Një person ka njoftuar policinë se derisa ka qenë në vendin e tij të punës, dy persona të maskuar nën kërcënimin e armëve kanë grabitur një shumë parash.
Sipas policisë, të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.
“Fsh. Shipkovc, Mitrovicë 17.01.2025 – 04:13. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se derisa ka qenë në vendin e tij të punës dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve i kanë grabitur një shumë parash dhe janë larguar në drejtim të panjohur me veturën tyre me targa të huaja. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë./teve1.info/