TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Si erdhi deri te zjarri në qendrën tregtare në Suharekë?

Të dielën në mëngjes ETC-ja në Suharekë u përfshi nga një zjarr i madh. E të menjëhershëm ishin reagimet e ekipeve emergjente. Ndërsa sipas të parit të kësaj Komunë kjo ngjarje ka mundur te jetë një katastrofë për Suharekën sikur mos te intervenohej me kohë. Kurse edhe sipas drejtorit të emergjencave në këtë Komunë reagimi nga ana e zjarrfikësve është bërë në kohë rekord.

by Fëllënza Krasniqi
1 vit ago
2
A A
Si erdhi deri te zjarri në qendrën tregtare në Suharekë?

Po e bëjnë shuarjen e zjarrit.

Kjo pasi ky objekt u përfshi nga zjarri mëngjesin e së dielës në qytetin e Suharekës.

E nga ky zjarr i shkaktuar nuk ka të lënduar.

Lajmin për televizionin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Sot me datë 19.01.2025, rreth orës 06:17 është raportuar se ka shpërthyer një zjarr në qendrën tregtare ETC në Suharekë. Zjarrfikësit, policia dhe KEDS kanë dalë në vendngjarje. Zjarri ka marr përmasa të mëdha. Zjarrfikësit po punojnë në shuarjen e tij. Për momentin është arritur të eliminohet rreziku që zjarri të përhapet më tutje”, ka thënë Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit.

Madje sipas Policisë, dëmet janë vetëm materiale.

Për të parë nga afër ngjarjen, doli edhe i pari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj.

“Tu i falënderua zjarrfikësit e regjionit siç janë: Prizreni, Dragashi, Malisheva e Mamusha edhe të Rahovecit kemi arrit që së paku t’i shpëtojmë objektet tjera që janë kanë përreth se ka mundur të jetë një katastrofë për Suharekën sot. Afër është fabrika e Ballkanit, Benafi, Viva, të gjitha këto objekte tregtare mirëpo, duke ju falënderuar zjarrfikësit kemi arrit me lokalizua zjarrin e me mbajt nën kontroll”, tha kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj.

Kurse Drejtori i Emergjencave në këtë Komunë Enver Shabani, tregoi se reagimi nga ana e zjarrfikësve ishte bërë në kohë rekord.

“Zjarrfikësit kanë intervenuar në kohë rekord, dhe ka qenë një fat i madh që kanë qenë shumë afër pothuajse për dy tre minuta zjarrfikësit profesional kanë qenë në vend ngjarjes por zjarri i madh që ka kapluar janë kanë të detyruar të thirrin edhe ndihmë koleget e tyre nga regjioni”, ka thënë Shabani.

Nga kjo drejtori bënë me dije se zjarri është lokalizuar dhe se nuk ka vend për panik.

“Tani për tani është gjithçka nën kontroll, zjarri është lokalizuar nuk ka asnjë panik dhe asnjë rrezik që do të shpërthej ndonjë vatër e re e zjarrit ose që do të shpërndahet zjarri. Nuk ka asnjë arsye që të shpërndahet zjarri pasi që është lokalizuar dhe gjithçka është nën kontroll”, u shpreh ai.

Madje për këtë ngjare ka reaguar edhe vet pronari i kompanisë “ELKOS Group” Ramiz Kelmendi, duke treguar se dëmet janë rreth 3 milion euro.

“Fatmirësisht, nga kjo e keqe e madhe, dëme në njerëz nuk ka, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme, (mbi 3 milion), ku sipërfaqja e objektit është rreth 10 mijë metra katror. Kam një pikëpyetje se si të mbrohem nga këto dëme në vazhdimësi, si ti përballoi emocionalisht si personale ashtu edhe në familje. Si ti përballoi dëmet financiare (e mira nga kjo fatkeqësi është se nuk ka dëme në njerëz, në të punësuarit”, tha Kelmendit.

Kjo është hera e katër që rrjeti i supermarketve ETC përfshihen nga zjarri.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohet shoferi që goditi këmbësorin dhe iku nga vendi i ngjarjes

Arrestohet shoferi që goditi këmbësorin dhe iku nga vendi i ngjarjes

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje të rëndë në Marec

Një vendim i formës së prerë e shumë probleme, çka e karakterizoi punën e Speciales

Specialja del me sqarim: Kërkohet 45 vjet burgim për secilin të akuzuar

Nis numërimi i votave të fundit me postë

Supremja përfundon shqyrtimin e ankesave ndaj vendimeve të PZAP-së

Arrestohet shoferi që goditi këmbësorin dhe iku nga vendi i ngjarjes

Arrestohet shoferi që goditi këmbësorin dhe iku nga vendi i ngjarjes

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje të rëndë në Marec

Një vendim i formës së prerë e shumë probleme, çka e karakterizoi punën e Speciales

Specialja del me sqarim: Kërkohet 45 vjet burgim për secilin të akuzuar

Amerikani Dukes largohet nga Prishtina

Amerikani Dukes largohet nga Prishtina

Nis numërimi i votave të fundit me postë

Supremja përfundon shqyrtimin e ankesave ndaj vendimeve të PZAP-së

Kryeministrja e Italisë i quan protestuesit anti-olimpikë “armiq të Italisë”

Kryeministrja e Italisë i quan protestuesit anti-olimpikë “armiq të Italisë”

​Veteranët e UÇK-së ndjekin fjalët përfundimtare në Hagë

​Veteranët e UÇK-së ndjekin fjalët përfundimtare në Hagë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën