë marshojnë drejt “21 Dhjetorit”, digjen kosha dhe shkulen kangjellat

Protestuesit në Tiranë marshojnë drejt “21 Dhjetorit”, digjen kosha dhe shkulen kangjellat

Policia sekuestron armë zjarri në tri raste në Malishevë dhe Gjakovë, dyshohet për të shtëna në aheng familjar

Policia sekuestron armë zjarri në tri raste në Malishevë dhe Gjakovë, dyshohet për të shtëna në aheng familjar

Lojërat Mesdhetare 2030 në rrezik, Rama fajëson Qeverinë për mosveprim

Lojërat Mesdhetare 2030 në rrezik, Rama fajëson Qeverinë për mosveprim

Plani italian: Prani në Kosovë edhe pas reduktimit të KFOR-it, radarë për zbulimin e raketave balistike në Ballkan

Rama: Sezoni i ngrohjes nisi pa probleme, synohet zgjerimi i rrjetit dhe projekti “Solar for Kosovo”

Rama: Sezoni i ngrohjes nisi pa probleme, synohet zgjerimi i rrjetit dhe projekti “Solar for Kosovo”

Kontesti për ndërtimin e përbashkët banesor – Supremja kthen në rigjykim çështjen mes shoqërive tregtare dhe NPB

Kontesti për ndërtimin e përbashkët banesor – Supremja kthen në rigjykim çështjen mes shoqërive tregtare dhe NPB

Punëtorët teknikë nuk heqin dorë nga kërkesa për pagë minimale prej 500 eurosh

Punëtorët teknikë nuk heqin dorë nga kërkesa për pagë minimale prej 500 eurosh

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën